
Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi pas bisedës që pati me përfaqësuesit e Partisë Socialiste, tha se në situatën në të cilën gjendet politika shqiptare momentalisht, është e rëndësishme që kreu i ri i shtetit të zgjidhet në mënyrë konsensuale dhe që të mos jetë i njëanshëm. Kreu i PDIU tha se në këtë takim gjetën një vullnet të mirë dhe u duk i bindur që nuk do të zgjidhet një president i njëanshëm.
“Është një detyrim kushtetues, që në tre raundet e para duhet të jetë me konsensus. E theksuam këtë gjë. Nëse zgjidhet në mënyrë të njëanshme, shërben për të zgjidhur krizën. Presidenti duhet të jetë një person, thellësisht me eksperiencë politike.
Një president që mbart edhe pjesën tjetër të konsensusit do ta luante shumë mirë këtë rol. Ne gjetëm një vullnet të mirë. Nuk do të kemi një president të zgjedhur në mënyrë të njëanshme. Ramë dakord, që kemi hyrë në një proces kushtetues….Duhet të fokusohemi në emra konkretë.”
Diçka duhet të jetë e sigurt., që nëse Presidenti është i gjinis mashkullore., atëher drejtori kabinetit duhet të jetë femër.