Rezoluta për Srebrenicën, Çupi: Berisha një nga kriminelët e masakrës, fuqizojë Millosheviçin me heqjen e embargos së naftës, në prag të një hetim

13 Maj 2022, 15:21Politika TEMA

Rezoluta për Srebrenicën, Çupi: Berisha një nga

Analisti Frrok Çupi deklaroi se Sali Berisha është një nga personat përgjejgës për masakrën e Srebrenicës, pasi në vitin sipas tij në vitin 1995 ai shkeli embargon e vendosur nga OKB ndaj Serbisë së MIllosheviçit.

Në studion e “Sot Live në Shqipëri”, analisti paralajmëroi se Berishës së shpejti e pret një hetim ndërkombëtar pikërisht për përfshirjen e tij në këtë masakër.

“Srebrnica është një çështje interesante dhe shume hollë. Nëse parlamenti shqiptar do të miratonte këtë rezolutë do të krijonte një problem diplomatik në rajon dhe me diplomatët, jemi në një moment që s’ka asnjë ditë, as një shkak pse duhet të behet një rezolutë.

Shteti shqiptar ose e bën për të tërhequr vëmendjen nga konfliktet që ka bota sot, për t’i krijuar situatë të vështirë SHBA, ose për t’i bërë karshillik Serbisë, ose për t’i dëshmuar Rusisë se “po ke të drejtë të sulmosh Ukrainën, sepse kështu ka bërë edhe Serbia. Berisha nuk e hedh një minë nëse nuk e ka të sigurt që vret.  Berisha është një nga vrasësit e Srberbenicës, miliona tonë nafte kanë shkuar nga Shkodra, Gjakova dhe Struga te Milloshevici.  Ai e di që ndodhet në prag të një hetimi ndërkombëtar për shkak të thyerjes së embargos së naftës.”, tha ai.

Çupi tha se Berisha nuk ekziston politikisht, kjo është edhe arsyeja që rezoluta e tij nuk u mor parasysh. “Ne bëjmë një detyrë si njerëz të medias që e marrin nëpër diktim Berishën. Berisha nuk ekziston, ai në mënyrë të dhunshme i ka hyrë në njerëzve dhe thoja jam këtu, por është zero. Po të flasësh me gjuhën e popullit, Berisha do të lë litarin jashtë me çdo kusht.”, u shpreh ai.


“Berishën do ta shohim si lider në botën tjetër, nëse do të jem një mizë kali”, kjo ishte një batutë e analistin, i cili nënkuptoj që Berisha nuk do të jetë asnjëherë  një drejtues.

“Mediat po bëjnë dialog me shurdhin, me atë që s’ka vesh. Berisha nuk është faktor, do të jetë vetëm në jetën tjetër. Nëse bëhem mizë kali në jetën tjetër, mund të jetë lider. Ai është një djall, një protagonist i së keqes, shkatërruesi më i madh i vendit. Berisha ka një ushtri një paramilitari të tmerrshme. Ky popull shpëtoi nga Enver Hoxha, nga pushtuesit, nga ky nuk shpëton dot nëse nuk do të ishte SHBA.”, tha analisti.

5 Komente

  1. K
    K

    Vend i degjeneruar . Krimineli non grata, jep leksione morale. Hajduti me video jep leksione ndershmerie. Ju denoj me varje tek ura e fshatit. Kafka.

    Përgjigjjuni
    1. N
      NdRr

      Denoji mor rrush gjithe kriminelet e masakres, dike me rezolute e dike me burg. Burre i neveritshem, maskara.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shkumbini

        Berisha politikan fin dhe me pervoje.Ja u beri me gjize te gjitheve,nga Rama deri tek Balla e Spiropali……Edhe ty Frok.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shalnjani

          Zotni Frrok respeket per zotnin tuaj ,ka kohe qe i ndjeke shkrimet dhe opinjonet tuaja edhe pse politikisht jemi opozitar ,si thone asaj fjales me nej shtremt e me fole drejtt ato shprehin menddimin shumices se njerzve...Pore do te lutesha qe miqesisht te ju kerkos grupit te opinjonistev qe dite e nate mbrojne Salih Berishen te shkeputen vece nga nje secili e tishohe shoket e vet ne trasmtim sa te neveritshe duken .Nuke due ti ve epitet as kujtte pore jane te neveritshem.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Komentator Politik

            Përdorëm diplomaci për të shpëtuar Luginën e Preshevës., pasi aty jan të gjith Adem Jasharë.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje