“Vrasësi i Twitter-it” që terrorizoi Japoninë, ekzekutohet pas krimeve mizore

27 Qershor 2025, 11:36Lifestyle TEMA
“Vrasësi i Twitter-it” që terrorizoi Japoninë,

Takahiro Shiraishi, i njohur nga mediat si “vrasësi i Twitter-it”, është ekzekutuar me varje, pasi ishte dënuar për vrasjen dhe copëtimin e trupave të nëntë personave që kishte njohur online në vitin 2017. Ky është rasti i parë i ekzekutimit në Japoni që nga viti 2022.

Sipas raportimeve, Shiraishi i kishte joshur viktimat – kryesisht vajza të reja, të moshës 15 deri në 26 vjeç – në banesën e tij pranë Tokios, duke u prezantuar si dikush që “ofronte ndihmë për ata që donin të vdisnin”, pasi kishte kontaktuar me ta përmes platformës sociale që sot quhet X (dikur Twitter). Ai më pas i vriste, i copëtonte dhe i fshihte mbetjet e trupave në frigoriferë të vegjël të shpërndarë në apartamentin e tij.

Ministri japonez i Drejtësisë, Keisuke Suzuki, deklaroi për mediat:

“Krimet e Shiraishi-t përfshijnë grabitje, përdhunim, vrasje, shkatërrim dhe braktisje të trupit të pajetë. Nëntë viktima u dhunuan, u mbytën, u grabitën dhe trupat e tyre u copëtuan. Disa pjesë trupore u hodhën në plehra, të tjera u ruajtën në kuti.”

Ai shtoi se vendimi për ekzekutimin u mor “pas shumë shqyrtimesh të kujdesshme”.

Japonia është një nga dy vendet e G7 që ende e zbaton dënimin me vdekje, përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në një sondazh qeveritar të vitit 2024, 83% e japonezëve e konsideronin dënimin me vdekje si “të pashmangshëm”.

Megjithatë, sistemi japonez i ekzekutimeve ka ngjallur kritika të shumta – të burgosurit zakonisht mbahen në izolim për vite apo dekada, pa dijeni për datën e ekzekutimit. Njoftimi për varjen u jepet vetëm disa orë përpara, zakonisht në orët e para të mëngjesit, çka ndikon rëndë në gjendjen e tyre mendore.

Në dhjetor të vitit 2023, 107 persona ishin në pritje të ekzekutimit në Japoni.

Një nga rastet më të njohura të viteve të fundit ishte ai i sektit Aum Shinrikyo, të cilët në vitin 2018 u ekzekutuan për sulmin me gaz sarin në metronë e Tokios në vitin 1995, ku humbën jetën 14 persona dhe mijëra të tjerë u helmuan.

3 Komente

  1. N
    Niku

    Gjynah qe vuajne ne izolim. Jeni m’terezi a jo? Edhe aq edhe pak e kane. Ua ka gjetur mire zgjidhjen. Evropa te shohe veten se eshte bere mish-mash. Japonia jeton ne vitin 2050.

    Përgjigjjuni
    1. v
      vezhguesi

      Paskan problem disa se krimineleve "ju rendoka gjendja mendore". Keta lloj idjotesh fatkeqesisht jane shtuar shume, sidomos ne Europe e Ameriken e Veriut, ku padyshim Kanadaja eshte epiqendra e debilave liberale. Po a e mendojne keta handikapate mendore se ne cfare gjendje kane qene viktimat e pafajshme qe vriten a perdhunohen nga keta sadiste kriminele? Perse ne kohen e xhaxhit nuk kishim krime te renda ne Shqiperi? Pergjigja eshte shume e thjeshte: Xhaxhi te bente synet me thonin e gishtit. Te varte mu ne mes te qytetit. Sot kemi aq shume cuba qe vrasin, perdhunojne e vjedhin sepse e dine qe nuk i hyn gjemb ne kembe. Edhe po u kapen, do futen disa vjet ne ato hotelet me 5 yje qe i quajne burgje dhe pastaj do dalin me motivacionin "per sjellje te mire" qe te vazhdojne aktivitetin e tyre kriminal.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Niku

        Persa me perket mua, jo vetem duan ekzekutuar, por raste ekstreme si te ketij robit, duhet te vuajne para se te ekzekutohen. Futi ne izolim sic ben Japonia, ose thyeju krahet e kembet qe te zvarriten vite me radhe nderkohe qe presin. Ka menyra plot. SIpas dogmes liberale, jane njerez dhe keta dhe Zoti te jep jeten, Zoti edhe ta merr, por kur ke te besh me monstra te ketij niveli, duhen hequr qafe nje ore e me pare. Edhe me shume oksigjen mbetet per te tjeret, edhe nuk shpenzon per vite me radhe sa t'ju vije radha, apo te rrezikosh se mos ikin nga burgu dhe vrasin ndonje tjeter.

        Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje