REPLIKAT/ “U keni nxirë jetën grave shqiptare”, Berisha dhe Manja përplasen në Kuvend, ministri: Krenar që jam shërbëtor i kësaj qeverie

12 Maj 2022, 16:26Politika TEMA

REPLIKAT/ “U keni nxirë jetën grave shqiptare”, Berisha

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja dhe Sali Berisha kanë debatuar pasditen e së enjtes në Parlament për gjuhën e përdorur nga ky i fundit për gratë shqiptare. Berisha tha ndër të tjera se qeverisja socialiste pas diktaturës së Enver Hoxhës është qeverisja më armike ndaj gruas shqiptare.

REPLIKAT:

Ulsi Manja: Nuk kam replikë të vecantë, por kur e dëgjon zotin Berisha që flet me patos për barazinë gjinore të mbushet mendja se ke përpara kalorësin e barazisë gjinore në lopë. Berisha është kujtuar vonë për të folur për barazinë gjinore, sepse pasi shkatërroi në qeverinë e vet të parën, të saliu i parë, se ky është saliu i tretë, pasi i vuri dermën kopshteve dhe shkollave, prodhoi gjithë ato tragjedi, që i kanë paguar me kosto të madhe shqiptarët, tani kujtohet dhe flet si kalorës i barazisë gjinore.

Edhe gjuha që përdore sot është dhunë mbi gratë dhe vajzat shqiptare. Një gjuhë e ashpër dhe viktimizuese dhe që nuk ka lidhje me cështjet e barazisë gjinore. Të katën tani në këtë moshë që je e vetmja gje e mirë që je, mesazhi i mirë që mund të përcosh është të heshtësh, sepse sa herë del këtu, është njësoj sikur autori del te vendi i krimit.

Sali Berisha: Me një pyetje të vetme, çtë shtyn o Ulsi të bëhesh bodyguard i Edi Ramës këtë javë, unë e di, po hapja zemrën kolektivit”


Ulsi Manja: “Sali, Edi Rama është në mandatin e tretë të qeverisjes së votojnë mbi 800 mijë shqiptarë/ Krenar që jam shërbëtor në qeverinë Rama 3 dhe i shqiptarëve, jam krenar që jam pjesë e kësaj qeverie.”

 

 

1 Komente

  1. A
    AI

    Po po te gjitha Berisha I ka bere...o njerez ka qe ne 2013 qe uletet Berisha e ne fakt vetem beton ka hedhur e shteti eshte pertoke....lere mo plakun ....bej ndonje reforme...vaji 460 leke sot nafta me shtrenjte se Gjermani se e cove per skrsp rafinerine e vetme....o zot

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje