Zëvendës presidenti J.D.Vance rikthen trendin e politikanëve me mjekër në SHBA

25 Nëntor 2024, 10:10Lifestyle TEMA

Zëvendës presidenti J.D.Vance rikthen trendin e politikanëve me

Donald Trump njoftoi tre muaj para se të zgjidhej president (5 nëntor 2024), se kishte caktuar J.D. Vance si kandidatin e tij për zëvendëspresident të SHBA-ve. Vance, një senator nga Ohio ka një histori të veçantë: është mjaft i ri (39 vjeç), por në kontekstin e politikës amerikane është origjinal mbi të gjitha për një karakteristikë estetike. Mjekra.

Ai në fakt do të jetë, i pari mes presidentëve dhe zëvendëspresidentëve të SHBA-ve, që do të mbajë mjekër që nga viti 1893, kur mbaroi mandati i presidentit, Benjamin Harrison.

Shumë e zakonshme në shekullin e 19-të, mjekra u zhduk nga fytyrat e politikanëve më të rëndësishëm amerikanë për më shumë se një shekull. Në përgjithësi, në të gjithë botën perëndimore ka pasur pak krerë qeverish ose shtetesh me mjekër.

Ka përjashtime, por ato janë të kufizuara, ndërsa politikanët me mjekër janë shumë më të zakonshëm gjetkë, jo vetëm në vendet islame (ku mjekra ka konotacion fetar), por edhe në Amerikën e Jugut apo Indi. Mjekra e J.D Vance ishte objekt i vëmendjes në Shtetet e Bashkuara në javët para se të zyrtarizohej si kandidat për nënpresident: në fakt, besohej se kjo karakteristikë mund ta penalizonte atë në marrjen e postit.

Për shumë vite, thuhej se Trump nuk i vlerësonte njerëzit me mjekër dhe u kërkoi punonjësve dhe bashkëpunëtorëve të tij ta hiqnin atë. Në një intervistë me “Fox News” në korrik të këtij viti, Trump iu përgjigj një pyetjeje mbi këtë temë: "Ai është mirë, duket si një Abraham Lincoln i ri", tha duke iu referuar zëvendësit të tij. Ngjashmëritë mes Vance dhe Lincoln në fakt janë të vështira për t'u dalluar, madje edhe stili i mjekrës është padyshim i ndryshëm, por në botën e politikës amerikane presidenti i vrarë në vitin 1865 ende konsiderohet si referencë për politikanët me mjekër.

Ai ka qenë i pari që e ka pasur dhe është i dokumentuar edhe momenti në të cilin ka vendosur ta rrisë. Atij iu sugjerua rritja e mjekrës nga një vajzë 11-vjeçare nga Nju Jorku gjatë fushatës së tij të parë presidenciale, me një letër që thoshte se do t'i shkonte mirë fytyrës së tij të bukur.

"Të gjitha gratë e duan mjekrën", - shkroi vajza e vogël, gjë që duket se  bindi burrat të votonin për të (në atë kohë gratë nuk votonin). Lincoln iu përgjigj duke i thënë se do të dukej "i çuditshëm", por më pas e rriti atë.

Lincoln vendosi trendin dhe në dekadat në vijim shumë politikanë të mëdhenj dhe disa nga presidentët dhe nënpresidentët që pasuan kishin mjekra të trasha ose të gjata (përjashtim ishte pasardhësi i tij, Andrew Johnson). Kjo zgjati deri te Harrison, presidenti i 23-të (Lincoln ishte i 16-ti), ndërsa tendenca e mustaqeve, edhe më e zakonshme, zgjati disa dekada më shumë.

Zëvendës presidenti J.D.Vance rikthen trendin e politikanëve me

 

3 Komente

  1. .
    ...

    Kemi ketej nga Europa Lindore nje shalgjate me mjekren me lesh dhe shallvare te zeza, i cili ngjan si lideri i nje shteti islamik.

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zzzzzz

      Sa mire qe Ed Droga tani nuk eshte si dhia e zeze mes liderve te botes se qyteteruar. Ka edhe nje lapanjos tjeter te Trapit me mjeker si ai.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Taktike e vjeter

        Zevendesi i Trapit i mban mustaqet qe t'i duket surrati me i dobet se eshte si bullar.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje