
Prezenca e OSBE në Shqipëri vlerëson procesin gjithëpërfshirës për përzgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës.
Në një postim në Facebook, OSBE në Shqipëri thotë se nga ky proces do të zgjidhet personaliteti që përfaqëson unitetin e popullit.
“Ndërsa vendi fillon procedurat parlamentare për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri përshëndet një proces përfshirës, i cili do të sjellë në postin më të lartë një personalitet që përfaqëson unitetin e popullit, sikurse përcaktohet në Kushtetutën e Shqipërisë”, njofton Prezenca e OSBE në Shqipëri.
Palët politike janë aktualisht në negociata për të zgjedhur kandidatin për President. Nuk ka ende një emër konkret për postin më të lartë.
Një rast që zgjidhet brënda për brënda parlamentit., po e bëjn problem internacional. Kur ja doli Meta., gjithkush mund ta shtyj 5 vite.
Kemi dhe Popullin e 2 Marsit meqe ra fjala. Mund te rizgjedhim Presidentin qe kemi . Perfaqesuesin e Popullit te 2 Marsit. Keshtu shmangim lodhjet e kota. Dhe Kushtetuta eshte e mrojtur me siguri te larte.