Ministeriali i Berlinit, Xhaçka: NATO të hapë dyert për Ballkanin Perëndimor dhe Kosovën

15 Maj 2022, 13:19Politika TEMA

Ministeriali i Berlinit, Xhaçka: NATO të hapë dyert për

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka mori pjesë në takimin jo zyrtar dy ditor të Këshillit të Atlantikut të Veriut (NAC), në format të Ministrave të Jashtëm, mbajtur në Berlin këtë fundjavë. Takimi, i cili i paraprin samitit të NATO, në fund të muajit qershor në Madrid (Spanjë), u fokusua tek Ukraina, pasojat e agresionit rus mbi sigurinë e aleancës, anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë si dhe konceptin strategjik i NATO.

Ministrja Xhacka nënvizoi mbështetjen për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë, për të cilat Shqipëria po merr masa që së shpejti të nisin procedurat përkatëse.


Sa i takon situatës në Ukrainë, ministrja Xhaçka tha se bashkimi është celësi i sigurisë kolektive të aleancës, ndërsa në vijim të mbështetjes që Shqipëria i ka dhënë Ukrainës, bëri me dije se vendi ynë do të jetë pjesë e grupit të ri të luftimit në Bullgari.

“Të gjithë do të bëjmë gjithcka mundemi t’i japim Rusisë mesazhin e aleancës së bashkuar”, u shpreh kryediplomatja shqiptare.

Për të, NATO duhet të vijojë politikën e dyerve të hapura për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën e cila ndan të njëjtat vlera, si një kontribut i sigurisë së Evropës në tërësi.

Një ditë më parë, pak Ministrja Xhacka u takua me homologun e Ukrainës, Dmytro Kuleba, ku nënvizoi se Ukraina meriton një perspektivë drejt Bashkimit Evropian.

2 Komente

  1. T
    Trojan

    Ja dhe bushtra e rilindjes ,lere kosoven dhe okb -ne dhe meru me hallet e shqiptareve .Mund te dime se pse qeveria jone bashke me ty baxhellen nuk i ankohet qeverise greke ,per pensionet e shqiptareve te cileve ,dhe pasi kane mbushur moshen per pension ,pensioni u llogaritet bashke me pensionin shqiptar?

    Përgjigjjuni
    1. K
      Komentator Politik ????????

      Nuk ka nevoj NATO për ish Jugosllavin.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje