Ibsen Elezi: Rruga e Berishës, qorre. Jo koalicion me Metën se s'po bëjmë biznes

14 Maj 2022, 13:15Politika TEMA

Ibsen Elezi: Rruga e Berishës, qorre. Jo koalicion me Metën se

Kandidati për kreun e Partisë Demokratike Ibsen Elezi, e nisi fushatën e tij nga qyteti i tij i lindjes, Kukësi.

Elezi tha se ka kërkuar debat me rivalin e tij Sali Berisha, por është kundërshtuar.

“Pse Berisha i shmanget debateve, që i kam kërkuar të kemi përballë. Rruga e tij është një rrugë qorre, nuk na çon askund, duhet të bëjmë gjithçka për të shtrirë numrin e anëtarësisë sonë. Na duhet një mekanizëm që të përballemi me këtë sistem që kemi përballë.

Kemi të bëjmë me një kundërshtar që është i organizuar, në të gjitha nivelet. Nuk mund të kemi kurrsesi bashkëpunim me Ilir Metën, sepse është një parti që i përket boshtit të majtë, ne po luajmë në politikë këtu, nuk po bëjmë biznes, nuk duhet të jetë qëllim primar qenia në pushtet.

Edi Rama nuk e ka krijuar vetëm hegjemoninë e tij në Shqipërim, e ka krijuar së bashku me këta të tjerët...”, tha  Elezi.

 

4 Komente

  1. K
    Komentator Politik

    Kriza është e thellë. Aktualisht në vënd që të ecim përpara, kthehemi mbrapsht. Vërehet që frigoriferi në familje është bosh, ata që s'kanë, nuk do blejn., dhe ata që kanë vështirsi., po i shesin.

    Përgjigjjuni
    1. q
      qytetar

      Ju Komentator si e keni Frigoriferin !? Je bere I neveritshem. Mbase paguhesh mire dhe ta vlen.

      Përgjigjjuni
    2. Mirë do bëje t’ë prisje , VENDIMIN e GJYKATËS të

      Ibsen , sinqerisht t’ë pëlqej për kurajon që ke në ngritjen drejt të problemeve që ka vendi , dhe partia ku ju aderoni , por një gjë nuk kuptoj se për ç’farë po konkuroni , nqs bëhet fjalë për parti të re “Shtepia e lirisë” , dakord , po nqs bëhet fjalë për PD-në , LIGJËRISHT ajo e ka kryetarin në detyrë me të drejtë VULE dhe FIRME ,deri në momentin që t’ë shprehet GJYKATA e APELIT , për derisa VENDIMI i GJYKATËS TË SHKALLES të PARË u ankimua brenda afateve ligjore . “ Foltorja “apo “Shtepia e lirisë” , mund të ketë NGREHINËN e SHQUP-it , tashti që ndroi dhe BRAVAT apo hoqi dhe BLINDET , gjë që mund t’a kishte bërë dhe në 8 JANARIN e famshem në historinë e PD-së , por ja që ka ca rregulla në ligjin për partitë politike .

      Përgjigjjuni
      1. q
        qytetar

        Çashtu çashtu por Ju e keni Tradite BABA nuk tradhetohet bre Ibsen. Thjesht tallni. .....me budallenjte. Urime LEXHENDES qe I beri Shqiperise ate qe asnje PUSHTUES nuk e pati ZEMREN te ja bente. Sekses Ibsen ne vazhdimesine e qellmit te Rithemelimit. ...shkaterrimin e se mires. Por mbase si gjithmone SHQIPERA ka shpetuar nga Miqte larg Kufijve dhe ja KOMSHINJTE. URIME IBSEN !

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje