Boçi e Bylykbashi negociatorë për presidentin, Balla: Nuk pranojmë propozime nga bota e përtejme

12 Maj 2022, 17:53Politika TEMA

Boçi e Bylykbashi negociatorë për presidentin, Balla: Nuk

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në një dalje për mediat e ritheksoi se mazhoranca nuk do të diskutojë me Sali Berishën apo anëtarët e Komisionit të Rithemelimit për zgjedhjen e presidentit të ri.

Ai shton se mazhoranca pret që grupi parlamentar i PD-së me Enkelejd Alibeajn t’i përgjigjen pozitivisht thirrjes për t’u ulur në bisedime.

Pyetje: Do pranoni të bisedoni me Oerd Bylykbashin dhe Luçiano Boçin për Presidentin?

Balla: Prapë e njëjta gjë. Kush propozohet nga Sali Berisha nuk vlen. Edhe zotërinjtë që përmendni, janë propozuar nga bota e përtejme dhe nuk vlejnë. Nesër do kemi takime me dy grupet parlamentare. Shpresojmë se dhe grupi i PD-së t’i përgjigjet pozitivisht thirrjes tonë që të diskutojmë për emrat për President. Sot ishte shembulli i një vendimmarrje që brenda propozimi ishte emri i Sali Berishës. Dhe për Presidentin është e njëjta gjë.

Nuk pranojmë asnjë propozim nga Berisha apo persona të përfshirë në lëvizjen e tij. Unë po flisja për bisedime dhe negociata me opozitën.

Partia Socialiste ka qenë i qartë në një dëshirë tonën për të zgjedhur një president për të gjithë shqiptarët. Presidenti i ri të ketë një votë mbështetëse sa më të madhe. Ne kemi përcaktuar ku synojmë, kush jaë fushat ku mund të vijë personi, zotëria ose zonja që përmbuysh pritshmëritë.

2 Komente

  1. H
    Hakmarrje për drejtësi

    Taulant!Po pranoi ata "delegatët" e Saliut dhe Ilirit se kështu e do "Demokracia funksionale". A nuk është "Demokrat" Saliu?Ai thonë se na e solli "Demokracinë në tabaka ",siç na sjellin kamarierët kafen dhe rakinë!?Po mos kujtoni ju se Saliu nuk ka luftuar"për demokracinë"Ja faktet ; katër të vrarë më dy prill në Shkodër, tre mijë të vrarë në "luftën civile"në "97,. 26 të vrarë e qindra te të tjerë të plagosur dhe fshatra të hedhur në erë në "Hiroshimën " Shqiptare,dhe më pas,po jo e fundit,21Janari!?Po që mir Saliu "nuk i mban mënd",po SPAK pse nuk i ka parë?!

    Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje