Loenc Vangjeli: 6 milionë euro janë pastruar në Tiranë, dy njerëz pranë Berishës do të përballen fort me drejtësinë

13 Maj 2022, 09:26Politika TEMA

Loenc Vangjeli: 6 milionë euro janë pastruar në Tiranë, dy

Analisti Lorenc Vangjeli ka ripërsëritur paralajmërimin e fortë të tij se shumë shpejt dy njerëz pranë ish-kryeministrit Sali Berisha do të kenë një përballje të ashpër me drejtësinë.

I ftuar në emisionin “Log” në Abc, Vangjeli tha se sot në Tiranë të gjithë kanë informacion që janë tërhequr 6 milionë euro nga një bankë e nivelit të dytë dhe nuk dihet ku kanë përfunduar.

Sipas tij ky është një rast i pastër i pastrimit të parave.

Vangjeli: Në rastin e një politikani tjetër, një deputet, në momentin që u shpall non-grata pati një deklarataë të ambasadës e cila thotë, nëse organet ligjzbatuese do të kërkojnë materiale ne do ua dorëzojmë atyre.

Minxhozi: Eskobari e ka thënë dhe për Berishën.

Vangjeli: E dyta është thënë po nga ambasada amerikane për Berishën. Nëse SPAK nuk ka trokitur të kërkojë fakte, prova të cilat kryeministri nuk i merr dot është në shkelje të ligjit. Unë nuk mendoj se është kështu, ndoshta duhet të presim. Perëndia nuk është si mace dhe drejtësia nuk është kështu. E fundit në Tiranë kanë filluar të kenë ide të qartë se ku kanë përfunduar nja 6 milionë euro të tërhequra në një bankë.

Vangjeli: Ka një hetim i cili është shterues për një rast pastrimi parash. Dy personazhe shumë afër zotit Berisha mund të kenë një përballe shumë të ashpër me drejtësinë. Karma rikthehet gjithmonë.

Vangjeli tha se brenda një muaji në Shqipëri do të vijnë një grup i madh prokurorësh nga Franca, Belgjika dhe Holanda.

Analisti zbuloi se është hapur telefoni i një personazhi të njohur të botës së krimit, i akuzuar për vrasje. Sipas tij në këtë telefon janë gjetur gjëra që mund të lënë shumëkënd pa gjumë.

Gjithashtu analisti paralajmëron zhvillime të tjera në Spanjë, pas marrëveshjes së vitit të kaluar për ekstradimet. Vangjeli tha se shteti spanjoll ka një mal me dosje që implikojnë personazhe të shumtë.

“Çfarë ka pasur ndërmend kryeministri nga ato që di dhe nuk thotë? Vitin e shkuar në fund të shtatorit është nënshkruar marrëveshja e ekstradimit me Spanjën. Ka një mal të madh me dosje në gadishullin Iberik. 

Do ta dëgjojmë. Do të shikojmë se çfarë do të ndodhë sesi ndërthuren dhe bëhen gërshet zeshkani, marrëdhënie të papërshtatshme të personazheve të njohur në Shqipëri me botën e krimit.

Brenda një muaji mendohet që një grup i madh me prokurorë mund të vinë në Shqipëri, nga Franca, Belgjika dhe Holanda. Dekodimi përfshin një sasi të frikshme dhe të pabesueshme të botës së krimit me personazhe që nuk ua merr mend. EncroChat është një platformë. Përdorej si mënyrë e sigurt komunikimi. 

Po përkthehet në mënyrë të ethshme. Sesa janë të sakta kjo është tjetër histori. Ka indicie por është dekoduar telefoni i një personazhi që është arrestuar nën akuzë për vrasje dhe thuhet që brenda këtij telefoni ka gjëra të cilat shumë kënd e lënë pa gjumë. 

Biseda, video dhe gjëra të tjerat cilat prokurorët i kanë parë. Krimi i rrugës është i egër, por është një tjetër lloj krimi që e gjen te rrugica e Bllokut dhe Salës, se njihet si toponim tani, që mund të trondisë shumëkënd”, tha ai.

11 Komente

  1. K
    Kraja-mbrojtesi ligjor i Metes e Berishes ne SPAK

    Zoti Vangjeli,akoma nuk e ke marre vesh se Berisha/Meta jane shpallur Monument kulture dhe mbrohen nga Kraja?A nuk e degjove ne mbledhjen e KLP-se kur tha se nuk ka asnje dosje kunder tyre,se kur nje ceshtje u pushua (me ato pa te drejte?!)dekumentat u asgjesuan sipas ligjit!Arben Krja eshte perfaqesuesi ligjor i Metes e Berishes ne ASPAK dhe mire do te ishte ta kuptoni kete e te nxirrni konkluzione me kujdes.Dhe nese ky organ nuk heton keta te dy atehere eshte e kote gjithcka,sepse ata jane dhe simuluesit e krimit e korrupsionit,dhe organizatoret e jo pak krimeve e korrupsionit madhor dhe uzurpuesit e ketij organi.Koha do e tregoje kete.Eshte dizilizionuese te shohesh vrullin dhe epshin e Krajes per Sajmir Tahirin apo per arken me peshk te Vodes dhe mbrojtjen e shfrenuar te Krajes ndaj Berishes e Metes,me mbylljen e te dy syve nga ai!Turp e fatkeqesi!Sulmi me koke dashi ndaj selise ju thote gje?E pate ju Krajen te mallengjehet sadopak e ta therrase Berishen gje?Perse? Apo nuk perbente veper penale ai sulm i armatosur dhe ishte si te thuash nje shfaqje teatrale per Krajen?

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tualet Palla

      O Vangjel i Partise, kur parate dalin nga banka jane te pastra. C‘fare na perrallis per pastrim parash? Kaq te deshperuar jeni nga frika e rikthimit te Berishes sa nuk dini se c‘flisni?

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fatmira

        O Tualet Palla kryekrimineli dhe kryehajduti i Shqiperise Sali Berisha nuk kthehet ne pushtet pse djali i agjentit te Serbise fitoi bashkine e Shkodres, se Partia Socialiste ka fituar ne 60 te tjerat.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dario

          Tualeto si ty dhe kermes Sali ju shkon shume pseudonimi qe ke zgjedhur dhe sado uje deti ti hidhni kuterboni qelbesirllek

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vranakonti

            Tualet,qenke vertete tualet. T'a kesh me shendet Salin dhe te rroje sa kaposhi i detit.

            Përgjigjjuni
          2. E
            Elisa-beth Spiropalikari von de Prrenjas

            Ky Van-gjeli te gajas brekët me "indiciet" e tij. Ngeli duke bërë glasa dhe përtypur karbon. Po nga komuniteti I evgjiteve ky eshte me popullori. I dyti eshte Fideli. I treti Like Yzeiri. Ka perparesi se paradite ben ujkun ne Teatrin e Kukllave, ne dreke anal- istin, mbasdite glasa, ne darke vjedh ne varrezat publike kryesisht dhembe floriri, unaza çorape etj

            Përgjigjjuni
            1. O
              Opla

              Fajin e ka SALIU !!!!

              Përgjigjjuni
              1. L
                Leo

                laku po ngushtohet shume per malokun e vucidolit dhe shume shpejt e pret burgu do apo sdo Kraja

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Sa-Hale Breshkani

                  Po mire more Vaj-ngel, a s'na thua c'jane 6 milion per Sa-Halen dhe Like Floririn, jane kusur xhepi... Kur tegjesh qindra milionat qe kane athere n'a thuaj

                  Përgjigjjuni
                  1. i
                    ilir

                    Ma shpifin keta qe flasin pa emra...hapi i pare drejt intriges.

                    Përgjigjjuni
                    1. N
                      Nje qytetar

                      Ky eshte kopje e shemtuar e Spartak Brahos. Te dy keta marrin urdher kur duhet te fillojne zhurmen me kapacitet te plote per te fshehur qellimet e drejtuesve politike. Megafon, asgje me shume. Turp!

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje