
Këngëtarja shqiptare që prej kohësh është shpërngulur në SHBA, Linda Halimi ka bërë një rrëfim për jetën e saj në “ABC e Mëngjesit”.
Në një lidhje me Skype, ajo ka treguar se fakti që vjen nga një fshat shumë i vogël, nuk e ka ndaluar që të merret me muzikë. Linda është bërë nostalgjike, duke kujtuar edhe momentin kur njerëzit e paragjykonin dhe i thoshin prindërve të saj se arti është një fushë e flliqur.
“Mendoj se çelsi i suksesit tim ka qenë dhurata e Zotit, këmbëngulja ime. Pastaj këmbëngulja ime, edhe pse vij nga një fshat shumë i vogël që ndoshta është shumë absurde që të ketë një këngëtare nga ai fshat.
Gocat akoma me mblesëri jepen në atë komunitet, edhe pse nuk e di se si është tani, por kur kam qenë unë në ditët e fëmijërisë, ashtu ka qenë. Ka pasur akoma raste që gocat janë dhënë me mblesëri, duke filluar prej hallave të mija që ka ndodhur ashtu.
Por unë e theva një barrier dhe të gjithë më panë sikur të isha e krisur në kokë, por që vendosa ta bëja një gjë të tillë, edhe kam pasur mbështetje shumë të madhe nga prindërit, të cilën filluan të më ndiqnin nga mbrapa. I jam falenderuese shumë për këtë gjë.
Por kam dëgjuar shok që i thoshin babit, apo shoqet që i thoshin mamit, se si do ta lësh gocën të bëhet këngëtare se është industri e fëlliqur. Dmth i kam dëgjuar nëpër biseda familjare, mirëpo, prindërit gjithmonë janë munduar që me mirësi të mos i kushtojnë rëndësi opinioneve të të tjerëve”, tregoi këngëtarja.
Ok per muziken qe beni dhe shpirtin e lire por ju lutem jo foto te tilla - trupi juaj nuk ka asgje artistiko-elegante apo charming per tu pare - rather the contrary.