100 vjetori i marrëdhënieve Shqipëri –SHBA, Yuri Kim: Marrëdhëniet tona të forta, pavarësisht liderve, së bashku po punojmë për demokracinë dhe luftën ndaj korrupsionit

16 Maj 2022, 10:42Politika TEMA

100 vjetori i marrëdhënieve Shqipëri –SHBA, Yuri Kim:

Në kuadër të konferencës për 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim pohoi se bashkëpunimi mes dy vendeve do të vijojë.

Kim u shpreh se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-ve mbeten të forta, pavarësisht se kush ulet në karriget e krerëve të shteteve në vendet respektive.

"Sekretati Pompeo ishte personi që më ka emëruar para disa viteve si ambasadore, dy vendet tona kanë një fill të fortë mes tyre, pavarësisht se cilët janë presidentët që ulen në shtëpinë e bardhë. Shqiptarët janë një model se si mund të dalin nga shtypja, duke kontribuar për botën, ne po bëjmë kaq shumë gjëra së bashku, anembanë botës, dhe jo vetëm në rajon. 

Ju mirëpritët 2500 afganë, dhe i treguat besnikërinë tuaj. Jemi duke punuar për dy projekte të mëdha energjitike, duke e bërë Shqipërinë një lojtar kyç, për të shpëtuar nga zhvatja e  Rusisë. Së bashku po luftojmë korrupsionin, ne po  punojmë për integrimin e Shqipërisë në BE, ne shpresojmë që kjo të vazhdojë dhe në 100 vitet e ardhshme, ne nuk mund të kishim kërkuar një mik dhe partner për ti bërë të gjithë këto së bashku", deklaroi Yuri Kim. 

 

6 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    Rrofsh Kim ete, Kimetja per President, lo

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shume faliminderit z Ambasadore

      Faliminderit z Ambasadore. Se pse ne lidret i kemi hajdute, vrase dhe anti Shqiptare jane Turqe Otomane që dine veq të vrasin dhe të vjedhin dhe kaqe

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mondi

        Amerikanet uk vrasin sipas teje? Vetem "turqi" vrasin sipas mendjes tende te pjerdhur. Ne fakt ke te drejte ata nuk vrasin individe, ata shkaterrojne kombe "engjejt" e tu qe po i falenderon. Ahhh mjerim ahhh!

        Përgjigjjuni
      2. K
        Komentator Politik ????????

        Kur errdhi fillimisht te ne dinte shum pak në politik, tani e kemi bërë specialiste në të gjitha horizontet.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sodites

          E Nderuar Znj. Ambasadore. Ka disa tipa qe quhen komentuesa por as e kane idene se cfare do te thote perkujdesje e Amerikes...ata jane pjese ose ushtare te verber te sistemit korruptiv ne Shqiperi...jane fatkeqesisht deficient ne formim...te verber...dhe te shurdhet...ndaj jetes humane...por active ndaj krimit dhe padrejtesise...keta jane pjese e sistemit korruptiv...jane prokurore...gjykates...zyrtare tenderash...etj. sistem korruptiv I betonizuar nga Sali Berisha...por nuk eshte cudi qe ky sistem po rimodelohet edhe nga Edi Rama...kjo sepse duket qarte qe hiq nje te Saliut dhe ver nje nga te Edit. Jo...kjo eshte me e rende dhe me fatkeqe pet ate vend dhe ata njerez te mrekullueshem...dhe kjo ndodh pikerisht se Shqiptaret jane popull naiv qe manipulohen pikerisht nga ata qe I zgjedhun dhe I votojne. E nderuar Zonja Ambasadire... Ju e dini mire nga kush eshte qeverisur Shqiperia keto 33 vjet pseudodemokraci... Eshte qeverusur nga njerezit me te ligj te mundshem... Ju lutemi...tregojuni Shqiptareve se nga cilet njerez te ndyre...jane qeverisur... Mirenjohje pafund USA.

          Përgjigjjuni
          1. E
            Elisa-beth Spiropalikari von de Prrenjas

            Shpesh Kimeten e Guamit e akuzojnë se u ndihmon opozitarëve të emëruar të arratisen nga realiteti. Të jetë e vërtetë ? Joooo ncuq ncuq. Për 100 vjetor- kabuni me fruta pylli dhe proseco të kristaltë - tek vëndi Kimete !. Toma dhe Qifja paguajnë të gjitha. Rrahja sjell produktet " tymuese. ( pls shave your mustache)

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje