Zgjedhja e kryetarëve të degëve, Balla: Hapim partinë, kandidatë përtej strukturave

14 Maj 2022, 13:22Politika TEMA

Zgjedhja e kryetarëve të degëve, Balla: Hapim partinë,

Taulant Balla që mbulon edhe zgjedhjet e PS për qarkun Fier tha të shtunën se, me zgjedhjet për kryetarët e rinj të degëve, PS-ja do të synojë një hapje të partisë, përtej strukturave partiake

“Zgjedhjet tona të brendshme që sapo kemi startuar nuk do t’i ngjajnë zgjedhjeve të brendshme të viteve të shkuara, por duhet të jenë një proces debati kombëtar, jo vetëm partiak.

Ky proces përmban një hapje të re shumë serioze, shumë reale të Partisë Socialiste në të gjitha nivelet tona të organizimit e në të gjitha nivelet e administrimit të punëve të këtij vendi ndaj njerëzve të zotë, të gatshëm të japin kontributin e tyre për Shqipërinë.

Partia Socialiste mirëpret çdo kandidat i cili beson se ka aftësitë dhe vizionin e duhur për drejtimin e degëve lokale në pozicionet e kryetarëve dhe sekretarëve ekzekutivë të PS në 61 bashki të bëhet pjesë e zgjedhjeve”, tha Balla.

Deklaratën Balla e bëri pas Mbledhjes së Këshillit Koordinues të Partisë Socialiste të qarkut Fier.

2 Komente

  1. K
    Komentator Politik

    Shqiptarët akoma nuk e dinë që politika nuk zgjidh të gjitha hallet e tyre pa fund.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Taulanti kërkon një motër

      Ku i mësove këto lëvizje alla Mao Ce Dung (si teoria e ujërave të turbullta). Apo për shkenca politike në Rumani o talenti nga Librazhdi.. Mbasi e keni shqyer PS dhe bëtë monopol kujtohesh mandatin e 3 për hapjen e Partisë. Llogjikisht lind pyetja... Që të hapet diçka, duhet të jetë e mbyllur... Atëherë sqaro njëherë pse e mbylle. Pse i vure kazmën çdo organizate dhe dege duke filluar me Lezhën, Vlorën, Tiranën, Durrësin, Berarin, Fierin.. Apo e mbyllët që të merrte frenat 99-çat, Mjaftistat etj. Dhe ti kishin gjërat e lehta ju ne manipulime dhe emërime. Dhe del sot ti o talenti i padëgjuar nga Librazhdi të paraqesësh diçka sa për me thënë... Rilindje e lodhur. Rilindje e pjerdhur

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje