Moderatori shpërthen ndaj showbiz-it shqiptar: “Call Center” të fshehta që ushqejnë famën e VIP-ave

1 Tetor 2025, 12:36Lifestyle TEMA
Moderatori shpërthen ndaj showbiz-it shqiptar: “Call Center”

Moderatori i njohur, Ronaldo Sharka, ka ndezur sërish rrjetet me një deklaratë të fortë në Instagram. Sipas tij, disa personazhe të njohur të showbiz-it shqiptar po përdorin “Call Center” dhe profile false për të manipuluar opinionin publik.

Ronaldo pretendon se shumë VIP paguajnë shuma të majme mujore tek specialistë të botës online për të krijuar dhjetëra e qindra profile të rreme në Instagram. Këto llogari shërbejnë jo vetëm për të mbushur hapësirat me komente pozitive dhe për të rritur “imagjinatën” e famës së tyre, por edhe për të sulmuar publikisht këdo që hyn në konflikt me ta.

“E keni vënë re që në sondazhe apo votime online, disa prej tyre papritur marrin qindra komente identike? Janë profile robotësh, të programuar për të krijuar idenë e një fansbase të madhe që në fakt nuk ekziston,” shkruan Sharka.

Moderatori shton se këto profile nuk kufizohen vetëm në faqet e mediave apo sondazhet online, por shfaqen edhe në postimet personale të VIP-ave, madje edhe tek reklamat e tyre, duke krijuar artificialisht imazh suksesi.

Sipas tij, manipulimi nuk ndalet aty: nëse dikush bie në konflikt me ndonjë nga këta personazhe, “ushtria e profileve fallco” hidhet menjëherë në sulm, duke ofenduar e denigruar në komentet e rrjeteve sociale.

Sharka thekson se e di shumë mirë se kush janë personazhet e përfshirë, por për momentin ka zgjedhur të mos zbulojë emra. “Unë i kam identifikuar disa prej tyre,” tha ai.

10 Komente

  1. Q
    Qytetari

    Grida Duma e para. Sheh ato komentet nga prifilet fallco te tipit: Kryeminstja e ardhshme e Shqiperise, Femra me e zgjuar Shqiptare. Ne pergjithesi te gjitha eskortat e topit jane te abonuar te i njejti call center.

    Përgjigjjuni
    1. V
      VIPi pa followers

      Çfare pune ben ky karabushi? Si prezantohet ne jete, si specialist dhe analist VIPash?

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nikoll Kamshi

        Këtu janë fallco të gjithë,"vipat"dhe ndihmësit e tyre!

        Përgjigjjuni
        1. H
          Haka Tekizoti

          Po ky kritiku, pse i quan Vip-a pa thonjëza këta menderët që hiqen e i shesin e i bjenë televizionet si të tillë? Mos vallë edhe ky beson se këta viçat janë vërtet Vipa? Dhe, meqë ra fjala, me këtë fjalën Vipa na kini çarë veshët - Murrizi e shokët e tij do të thoshin: karin, të cilin kemi rastin ta falënderojmë për përdorimin pa qibër të fjalorit, ashtu siç këshillon edhe profesor Tupja. Emërtimet e këtyre me demek Vipa-ve Murrizi do t'i paraqiste më pastër, ashtu siç janë, mutër, bythëmutër, halera e të tjera...

          Përgjigjjuni
          1. A
            Ana

            Kiara tito e para per blerje komentesh pozitive.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Mira

              Ana , Kiara ska nevoje per te blere komente se eshte per te marre shembull po e paske zili

              Përgjigjjuni
              1. A
                Ana

                E pra “ushtria e profileve fallco” hidhet menjëherë në sulm Këto llogari shërbejnë jo vetëm për të mbushur hapësirat me komente pozitive dhe për të rritur “imagjinatën” e famës së tyre, por edhe për të sulmuar publikisht këdo që hyn në konflikt me ta.

                Përgjigjjuni
                1. F
                  Fallco je ti

                  Po moj zAna dhe ti je nje Fallco qe i permend me emra e mbiemer ik merru me veten se qenke per te ardhur keq ke ikur ne drejtim te paditur qe nga kometi qe ben per te tjeret

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Populli

                    Kjo nuk eshte e vertete per te gjithe vipat. Shpreh vletesimin me te larte per Rozana Radin paraqitjen dhe lojen e saj plot vertetesi , pasion dhe miresi ne bbv sezonin e kaluar . Per kete flet fakti qe komentet per te jane vetem pozitive.Populli di te dalloje midis reales dhe asaj qe eshte fake.

                    Përgjigjjuni
                    1. E
                      Ermal

                      Moderator ky rrota e karit

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje