Presidenti i ri: raundi i parë i votimit pa kandidat zyrtar!

15 Maj 2022, 18:02Politika TEMA

 

Presidenti i ri: raundi i parë i votimit pa kandidat zyrtar!

Asnjë kandidat për President nuk propozohet sot deri në afatin përfundimtar që ishte caktuar nga Konferenca e Kryetarëve për të protolluar në Kuvend.

Sipas këtij afati, duhej që propozimi të regjistrohej zyrtarisht deri në orën 16:00 të ditës së sotme.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka deklaruar se propozimet e Partisë Demokratike do t’i pranojnë vetëm nga Enkelejd Alibeaj dhe jo nga “Rithemelimi”, por këta të fundit në mblehdjen e Këshillit Kombëtar vendosën që të jetë Komisioni i Rithemelimit që do të vendosë mbi çështjen e Presidentit.

Në 3 raundet e para të votimit duhet që kandidati të marrë të paktën 84 vota për t’u zgjedhur në krye të shtetit, ndërsa në raundin e 4 dhe 5 mjafton shumica e deputetëve të Parlamentit, 71 vota.

TemA

Lini një Përgjigje