
Ambasadori i Shqipërisë në OKB, gjatë viteve 1992-1996, shkrimtari Pëllumb Kulla tregon në një intervistë të para viteve më parë, prapaskenat e përplasjes diplomatike ndaj Tiranës zyrtare për shkeljen e embargos së armëve me Jugosllavinë.
Kulla, në një intervistë të vitit 2006 rrëfen bisedat me diplomatët perëndimorë dhe Sali Berishën që synonte të mbronte dërgimin e naftës në Serbi e Mal të Zi…
Ardian Thano
Zoti Kulla, disa ditë më parë Kryeministri shqiptar, u pyet lidhur me disa kujtime të botuara në një libër nga ish Presidenti malazez Momir Bullatoviç. Zoti Bullatoviç theksonte në këto kujtime se ka pasë egzistuar një marrëveshje mes tij dhe ish-Presidentit shqiptar Berisha, për të furnizuar me karburant ish-Jugosllavinë, në kushtet kur OKB-ja kishte shpallur ndaj Beogradit, një situatë embargo. Kryeministri Berisha konfirmoi marëveshjen. Duket se Shqipëria e ka thyer këtë embargo nën patronazhin e instancës më të lartë shtetërore të kohës. Si ish-ambasador i Shqipërisë në OKB, a jeni ju në dijeni nëse OKB-ja ka patur në atë periudhë sinjalizime dhe shqetësime lidhur me këtë situatë? Nëse po, a mund të na i thoni ato?
Po ka patur, bile, mjaft. Në Këshillin e Sigurimit, strukturat monitoruese raportonin mbi shkeljet e sanksioneve që i ishin vendosur Federatës jugosllave të mbetur tanimë si një bashkim i veç dy republikave, të Serbisë dhe të Malit të Zi. Shumë njerëz në misionet e Bashkimit Europian (BE) dhe të Organizatës së Sigurimit dhe Bashkëpunimit për Europën (OSBE) vigjëlonin rreth e qark kufijve të Jugosllavisë, që brënda saj, të mos hynte asnjë pikë karburanti. Përpara kamionëve dhe traktorëve, ai karburant u mbushte serbatorët tankeve, autoblindave dhe avionëve të Millosheviçit, që mbillnin vdekje në Bosnjë, Kroaci dhe Kosovë. Depertimet nga kufiri i Shqipërisë ishin shpesh temë e ditës atje.
A keni patur ju kontakte specifike lidhur me këtë temë dhe me kë?
Natyrisht. Misioni Shqiptar pranë OKB-së, ishte nga të parët organizma diplomatikë që priste qortimet. Ne ia përcillnim kryeqytetit tonë. Në mënyrë të veçantë e mjaft serioze, Këshillit të Sigurimit iu raportua në qershor 1995, kur nga Brukseli erdhi vetë koordinatori i BE/OSBE-së, ambasadori Antonio Napolitano. Në një seancë të posaçme u paraqitën dëshmi me foto në përmasa të mëdha, që nuk të linin asnjë shteg dyshimi në se qenë, apo jo të shkrepura në kufirin shqiptaro-malazez. Aty shfaqeshin rradhë autobotësh të marra nga ajri dhe nga toka. E vërteta ish se rreth autobotëve nuk shihje asnjë polic apo njeri që të të kujtonte shtetin. Mund të mbroheshim edhe ngaqë botet nuk e kishin në ballë destinacionin. Ama kish plot transportime me hajvanë, fuçira të vendosura në barka të remuara nga fshatarë që përshkonin liqenin e Shkodrës dhe Bunën… Ishte një dëshmi e rëndë.
Kishte Shqipëria ndonjë version shfajësues për situatën?
Versioni ynë shfajësues ishte ai që e kishim përsëritur edhe herë të tjera.Cili, nëse mund të thuhet…Ai, pra, që “shteti ynë e pranon pafuqinë e tij për ta luftuar siç duhet kontrabandën që gjen hapësirë, pasi spekullantët e pasuruar për ta zhvilluar më tej pasurimin e tyre të pandershëm, motorizohen më mirë, se sa shteti ynë i brishtë paskomunist” Bënim thirrje që Komuniteti Ndërkombëtar të na ndihmomte më tej, me mjete e specialistë, që ne t’i thoshim stop kësaj të keqeje. Ishte një formulë që e patën shqiptuar Presidenti dhe Ministri i Jashtëm dhe ne nuk na mbetej veç të shkonim në gjurmët e tyre.
Ju vetë e besonit se kjo ishte e vërteta lakuriqe?
Ne atëhere besuam shumë gjëra! Ne ishim të shkëputur nga terreni konkret dhe, si të gjitha direktivat, do ta përmbushnim patjetër dhe këtë. Sado e pabesueshme, ne e thoshim me zemër të pastër këtë shfajësim. Lufta në Bosnjë shënonte kapituj ngjethës njëri pas tjetrit, që godisnin sytë e botës dhe të salloneve të OKB-së. Represionet në Kosovë, vrasjet e arrestimet në atë kohë, nga ana e palës sërbe ishin ende më të pakta, por gjithashtu tronditëse për diplomatët shqiptarë. Këta fakte e bënin më prekës sinqeritetin – për të mos thënë – distancën nga e vërteta lakuriqe me të cilën na mbante Tirana. Këtë ma vuri në dukje edhe ambasadori Napolitano, me të cilin pata një takim të posaçëm. Ai kish rekomandim nga ambasadori tjetër italian, ai pranë OKB-së, Francesco Paolo Fulci, i cili ish mjaft i afërt me mua. Napolitano më foli më hapur, se sa foli në takimet e tjera që pat në Nju Jork. Ai u bind se unë shfajësimin e kisha të sinqertë dhe miqësisht shprehu dëshirën, ndoshta të parealizueshme, që të më takonte edhe atëhere kur unë do të kisha një ide e një siguri tjetër mbi të vërtetën.
E kishte fjalën për këto ditë, për konferencën dhe pohimet e Berishës...
Nuk e besoj. Askujt nuk ia pat marrë mendja, se zoti Berisha do ta bënte këtë pohim.
A e sinjalizuat zotin Berisha për këto shqetësime që ju ishin transmetuar dhe, cila ishte përgjigja e tij?
Pa asnjë dyshim që e bëra. Atë ditë dërgova raportin me shkrim dhe pastaj në Tiranë ia tregova më në hollësi efektin e dëshmive mbi shkeljet e sanksioneve, pra: thyerjes së embargos, siç përdoret këtu më thjesht. Më hollësisht i rrëfeva dhe për bisedën me koordinatorin Napolitano.
Cili ishte komenti i Presidentit?
Ai në një gjëndje emocionale të përngritur, më porositi që zotërinjve rreth e qark Këshillit të Sigurimit t’u thosha, se ne i kishim dhënë fund asaj epoke, kur qëllohej me armë kundër fshatarëve që kapërcenin matanë kufirit. Dhe nuk do të qëllonim më, daç të ishin ata të ngarkuar, daç të ishin pa ngarkesë! “E dimë, - tha presidenti – që shkelet kufiri, që përcillen andej dhe naftë dhe ushqime. Do t’i bëjmë të gjitha përpjekjet që ta frenojmë këtë evasion”. i mbaj mend tekstualisht fjalët e tij, pasi unë në atë kohë besoja kryekëput në ato që thoshte ai. E sidomos, sepse i thoshte me ashk.
A u përcoll ky qëndrim i Presidentit shqiptar në OKB?
Sigurisht që po! Jo formalisht në Këshillin e Sigurimit, por në takime të dyanshme dhe në ndonjë konferencë shtypi, kur më atakonin, po. Bile, hera herës, dhe tekstualisht, por teksti tani qe bërë i imi.
Një pyetje hipotetike… Tani që ju dëgjuat pohimet e shefit tuaj të atëhershëm, çfarë mund t’i thonit koordinatorit të atëhershëm Antonio Napolitano, sikur ta hasnit?
Pak rëndësi ka se çfarë do t’i thosha unë Napolitanos… E rëndësishme është se çfarë do t’i thosha shefit tonë të atëhershëm! Do t’i thosha që na ka mashtruar, na ka shpërdoruar pabesisht, ditë për ditë, siç po vazhdon të sillet pabesisht edhe sot në dëm të shoqërisë shqiptare, në dëm të çështjes kombëtare dhe asaj kosovare, në plan të parë. Justifikimi i tij i sotmë, se thyerjen e embargos ai e kish llogaritur në favor të shqiptarëve përtej kufirit është gjethe fiku. Është një justifikim prej diletanti, që atij i ka efekt ngaqë turma e qorrave do të vazhdojë të brohorasë për të edhe sikur ai t’i verë shkrepsen fitilit për multimilionat e tonëve të eksplozivit nën truallin shqiptar. Do të hidhemi të tërë në hava, me dy gishtat përpjetë, të sigurtë që po fluturojmë në katërqind copëra, për të mirën e çështjes kombëtare!
Jeni i revoltuar… Kam parasysh tonin tuaj…
Nuk jam i revoltuar. Kam pushuar së revoltuari me të. Ai tani nuk ka më asnjë faj. Tani gati-gati, zbavitem me të. Nuk pres asnjë të mirë prej tij, në asnjë cilësi: as si shqiptar, as si bashkëpuntor i devotshëm i tij, as si pensionist, as si ish pronar… E shoh qesharakërinë e tij, si një gjë që më fyen mua dhe vetëm mua. Nuk di sa shqiptarë të tjerë mund ta kenë këtë ndjenjë. Kam parë në jetë gjëra groteske, por një grotesk të madhërishëm, të tillë, nuk mund të bëjë vaki të shfaqet kurrë në historinë e një kombi. Dy pyetje janë thelbësore në pohimin e tij të vonuar… Si e ndiqte ai fuçinë e karburantit që rrokullisej, përshëmbull, drejt Prishtinës dhe a e kuptonte dot që ajo arrinte tamam atje?! Dhe tjetra: ku shkuan miliardat e dollarëve të kontrabandës, kur Shqipëria është e rënuar dhe Shkodra me rrethina është rajoni akoma më i rënuar i këtij vendi të rënuar? Berisha do të bënte mirë që në konferencën e shtypit të thoshte, se Bullatoviçi ka përrallisur kot. Pra të thosh një gënjeshtër tjetër, që do t’i sillte më pak dëm, do të fyente e do të revoltonte më pak njerëz. Mund të fyente vetëm Bullatoviçin, por nuk ma ha mendja që Bullatoviçi do të prekej aqë shumë, sa të vraponte të na provonte se ish-Presidenti shqiptar nuk heq kurrë dorë nga gënjeshtrat.
Në fakt, zoti Berisha nuk u ndal gjatë tek qëllimet e lejimit të shkeljeve, ndoshta edhe për faj të retorikës së tij politike, shpesh të ngarkuar e të paqartë. Dua të them, nuk u sqaruan si duhet qëllimet. Çfarë do të thoshit ju, sikur ato qëllime të ishin vërtet të mira?
Pabesia është një tipar dominant që na vjen në trashëgiminë enveriane. Problemi është se embargoja e thyer ishte e pabesë ndaj familjes ndërkombëtare dhe po aq e pabesë edhe ndaj familjes kombëtare. Po le ta zemë se kjo pabesi do të drejtohej vetëm kundër të huajve. Të shumtë kanë qenë burrat e shtetit që e kanë përdorur dhelpërinë në dobi të kombeve të tyre. Zoti Berisha, pasi të ma dëgjonte mirë e mirë raportin që po i sillja nga Nju Jorku, mund të më vinte dorën në sup, të ulte zërin dhe të më thosh: “mik i dashur, ti atje je shqiptar, je i yni dhe je njeriu im! Ti e di që unë jam shprehur kundër embargos”. - Unë nuk di që ai të jetë shprehur ndonjëherë në ndonjë vend kundër embargos, por tërë gazetarët e rruzullit ta pyesin ai nuk ka për t’ua thënë se ku gjendet i dëshmuar ky qëndrimi i tij kundër! i hutuar nga prezenca e tij, do të turbullohesha dhe nga droja se kjo deklaratë e tij madhore kundër embargos, do të më kishte shpëtuar, do t’i thosha: “po, zoti President, e di!” - Ai do të më thoshte që “ne duhet të bërtasim fort që gjoja po punojmë për t’i a zënë shtigjet kontrabandës, por në fakt duhet me dinakëri t’i vemë në gjumë ndërkombëtarët. Kupton? Kalimi i karburanteve në Jugosllavi neve na intereson. Është në interes të çështjes së shënjtë kombëtare. Matanë kufirit, shërbimet tona sekrete na sigurojnë, se i tërë kontigjenti që futim ne në Jugosllavi shkon në Kosovë”. Unë nuk dua të shtirem aqë syçelët dhe ju siguroj, se edhe mund ta haja këtë karamele. E andej e tutje do të kthehesha në Nju Jork me vetëdijë krejt tjetër edhepse të gabuar.
Mbase nuk kishte besim tek ju?
E pse duhej besimi, kur ai vetë thotë se qe deklaruar kundër embargos?!!! Nuk kishte besim tek i caktuari, tek përfaqësuesi i tij?! E kishte më të plotë konfidencën me varkaxhinjtë e fshatrave të Bunës dhe shoferët e autoboteve?! Ju doni të më fyeni mua, apo Presidentin?
Ju mendoni se ky zbulim i vonë i këtyre ngjarjeve ka pasoja?
Ja, kjo është pyetje shumë interesante! Nuk kam dëgjuar që përfaqësitë e huaja të jenë prononcuar mbi këtë zbulim. E kjo tregon se tashmë ata janë mësuar me këtë lloj partneri në politikën shqiptare. Kam droje se ata në të ardhmen nuk do të reagojnë më, edhe për gjëra më skandaloze. Por edhe Opozita socialiste nuk ka bërë aq zhurmë sa ç’bën zakonisht për gjëra më të vogla.
Si shpjegohet ky qendrim, sipas jush?
Kjo mund të ketë dy shpjegime: socialistët respektojnë amnistinë e 1997, që na i falka të tëra fajet që bëhen mbi këtë rruzull! Ose, thyerja e embargos është vendosur qëkurse ish gjallë Komiteti Qendror i PPSh, dhe do të jetë vendosur që me Titon, bashkë! Dhe ka qenë ndoshta një nga ato vendimet e shënjta, që komunistët e atëhershëm u zotuan njëzëri ta zbatonin në çdo shartim pluralist që të përfundonin ata dhe partia e tyre!
“Shekulli”, 10 dhjetor 2006
Italia sot., neve na therr fëmijë, ndërsa Sërbis i jep mundësi të fitoj eurovisionin. Pikët që duhet të japim Roumania 12 pikë. Polonia 10pikë Anglia 8 pikë Australia 7 pikë Greqia 6 pikë Franca 5 pikë Spanja 4 pikë, Zvicra 3 pikë, Island 2 dhe Portugali 1 pikë.
Hajvan nga koka te kembet. Pse lejohen komente te te semureve psiqike ketu?
Bravo zoti Pellumb Kulla! Ky pohim juaji ua rrit edhe me shume vlerat si intelektual dhe si Shqiptar.Nga ana tjeter eshte nje fakt real qe e besojne 100% shumica e mbi 90% te shqiptareve.Padyshim qe do te kete dhe nje pjese qe jane rreshtuar pas tij,duke perfshire ketu dhe klanin Meta qe do te te etiketojne si "tradhetar/spiun" e te tjera epitete qe i kane ne maje te gjuhes kur i demaskon me fakte konkrete.Por fatkeqesia me e madhe eshte se per organet e specializuara keto fakte e pohime tuajat,ashtu si dhe deklarata te tjera pohuese te delirantit kriminal vicidolas si ajo per mbrojtjen e Lazaratit nga policia me urdher te tij apo deklarata tjeter se "Edi Rama edhe nje hap te bente e prisnin 5 snajpere gati ta qellonin dhe une me snajperin e gjashte do e qellonim te vdiste ne vend"e te tjera si keto, pra,per SPAKUN dhe personalisht per Arben Krrajen keto fakte jane hollesira ,jane si te thuash si skecet e Agron Llakes ne Al Pazar dhe vete Arben Kraja i ve gjoksin Saliut perpara cdo hetimi ! Fatkeqesisht!Vetem faktet per arka me peshk kane rendesi per Krajen e Ilir Metes!
O qeveritare ja ku e keni presidentin..... A ka intelektuale me te mire se zoti PELLUMB KULLA.....
Fale Kullave po mesojme qe paskemi patur Shqiperine e kohes Sali Berishes nje Arabi Saudite ne Europe per eksport nafte...dhe kjo fill pasi rrezohet ne Parlament ajo Rezoluta per krimet ne Serbernice nga shumica e Edi Rames !
Ne ate kohe, kontrabanda e karburantit behej jo vetem nga fshataret etj, por drejt kufirit shkonin dhe autobotet e politikaneve tane si Azem Hajdarit, Pjeter Arbenorit etj.
Ne ate kohe kontrabanda e karburantit behej jo vetem nga fshataret por dhe me autobotet nga politikanet si Azem Hajdarit , Pjeter Arbenorit etj.
Paska gjetur end ne halene M Bazes edhe nje tjeter mi Gjirizi. P. KULLO.
KY "Babaxhani" Ambassador, a eshte ai qe me 1997 braktisi detyren, dhe si "MI Gjirizi u fsheh ne kanalet e ujrave te zeza te NewJorkut? KY pleh nuk ka shume faj, faji kryesor eshte i Berishes qe e emron ambassador MIUN E GJIRI It.
Bravo Kulla. Burre i mençur paske qene. Ta paska fut Saliu sa krahu ... Te ka pedorur sic erdoret nje gramafon. Po mire more Pullumb djali. Nuk kishe degjuar ti qe PD-ja kishte nje firme qe quhej Shqiponja,,,, dhe kjo ishte organizuesja e trafikut ? Kete e dinte edhe foshnja 3 vjec ne Shqiperi. Si pranove te beheshe "kukull pe kauçuku" ne duart e Saliut dhe te lije fytyren tende perpara gjithe botes me genjeshtra ? Po edhe ne se nuk kishe degjuar...pse nuk more avionin dhe te vije te shikoje me syte e tu se c'behej ne mes te dites? Te shihje autokolonat e cisternave qe kalonin kufijte cdo dite... Nuk e besoj fare qe ti ke qene kaq naiv. Ke mbyllur sy e veshe per te ruajtur bythen tende ne karrigen e Ambasadorit. E ke futur me vetedije koken ne rere si struci.... Nje njeri me dinjitet informohet dhe merr nje vendim. Ben nje deklarate publike dhe jep dorheqje. Nuk e le vehten te katandiset nje gramafon ne duart e trafikanteve antikombetare. Po ti, ishte i mberthyer me thonjepas karriges. Nuk mund te ngriheshe dot ne kete nivel integriteti. Tani na thua qe nuk dije gje ?!!! Pffff. Kush te beson?
Kur ka patur fytyre Pellumb Kulla o Bregdeti. Nuk ka as tani ne pleqeri jo me kur ish ne maje te kalit te Saliut. Po si duket e kane penguar Bill Klintoni e Shaban Memia te jape doreheqjen.
O koqe kandari, me emrin Bregdet! Po te kishe pak mend nuk do i kerkoje nje njeriu 10.000 kilometra larg te vinte e te numeronte cisternat qe hynin varg ne Jugosllavi, te zbulonte tubat ne liqen e barkat me fucira. Nuk do vinte e te shihte se a shkelen apo jo te drejtat e pakicave ne vendin e tij, sa eshte niveli i varferise e sa prostituta tregtohen ne semaforet e Evropes. Nuk do kthehet e te verifikoje se apo i thone te vertetat Presidenti, Ministri, Kryeministri, Ministri i Brendshem, Shefi i Policise, Shiku... Po te jete se te tere keta burra ne atdhe, e genjejne, e mashtrojne dhe ky vetem kur ta marre vesh kete, me te drejte do te revoltohet. Detyra e tij eshte te percjelle qendrimin e qeverise dhe jo te korrigjoje deklaratat e shefave te tij maskarenj. E perfytyron ti kete njeri te mashtruar kur kthehet ne Tirane ne zyren e Presidentit dhe te nesermen ne vend te kthehet ne krye te detyres, te dale nga zyra e te shkoje ta verifikoje ne Liqen te Shkodres? Apo duhet te filloje te kerkoje kufomen e varrosur te Remzi Hoxhes? Po qenke Bregdhjere, o bregdet! Po te ishte se edhe ky i derguari i qeverise, do lere detyrat e tjera qe ka cdo perfaqesi dhe do kete marre pjese nga miliardat qe nxjerr Saliu, Tritani, Azemi, le ta leme Saliun me shoke e ta marrim e ta pushkatojme kete gjynahqarin e mashtruar! E shpetove Djallin e Zi, o Bregdet i dhjere! Do kishe bere mire qe ate komentin tend te bukur ta mbaroje me thirrjen: Rrofte Sali Berisha!
Jepet doreheqja mor Lumbregu. Nuk eshte se nuk ka patur dijeni. Ose te pakten te kishte dhene kete interviste ne 1993-1995, por cfare pret nga nje njeri qe ne shkolle te larte e ka cuar "shoku Enver" e ne Ameriqi shoku Sali.
SI GJITHMONEZOTI KULLA ESHTE MEGAFONI I PRISHUR QE SHERBEN VETEM PER QESHUR MBRETI APO SIC ITHONE ESHTE NJE LOLO.
Berisha 92 - 97 o Pume dihet shtet kishte sa te vuri fhe ty ambasador....se ku te gjeti ai e di.....por ti je mosmirnjohes......nuk e ndalonte dot ai shtet kontrabanden miliarda Euro si nuk e ndaluan Rumunet, Bulgaren etj.....kete shtet beri...por nuk besoj se e beri qellimisht....mer nga dhite e bej zabite
Po ore budalla i Saliut nuk i ndalonte dot, aty mbaje mendjen ti. Nje rruge me nje kalim kishte nga Tirana ne Shkoder ne vitet 90 ku nuk beje dot me shume se 30km ne ore e ku te gjitha autobotet e naftes kalonin mes per mes qyteteve... e deri ne kufi. Na mbyten budallenjte, ke ngel ndonje ne psikiatri?
Ishte shtet I mbaruar se zhduku profesionistet dhe e mbushi shtetin me injorante ndaj....me realistisch o trima...tundimi oshte I madh se njerezit ishin pa buke dhe police bliheshin....me kte llogjike ka apo jo Rama faj oer inceneratoret? Qindra milion Euro rrush e kumbulla...? Dhe ka dhe ska....
Ata qe shajne Pellumb Kullen jane shpellaret e Sali non grates....
Ata nuk lexojne fare shkrimin, o Valon djali dhe as e kuptojne perse behet fjale. Ata i afrohen gazetes te shajne ata qe nxjerrin lakuriq Saliun. Edhe ky Kulla per kete ankohet se Saliu deklaron tani qe ka qene kunder OKBese dhe Evropes qe denonin ata qe furnizonin Jugosllavine me karburant. Atehere ai u thoshte njerzve qe i kish ne sherbim qe jemi dakord me ndalimin me embargon dhe tani thote te kunderten - dhe dje e tha kete ne parlament - se ai na paskej qene ku der nderrkombetareve. Dhe ka njerez qe mbrojn pacavuren Sali!
Po ik o Pellumb.Kelysh komunisti je. E dime. Je dhe historian i mire...por kelysh komunist je.
O Tema pse e hoqet komentin tim?????!!!!! Ahahha ketu duket sa te paanshem jeni. Nese shahet nje opozitar ju i lejoni komentet, nese nje personi i vihet ne dukje nje fakt qe e ka (ish- bashkepuntor sigurimi) e fahini sepse i ben fresk qeverrise dhe shan Sali Berishen. Po mo po ish bashkepuntor ka qene, ky dhe Leka Bungo bashke me kete
Ata nuk lexojne fare shkrimin, o Valon djali dhe as e kuptojne perse behet fjale. Ata i afrohen gazetes te shajne ata qe nxjerrin lakuriq Saliun. Edhe ky Kulla per kete ankohet se Saliu deklaron tani qe ka qene kunder OKBese dhe Evropes qe denonin ata qe furnizonin Jugosllavine me karburant. Atehere ai u thoshte njerzve qe i kish ne sherbim qe jemi dakord me ndalimin me embargon dhe tani thote te kunderten - dhe dje e tha kete ne parlament - se ai na paskej qene ku der nderrkombetareve. Dhe ka njerez qe mbrojn pacavuren Sali!
Berisha shkaterroi shtetin...normal qe me pas nuk e kontrollonte dot...por dhe per ndonje lek per pupullin e varfer dhe mund te kete mbyllur syte....si sot qe justifikojne kullat dhe kanabisin me varferine e popullit...te habe nje cope buke thone ne tryeza...toidhjo...Shqiperia ka nevoje per nje guvernator te huaj....pike
Eshte nje shkrim i nje njeriu qe pasi te ka mjelë mire e mire te shqelmon po qe se shikon se po i bjenë patkonjte kalit. Eshte prototipi i skuthit dhe as skuqet as nxihet.. Ky i sherben pa asnje skrupull kujtedo qe ja lyp interesi edhe pse dikur e ka lepire apo peshtyre.
Ohuhaaa, vari karin. Historia jonë këto 30 vjet është - Sala rregullisht ia bën mendjen pordhë një tufe njerëzish, i mjel, i përdor, i harron, i shet, këta pastaj zhgënjehen, bëhen armiq përjetë, fillojnë hapin thesin, po sa para bën, Sala e ka fituar atë që deshi. Dalin ca rrusha të tjerë, prapë fillon loja nga e para, prapë e kuptojnë rrushat e rinj që kapterr Ramiu e kishte lojë. “I mbaj mend tekstualisht fjalët e tij, pasi unë në atë kohë besoja kryekëput në ato që thoshte ai.” - thotë Pëllumbi. Puuuuuu, ça axhaminjsh, amatorësh, të paditur kanë qenë këta të PD-së. Erdhën tërë pordhë në pushtet në 1992 e na e bënë Shqipërinë çorap. Ju bëri Sala nyje o të gjorët leshko, për të zezën tonë. Ne kemi 30 vjet që durojmë turinjtë e zgërdhirë të Salës, lehjet e tij, kurse ti Pëllumb shkruan memuare nga Amerika. O sa vari karin është kjo punë!
Ohuhaaa, vari karin. Historia jonë këto 30 vjet është - Sala rregullisht ia bën mendjen pordhë një tufe njerëzish, i mjel, i përdor, i harron, i shet, këta pastaj zhgënjehen, bëhen armiq përjetë, fillojnë hapin thesin, po sa para bën, Sala e ka fituar atë që deshi. Dalin ca rrusha të tjerë, prapë fillon loja nga e para, prapë e kuptojnë rrushat e rinj që kapterr Ramiu e kishte lojë. “I mbaj mend tekstualisht fjalët e tij, pasi unë në atë kohë besoja kryekëput në ato që thoshte ai.” - thotë Pëllumbi. Puuuuuu, ça axhaminjsh, amatorësh, të paditur kanë qenë këta të PD-së. Erdhën tërë pordhë në pushtet në 1992 e na e bënë Shqipërinë çorap. Ju bëri Sala nyje o të gjorët leshko, për të zezën tonë. Ne kemi 30 vjet që durojmë turinjtë e zgërdhirë të Salës, lehjet e tij, kurse ti Pëllumb shkruan memuare nga Amerika. O sa vari karin është kjo punë!
Ohuhaaa, vari karin. Historia jonë këto 30 vjet është - Sala rregullisht ia bën mendjen pordhë një tufe njerëzish, i mjel, i përdor, i harron, i shet, këta pastaj zhgënjehen, bëhen armiq përjetë, fillojnë hapin thesin, po sa para bën, Sala e ka fituar atë që deshi. Dalin ca rrusha të tjerë, prapë fillon loja nga e para, prapë e kuptojnë rrushat e rinj që kapterr Ramiu e kishte lojë. “I mbaj mend tekstualisht fjalët e tij, pasi unë në atë kohë besoja kryekëput në ato që thoshte ai.” - thotë Pëllumbi. Puuuuuu, ça axhaminjsh, amatorësh, të paditur kanë qenë këta të PD-së. Erdhën tërë pordhë në pushtet në 1992 e na e bënë Shqipërinë çorap. Ju bëri Sala nyje o të gjorët leshko, për të zezën tonë. Ne kemi 30 vjet që durojmë turinjtë e zgërdhirë të Salës, lehjet e tij, kurse ti Pëllumb shkruan memuare nga Amerika. O sa vari karin është kjo punë!
Jane hedhur ne sulm gjithe kamikazet e Sali shpellarit dhe po kryqezojne zotin Kulla sepse denoncon njerin nga krimet e banditit vrastar vicidolas. E njejta recete e Spin Doctor-it,i njejti urdher i tij per lincimin e atyre qe e demaskojne.Dhe s'kish si te ndodhte ndryshe me Pullumb Kullen.Te tjere perpara tij i zhduku nga faqja e dheut.A e mbani mend se dikur jetonte krah tij banditi tjeter tropojan qe quhej Azem Hajdari?Po Pashkon e cekut te bardhe e mbani mend?Pa permendur ketu "demokratin"SokolOlldashi,qe per cudine e te tereve kur vajti policia blloku i shenimeve te tij ishte "zhdukur" si me magji.Pa pyeteni Eduard Selamin,pse iku pa lene gjurme nga Shqiperia apo duan kamikazet e padrinos kriminel tu kujtojme perpjekjet e pasukseseshme per asgjesimin e Zef Brozit?Lista eshte e gjate per kufomat,lincimet,kercenimet e shantazhimet qe u ka bere Spin-i Doctor kundershtareve te tij politike brenda e jashte partise se tij anti-demokratike! Tani ka gjetur ngushellimin tek miku i Ilirit, Arben Kraja, sepse s'pranon te hape hetim per te,se po filloi hetimi per te do filloje te hape nevojtoren e gojes se tij e do kutruboje dynjane.