Rrëzuan rezolutën për Srebrenicën, Balla: Propozimi nga deputeti "non grata" nuk miratohet

12 Maj 2022, 18:07Politika TEMA

Rrëzuan rezolutën për Srebrenicën, Balla: Propozimi nga

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla sqaroi para mediave arsyet pse socialistët rrëzuan sot rezolutën për Srebrenicën. Sipas tij kjo nuk ka të bëjë me përmbajtjen, por sepse propozimi ka firmën e Sali Berishës.

Balla theksoi edhe njëherë se nuk do të pranojnë asnjë propozim që vjen nga Sali Berisha, i shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara për korrupsion.

“Lidhur me një vendimmarje të Kuvendit të Shqipërisë sot që lidhej me një kërkesë të disa deputetëve dhe nuk lidhej me qëndrimin tonë të qartë, dënues ndaj masakrës së Srebrenicës. Dua të sqaroj se qëndrimi ynë sot kishte dhe ka të bëjë me faktin me vendimin se njëri prej deputetëve propozues në kërkesën e depozituar quhet Sali Berisha.

Deputet i pavarur në Kuvendin e Shqipërisë. Ai është i papranueshëm për asnjë lloj propozimi. Kemi marrë vendimin të rrëzojmë çdo propozim që mban firmën e tij. Deputeti i pavarur Berisha është i shpallur non grata dhe sa herë të depozitojë kërkesa dhe propozime ato do të rrëzohen.


Kuvendi ka rrëzuar një kërkesë nga një deputet non-grata. Tani unë kam qenë i qartë, e kam sqaruar dhe dje. Besoj që ajo që thashë më lartë është përgjigja e saktë. Nuk ka të bëjë me rezolutën, por me personin që e propozon. Është turp në rajon që një rezolutë e tillë të mbajë firmën e këtij personi, që rëndojnë akuzat e thyerjes së embargos. Asnjë propozim që vjen nga Sali Berisha nuk miratohet nga Kuvendi”, tha Balla.

6 Komente

  1. D
    Dardania

    Partia Socialite, Partia Demokratike dhe Levizja Socialiste per Integrim, te gjithe njesoj jeni: turpi i shqiptarise. Taluant Balla njesoj je si Berisha e Rama e Meta. Po te ishin Balla

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dardania

      Partia Socialite, Partia Demokratike dhe Levizja Socialiste per Integrim, te gjithe njesoj jeni: turpi i shqiptarise. Taluant Balla njesoj je si Berisha e Rama e Meta. Po te ishin Balla

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dardania

        Partia Socialite, Partia Demokratike dhe Levizja Socialiste per Integrim, te gjithe njesoj jeni: turpi i shqiptarise. Taluant Balla njesoj je si Berisha e Rama e Meta. Po te ishin Balla

        Përgjigjjuni
        1. S
          Satër

          Bravo! Por deputetët socialistë duhet të braktisin sallën sa herë që nongrata flet në kuvend ! Injorojeni ! Askush nuk duhet të merret me të dhe me çfarë thot nongrata! Mos e faktorizoni! Çmëndeni !.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Drejtësia

            Po thuaje o Taulant: "Nuk mund të miratohet rezolutë kundër Beogradit, për krimet e kryera nga Beogradi, e propozuar nga njeriu i Beogradit, sepse në këtë rast, bëhet krim i trefishtë ndaj shqiptarëve." Kaq të kishe thënë.

            Përgjigjjuni
            1. H
              Hakmarrje për drejtësi

              Taulant! Ajo që nuk the ti është "Rezoluta" ishte një provokim nga më të ndyrët ,siç është. vet Sali Berisha dhe shpura e tij edhe më e ndyrë se ai!?

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje