Zbulim i jashtëzakonshëm: Shkencëtarët gjejnë substanca organike në hënën e Saturnit

1 Tetor 2025, 16:46Lifestyle TEMA
Zbulim i jashtëzakonshëm: Shkencëtarët gjejnë substanca

Mundësia që një nga hënat e Saturnit të strehojë jetë është rritur ndjeshëm, pas zbulimit të substancave të reja organike në plumin (gejzerin) e ujit që shpërthen nga sipërfaqja e Enceladus.

Enceladus, hëna e gjashtë më e madhe e Saturnit, prej kohësh është ndër kandidatët kryesorë për kërkimin e jetës jashtëtokësore. Misioni Cassini, i përfunduar në vitin 2017, kishte zbuluar se nën sipërfaqen e akullt të kësaj hëne ndodhet një oqean me ujë të kripur, prej nga shpërthejnë grimca akulli dhe avuj uji.

Ky fenomen është konfirmuar edhe nga teleskopi hapësinor James Webb, i cili ka fotografuar plumin që ngjitet deri në 10 mijë kilometra në hapësirë.

Sipas studimeve të reja të publikuara në revistën Nature Astronomy, shkencëtarët kanë identifikuar molekula komplekse organike në këto grimca akulli – disa prej tyre të zbuluara për herë të parë. Këto molekula, të dala drejtpërdrejt nga oqeani nën sipërfaqen e Enceladusit, përbëjnë prova të freskëta dhe të paprekura nga rrezatimi hapësinor.

“Këto rezultate tregojnë se potenciali i Enceladus për të qenë i banueshëm është rritur. Kemi ujë të lëngshëm, energji dhe molekula organike komplekse – të gjitha elementët e nevojshëm për jetën,” – tha Dr. Nozair Khawaja, shkencëtar planetar në Universitetin e Berlinit.

Ky zbulim forcon planet e Agjencisë Hapësinore Evropiane (ESA), e cila synon të nisë një mision të ri drejt Enceladus rreth vitit 2042. Misioni pritet të përfshijë një orbiter që do të kalojë përmes plumit, si dhe një lander që do të ulet në polin jugor të hënës.

Shkencëtarët thonë se edhe pse ende nuk ka prova për ekzistencën e jetës, zbulimi i molekulave komplekse organike tregon se proceset kimike të zhvilluara në oqeanin nën sipërfaqe mund të krijojnë kushte të ngjashme me ato që dikur çuan në lindjen e jetës në Tokë./ Burimi: The Guardian

2 Komente

  1. T
    Treni

    Prej kohësh dihet që satelliti Evropa i Jupiterit me gjasa ka ujë gjithandej dhe deomos ka jetë. Vështirësia është ta dokumentosh.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Andreas

      Ja hodhem bythes tani!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje