
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka folur për mediat në lidhje me procedurën për zgjedhjen e presidentit të ri. Alibeaj u shpreh se një nga kriteret kryesore sipas tij është që Presidenti të jetë anti-komunist.
“U ofruam për të pasur një proces, ai është i rëndësishëm, i sinqertë i bazuar në kritere, procedurë, garancia e parë e domosdoshëm ashtu siç, presidenti qytetari i parë që simbolizon unitetin e popullit, për këtë arsye ia kam përcjellë qëndrimin zyrtarë PD grupit parlamentar edhe të grupeve të tjera e shohim të udhës që me këtë proces që duhet të jetë i tillë që as me aparencë të mos perceptohet i lojë.
Një pjesëmarrje substanciale e opozitës, nuk e ka maxhoranca për të zgjedhur presidentin,as për të bërë lojëra se SPAK tre deputetë kanë lindur të deklaruar non grata, dy të tjerë janë gjeneruar për grabitje të votës, Aqif Rakipi, dy të tjerët nuk ndodhen më në seli janë pas hekurave, për këto arsye nuk ka legjitimitet për ta zgjedhur as për të bërë lojëra apo farsa. Është e kuptueshme se e drejta për të propozuar i takon opozitës. Për këtë arsye ne kemi propozuar kritere, s’duhet të jetë nga parlamenti, por të dalë dhe gjenerohet nga shqiptarët, duhet të jetë antikomunist.
Çfarë do të thotë një president antikomunist? Kandidati mos të jetë bashkëpunëtor në periudhën, mos ketë qenë në dosjet politike të diktaturës. Dëshmitë për angazhimin për çrrënjosjen e komunizmit përbëjnë avantazh. E udhës është që në bazë të kritereve ne të qëndrojmë fort. Është vendosur edhe një lloj kriteri, për mos aktivizimin në politikë, por ky kriter nuk është i shkruar në gur. Ne këtë qëndrim tonin ia ofrojmë grupeve parlamentare, sidomos atyre të opozitës. Jemi të hapur ti diskutojmë. Procedura garanton respektimin. Një proces real të mos shndërrohemi në buzëkuq të maxhorancës. Pres publikisht nga përfaqësuesit e maxhorancës të kenë qëndrimin e tyre. Kjo është qasja jonë për Presidentin. Presim reagimin e tyre dhe në bazë të reagimit të tyre do kemi një reagim tonin”, deklaroi Alibeaj.
E zgjodhi Metën PS-ja., pastaj ka dy vite që donin ta pushonin.Sot duhet dikush që din politik, dhe jo atë që njohim dhe na përshtatet.
Ik o alibeaj po merru me at non gradan tan qe te mori partin cfar je duke perfacuar ti tani
Ndryshe nga rama berisha e zgjidhte vetem presidentin dhe nuk pyese as deputetet e mistrat e vet kurse rama ja u ka dhen te drejten dhe te votoni
Ju zgjidhni njehere kryetarin tuaj pastaj merruni me ato qe zgjedh Rama . Po prape nuk ju gjeni dot mangesi zgjedhjeve te tij .
Te pakten Rama merr voten e gjithsecilit jo si berisha qe bente pas kokes se vet
Jo po do ta zgjedhesh ti o alibeaj dhe te vendosesh ndonje sozin tende aty haahah
Me sa mbaj mend un nongratat ndodhen nga PD jo nga PS
Aman kur flisni ju qe spo zgjidhni nje kryetar partie..jo me te zgjidhni presidentin skeni asnje te drejte normalll ju jeni hajduta
ju zgjidhni njher kryetarin e PD se spo marrim vesh ca behet me ju pastaj mendo per presidentin, skeni pun me presidentin se i kemi par zgjedhjet tuaja