
Pas takimit me kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla në kuadër të konsultimeve për Presidentin e ri, deputeti Fatmir Mediu tha se duhet një proces i përbashkët opozitar për të përcaktuar kandidaturat që plotësojnë kushtet.
Mediu theksoi se pa një dakordësi mes opozitës nuk do të ketë negociata me mazhorancën, pasi në të kundërt sipas tij do të bëhej fjalë për një lojë politike.
“Duhet të kemi një proces të përbashkët opozitar për të përcaktuar kandidaturat që plotësojnë kushtet. Siç shoh procesin, nuk mendoj se do të ketë kandidat ditën e hënë. Është absurde që politika të përjashtojë politikën. Besoj që nuk mund ta ngushtojmë vetëm në një profil të caktuar, të jemi më të gjerë sa i përket kritereve. Qëndrimi ynë është që do të kemi një dakordësi të opozitës, pastaj me mazhorancën.”
Kurse, Taulant Balla pas takimit u shpreh për mediat se nga të dyja grupet ka pasur sot një gatishmëri për të hedhur në tavolinën e bisedimeve emra konkretë.
Mediu, sipas tij, i ka informuar edhe për një qasje për të ardhur me një emër apo disa emra konkretë nga ana e opozitës. Kreu i Grupit Socialist shtoi se shpreson që edhe nga ana e PD-së të ketë një vendimmarrje për t’u ulur në tryezën e bisedimeve.
ahahahahahahahahahhaha...o zot..
hahahahaha flet media per Presidentin ej ! hahahahahahaha ku ka degjeneru ai vend . Flm aleateve tane rbt ne pith zoti ju pafte .Karma . per kte qe i bot Shqiperise duke e mbushur Politiken me Kriminela e funderina rrugesh ,qe sot kapardisen ne Vila
Partia Republikane shikon sehir që prej 1992-it., një Parti e vockël që mbijeton falë emrit me atë Amerikane. Sot duhet të ishim në dijeni me ata që pretendojn këtë post dhe ata që e meritojn., dhe jo t'ju vihet përpara deputetëve (si gotë me raki) pes minuta para votimit.
Shume mire e ka thene qe asnji nuk ka pas bythe me e kundershtu Berishen dhe shife ku perfunduan te pa udhet
Po ky nga doli , sikur u dorzua si i PENDUARI i DREJTËSISË ?!!