Zbulohet pasaporta më e fuqishme dhe ajo më e keqe e vitit 2023

11 Janar 2023, 11:41Lifestyle TEMA

Zbulohet pasaporta më e fuqishme dhe ajo më e keqe e vitit 2023

Një treshe pasaportash aziatike u ofrojnë udhëtarëve liri më të madhe në vende ndryshme të botës se të çdo vendi tjetër, sipas një raporti të ri tremujor të publikuar nga firma këshilluese për shtetësinë dhe qëndrimin global me qendër në Londër, Henley & Partners.

Qytetarët japonezë gëzojnë akses pa viza ose viza sipas kërkesës në një rekord prej 193 destinacionesh në mbarë botën, pak përpara Singaporit dhe Koresë së Jugut, qytetarët e të cilëve mund të vizitojnë lirisht 192 vende.

Në Europë Gjermania dhe Spanja janë të lidhura në 190 destinacione, të ndjekura nga Finlanda, Italia dhe Luksemburgu me 189.

Më pas janë Austria, Danimarka, Holanda dhe Suedia të gjitha në vendin e pestë, ndërsa Franca, Irlanda, Portugalia dhe Mbretëria e Bashkuar janë në vendin e 6-të.

Zelanda e Re dhe Shtetet e Bashkuara shfaqen në numrin 7, krahas Belgjikës, Norvegjisë, Zvicrës dhe Republikës Çeke.

Shtetasit afganë ulen sërish në fund të indeksit dhe mund të hyjnë në vetëm 27 vende pa kërkuar vizë paraprakisht.

Pasaportat më të mira në vitin 2023, sipas Indeksit të Pasaportave Henley

1.Japoni (193 destinacione)
2.Singapor, Koreja e Jugut (192 destinacione)
3.Gjermani, Spanjë (190 destinacione)
4.Finlandë, Itali, Luksemburg (189 destinacione)
5.Austri, Danimarkë, Holandë, Suedi (188 destinacione)
6.Francë, Irlandë, Portugali, Mbretëria e Bashkuar (187 destinacione)
7.Belgjika, Zelanda e Re, Norvegjia, Zvicra, Shtetet e Bashkuara, Republika Çeke (186 destinacione)
8.Australi, Kanada, Greqi, Maltë (185 destinacione)
9.Hungari, Poloni (184 destinacione)
10.Lituani, Sllovaki (183 destinacione)

Pasaportat më të këqija në 2023, sipas Indeksit të Pasaportave Henley

101.Koreja e Veriut (40 destinacione)
102.Nepal, territori palestinez (38 destinacione)
103.Somali (35 destinacione)
104.Jemeni (34 destinacione)
105.Pakistan (32 destinacione)
106.Siri (30 destinacione)
107.Irak (29 destinacione)
109.Afganistan (27 destinacione)

 

3 Komente

  1. S
    Saleh

    Pashaporta me e fuqishme nuk matet me sa vende shkon se ka dhe shtete vk qe nuk e rruan njeri te shkoje. Nje Amerikan do vize per ne Iran po kush e rruan te shkoje ne Iran. Pashaporta me e fuqishme eshte kur je diku dhe ndodh dicka plas lufta apo katastrofe natyrore, kush eshte ajo pashaporte dhe ai vend qe nis ushtrine per te shpetuar njerezit e vet. Kur je te dera e helikopterit apo aeroplanit ushtarak per tu larguar dhe kush pashaporte te hypen ne ate aeroplan ajo eshte pashaporte e fuqishme. Per te tjerat vari karin.

    Përgjigjjuni
    1. ?
      ??

      Haha vllezrit, e Turqve shqip foles, paskan pasaporta shume të forta? Dhe Kjo më habit se pse këta thone se islami sjedhe begati dhe paqe???

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shkodrani

        ?? po ti me cfare gjuhe po na shkruan??? Po paqja jote ku qendron, qe i fryn zjarrit dhe djeg pordha per 300evro m.ti cdo dite? Shko e bej ndonje pune te ndershme se s'mbahet shtepia me miell hua e aq me pak me 300evro ne muaj.

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje