
Një ditë më parë, në 12 maj, Kuvendi i Shqipërisë refuzoi të fusë në procedurën parlamentare një dokument të propozuar nga ish- kryeministri Sali Berisha, i cili pretendonte se bëhej fjalë për një rezolutë që dënonte genocidin në Srebrenicë.
Pas vendimit të Kuvendit, Berisha vijoi të akuzonte mazhorancën dhe Edi Ramën se po refuzonin të dënonin genocidin në Srebrenicë duke u rreshtuar krah Dodik e Vuçiç.
Por qëndrimi i Berishës rezulton të jetë bllofi i madh i lojës së tij politike, sepse një ditë përpara se ai ta artikulonte akuzën e tij në Kuvend, duket se shteti shqiptar e ka dënuar qartë dhe fuqimisht genocidin serb të Srebrenicës në arenën ndërkombëtare.
Një ditë përpara teatrit të Berishës në Kuvend, në 11 maj, ambasadori dhe përfaqësuesi i Përhershëm i vendit tonë në OKB, Ferit Hoxha ka folur në Këshillin e Sigurimit në New York, ku në emër të vendit ka dënuar ashpër retorikën e Milorad Dodik, i cili e quan genocidin e Srebrenicës “mit të sajuar”.
“Ne jemi veçanërisht të shqetësuar nga vazhdimi i retorikës politike të mohimit të gjenocidit të kryer në Srebenicë, glorifikimi i kriminelëve të luftës dhe përdorimi i gjuhës së urrejtjes me sharje etnike.
Nxitja e ndarjes midis grupeve etnike në Bosnje për lojëra politike është nënshkrimi i Dodik dhe mohimi i tij i përsëritur publik i gjenocidit, është thelbësor në përpjekjet e tij.
Duke iu referuar gjenocidit si “një mit i sajuar” apo si “mashtrimi më i madh i shekullit të 20-të”, në një mohim deluziv, është një fyerje për më shumë se 8 mijë civilë që u masakruan në Sreberenicë.
Dorëzimi ndaj nacionalizmit dhe lavdërimi i kriminelëve të dënuar të luftës nuk është thjesht një provokim. Çdo gabim në BiH rrezikon të prekë rajonin më të gjerë. Kjo nuk duhet pranuar”, ka deklaruar Hoxha.
Pra përpara se Sali Berisha të ngrinte një stuhi në gotë, për gjoja rreshtim të qeverisë shqiptare krah interesave të Dodik dhe mosnjohje të genocidit në Srebrenicë, përfaqësuesi ynë më i lartë në OKB e ka bërë të qartë qëndrimin e Shqipërisë, duke dënuar genocidin dhe të gjithë ata që nuk e njohin atë.
Deklarata e ambasadorit Hoxha në 11 maj, konfirmon se dokumenti i sjellë në Kuvend nga Berisha dhe deklaratat e njëpasnjëshme të tij në emër të viktimave të Srebrenicës, janë asgjë më shumë se sa një teatër i shëmtuar dhe hipokrit, ose sic do të thoshte Edi Rama, një lojë e ulët politike e “non grata-s”.
Sali Berisha ne historine e Shqiperise do ngelet krimineli dhe manipuluesi me i rrezikshem ne ceshtjet kombetare. Ai, padyshim, eshte spiun i pa kamufluar i Beogradit. Gjaku serb ne familjen e tij e ben ate edhe me te vetedijshem per poshtersite ne dem te Shqiperise e kombit tone.
Po mor po. Shumë dakord qe Saliu është kriminel. Por qysh t'ja bejme qe ka shumë idioter qe shkojnë mbaj tij, po mire e ke ti. Si t'ja bejme nje Taulant Trapi dhe Bardhyl Kaqoli nga Kosova, qe nuk pushojne se mbrojturi Saliun? Apo nje tufë kamikazesh qe per nje pune si roje shkolle apo roje tek spitali, Jane gati të djegin gjithshka me Molotov!!!?? Këtyre qysh t'ja bejmë. Megjithese ne kemi Andi Bushatin me goxha shkolle, dhe nuk mbush fare, lere pastaj ata gjindjet pa shkolle qe vetem nje Zot e di se pse u persekutuan nga regjimi i Enverit. Madje as ata vete nuk e dine.
Mirë, more mirë..... Por idjotët janë në të dy krahët. Sepse dje deputetët e PS , dhe Taulant Balla, ndenjën si mut para Berishës..... Bile idjoti dhe injoranti më i madh doli Rama. PSE ? - Sepse ambasadori jonë në OKB e kishte bërë shkëlqyeshëm detyrën, mirëpo Kryeministri jonë i ditur nuk e dinte. Sigurisht edhe Berisha nuk e dinte.... Por ky e talli bythën me Ramën. ..... Dhe sot, zoti Ferit Hoxha, i telefonon direkt, Ramës. Pasi një ditë më parë kishte informuar idjoten tjetër në qeveri, Olta Xhaçkën, eproren e tij. - O gomar, i thotë, zoti Hoxha , Ramës! I ndjek deklaratat e diplomatëve të Shqipërisë në botë, sidomos në OKB? - Atë që kërkonte Berisha dje, e kam bërë unë, dy ditë më parë. Dhe po ta dinit, nuk do ishit zënë në befasi, dhe gazetat Europiane, nuk do kishin shkrojtur : - Shqipëria hedh poshtë një rezolutë mbi gjenocidin në Srebenicë. Turp për politikën tonë të jashtëme. Rama, nëse mbas këtij skandali nuk jep dorëheqje vetë, duhet medoemos të shkarkojë ministren e jashtme Olta Xhaçka dhe të emërojë urgjent Ditmir Bushatin, një diplomat shume inteligjent dhe i azhornuar.
Vend I degraduar. I korruptuari non grata, dominon parlamentin, populli vitet mes njëri-tjetrit.
Kesaj i thone mbulo mutin me shurre. Nuk justifkohen kartonat e kuq o Merooo... Te vjen turp te thuash jam shqiptar me politiken tone.
Po mir mo, në qoftë se e paskemi gjenocidin Serb njeher, nuk mund ta dënojnë atë me mira herë, sigurisht nuk mund të firmosësh dokumenta çdo herë, por ky vellaj i Vuqiqit, nuk i heq breket vetëm në Serbi, ai breket i heq kudo që shkon.
Po mir mo, në qoftë se e paskemi gjenocidin Serb njeher, nuk mund ta dënojnë atë me mira herë, sigurisht nuk mund të firmosësh dokumenta çdo herë, por ky vellaj i Vuqiqit, nuk i heq breket vetëm në Serbi, ai breket i heq kudo që shkon.
Krimineli Sali këtë ka bërë gjithmonë Hedh gurin e fsheh dorën Ketë e bën që gjoja po mbron interesat e popullit Njeri i pështirë
Rezolutat miratohen nga parlamentet kombetare, jo permes deklarata ne OKB. Kjo eshte te lash m... me sh... Edi Rama, i neveritshem je
Po birisha tani mbas 30 viteve u kujtua per genocidin ne Bosnje? A thua se ka qene i denuar me burgim dhe tani u lirua. Jo, ka qene 2 here kryeminister dhe president, ndersa ne parlament i perhershem. Kete kafshe vetem burgu e ben terbjet.
Gol i boni Sala dje , i la si bq - ra.
Refuzimi i Rezolutes per gjenocidin serb ne Srebrenice turpi i ketij parlamenti,PS,dhe Edi Rames. Ky Parlament nuk ka me moral.Duhet te shperndahet.
Këta ramistët e syndromës hoxha enver e kanë trurin të kurdisur mbrapsht. Truri i tyre funksionon posi truri i Putinit dhe i shovenistëve rusoserbë.
Ua futi sale palla ktyre loqeve ps-iste. Kto s’dine ku kane koken, as e kane idene shtetit, vetem te vjedhin dine.
Sërbia është terroriste me ata që besojn ndryshe.