Gjyqtari i njohur amerikan, Frank Caprio i njohur për dhembshurinë në sallën e gjyqit është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare.
Ai u bë i njohur ndërkombëtarisht për qasjen e ngrohtë dhe njerëzore ndaj drejtësisë.
Lajmi u bë i ditur nga familja e tij përmes rrjeteve sociale, sipas CNN.
Caprio ka shërbyer për katër dekada në Gjykatën e Qarkut në Providence dhe u emërua gjykatës në vitin 1985. Ai fitoi zemrat e publikut përmes serialit televiziv “Caught in Providence”, i cili u nominua për çmimin prestigjioz “Daytime Emmy Award” në vitin 2021. Klipet nga sallat e gjyqit ku ai dëgjonte me kujdes dhe dhembshuri historitë e qytetarëve u bënë virale në rrjetet sociale.
Në janar të vitit 2023, Caprio njoftoi largimin nga detyra, ndërsa në fund të po atij viti u diagnostikua me kancer të pankreasit.
“Gjykatësi Frank Caprio u nda nga jeta në paqe, pas një beteje të gjatë dhe të guximshme me kancerin. Ai ishte i dashur për dhembshurinë, përulësinë dhe besimin e palëkundur në mirësinë e njerëzve. Përmes punës së tij, ai preku jetët e miliona njerëzve dhe la pas një trashëgimi të thellë të mirësisë dhe drejtësisë. Do të kujtohet jo vetëm si një gjykatës i nderuar, por edhe si bashkëshort, baba, gjysh dhe mik i përkushtuar,” thuhet në deklaratën e familjes.
Në nder të tij, familja u bën thirrje të gjithëve që të përhapin më shumë dhembshuri, ashtu siç bënte ai çdo ditë të jetës së tij.
Po Leonardo Di Caprion ça e ka? Mos eshte baba apo fis i tij.Familje e nderume.Nuk e kuptoj si Sala nuk i ka çue nje mesazh ngushellimi familje se tij. Mero mos me thuej qi Dash Kaloshin e ke çue ne Amerike si korespondent i Temes nga NEW YORK-u,pasi ia mbyllen deren Malltezet ne A.Q.SH ;
Nje gjyqtar qe duhet te jete ‘A-ja’ e leksionene ne magjistratur por keta qe kemi ne u vene vidio te nje prokurori i cili si “ vyrtyt” kishte thenien “ mafja po perdor cdo menyre te jashtligjme dhe mua me duhet te perdor te njeren menyre”. Nejseeee… Te ndrite shpirti Franck Cabrio!!! ( ne gjyqin e tij te pare, kishte marre me vete babaon e tij. Ne fund te seancave, Franku e pyeti babain e tij se si iu duk si gjyqtar dhe si iu duken vendimet qe mori. Babai i tha: Te gjitha vendimet qe more ishin te sakta, pervec asaj vajzes. Ciles vajze? Ajo qe kishte nje femije. Asaj qe i kishin kofiskuar makinen. Asaj qe filte ne makine sepse nuk kishte vend tjeter. Franku - baba, ajo me tha ‘ be c’te duash… une nuk kam lek te paguaj’. Ne nje fare menyre sprovoje autoritetin tim… dhe autoriteti eshte nje gje qe si gjyqtar nuk duhet humbur. Babai me pa ne sy dhe me tha: BIR, ajo thjesht ishte e trembur. Ishte e trembur nga autoriteti dhe jo se po vinte ne diskutim autoritetin tend. Qe nga ajo dite, mesova nga babi im ate qe nuk te mesojne ne shkolle, ate qe te gjithe nuk eshte se nuk respektojne autoriterin por kane frike)
Eshte eshe nje video tjeter ku gjyqtari i nderuar Frank Caprio ka perpara nje te moshuar mbi 90 vjec,kish marre gjobe per kalim normat e shpejtesise. E pyeti pse ikte me shpejtesi,i moshuari, " po coja djalin per te bere analizat e radhes dhe ishim me vonese". E pyeti sa vjeç je , ishte mbi 96, po djalin sa vjec e ke? E pyeti perseri, 63 vjec u pergjiq. Jo vetem ja mbylli kauzen, por e uroi dhe i prekur dukshem i tha qe je simbol i gjallene Amerike se si duhet perkujdesur per familjen. Ne nje bote ku njeriu po ha njerine, do na mungojne shume njeres si gjyqtari zemer madh Frank Caprio.