Vazhdon të diskutohet shumë sëmundja e Wanda Narës. Një gazetare argjentinase foli për leuçeminë, por e interesuara preferoi të mos zbulonte diagnozën e saktë, duke sqaruar vetëm se kishte filluar trajtimin.
Kjo ka bërë që më shumë se një person të mendojë për një trillim nga ana e gruas së Mauro Icardit.
"Pse keni gënjyer për sëmundjen?" – e pyeti një përdorues.
“Fatmirësisht janë të paktë, por sa e ulët është që dikush mund të vërë në dyshim sëmundjen time, apo të gjykojë diçka që nuk ka pse të ketë spekulime.
Është një situatë personale që ata e kanë ekspozuar dhe që është bërë publike, por jo nga unë. Shumë njerëz duan të më shohin mirë dhe të dinë se çfarë kam dhe si dukem. Një ditë do t’ju tregoj për këtë", tha ajo.
Një fanse i bëri thirrje Wanda Narës që të flasë hapur për sëmundjen e saj në mënyrë që të ndihmojë njerëzit e tjerë në të njëjtën situatë. 36-vjeçarja siguroi se herët a vonë do ta bëjë edhe për këtë arsye.
Më parë ajo kishte përsëritur tashmë: "Njerëzit të gjykojnë. Tani për tani preferoj ta mbaj për vete. Kur të jem më e fortë do ta them sëmundjen që po kaloj. Nuk do të luaja kurrë me një problem shëndetësor".
Lini një Përgjigje