
Sot në orën 16:00 përfundon afati për dorëzimin zyrtar të kandidatëve për president të Republikës, ndërsa ende nuk ka asnjë emër për tu hedhur për votim në raundin e parë të përcaktuar të zhvillohet të hënën e 16 majit, ora 17:00.
Sakaq, deputeti Agron Gjekmarkaj përmes një postim në Twitter, thekson se presidenti i ri duhet të plotësojë dy kritere, orientim dhe formim euroatlantik dhe figurë politike që mbështet luftën kundër pandëshkueshmërisë.
“Presidenti i ardhshem në situaten ku ndodhemi duhet të plotesojë kryesisht e para sëgjithash dy kritere 1) Qartazi me orjentim dhe formim eurotalantik 2) Një figurë politike që mbeshtet luften kunder pandeshkueshmerisë! Të tjerat kritere janë folklor.”, shkruan Gjekmarkaj.
Shkurt e sakte!Te tjerat jane llogje pazari,jo anti-komunist ,jo anti-...,pordhe me rigon!Shkurt duhet nje person qe e nderon veten e tij dhe qe e respekton dhe populli dhe jo nje person qe edhe pse kalon vetingun dhe vihet ne krye te organit kryesor shqiptar si SPAK-u per te pastruar krimin e korrupsionin ne politike si puna e Arben Krajes,eshte transformuar e vertetuar qe eshte zhgenjimi me i madh i reformes ne drejtesi dhe mbrojtesi i kryebanditeve Meta e Berisha e Co.pas tyre.Dhe loja me te eshte pare qekur edhe pse me vile ne Lalez,e kane kaluar ne veting dhe nuk eshte kundershtuar ne Apel as nga komisioneri publik?!Si ka munderi?Te gjithe te kapur jane?Pritet dfrejtesi nga Arben Kraja!?
Je burre inteligjent dhe me integritet. Por, kjo e fundit nuk ka qene tille me pare, pasi i sherbeje Berishes. Pra, kur je i pavarur je ai qe duhet.
????????..
Shqiperise nuk I duhen Prof.Doc. qe mund ta urrejne vendin e tyre por mbase njerez normal pa Tituj Plagjiature por qe kane dashuri per vendin tone. Sigurisht keto jane jashte marreveshjeve te ndyra politike. ....dhe do jemi aty ky ishim me popullin e 2 Marsit.
Vazhdon të jesh konfuz, Mr GJ. Të dy kriteret e tua, si kryesore, nuk thonë asgjë, po asgjë...; biles, për mendimin tim, janë "të rrezikshme" për një zgjedhje dinjitoze, sepse, në përgjithësi, nuk i përmbahen strikt kritereve të kushtetutës. Sidomos formimi euroatlantik si kriter kryesor, në sensin më të thjeshtë, do të ishte përjashtues për individë kandidues potencialisht shumë të denjë. Ndërsa, për #2 (mbështet luftën kundër pandëshkueshmërisë) është “turp” të përmëndet, jo më të vihet si kriter!! Nuk e kuptoj se pse duhet të jetë kaq e vështirë kjo cështje, kur kushtetuta i përcakton kriteret fare qartë. Cilësitë që une do të dëshiroja që të mos tolerohej tek presidenti ynë si individ të ishin: patriotizmi, atdhedashuria, dinjiteti, integriteti moral, pjekuria/aftësia gjykuese, respekti, edukimi, kultura,….Përsa i takon të qënurit përfaqësues i unitetit të popullit, sic edhe e kam thënë në një koment të mëparshëm, ai është i domosdoshem, por praktikisht/realisht jo gjithmonë i realizueshëm, sepse jetojmë në një vend/shoqëri ku mungon homegjeniteti politik, klasor, social, moral… Sa më neutrale të ishte figura e propozuar, aq më mire do te shkonin punet. Por, që të sakrifikosh “cilësitë individuale” dhe të bësh një zgjedhje mbi preferencë politike, shtresë, klasë, krahinë, inkluduar edhe ato që thoni ju, Mr Gj, nuk do të ishte as e zgjuar dhe as dobiprurëse. Nga ana tjeter, cilido individ që do të zgjidhej, pavarësisht preferences së tij/saj politike, klasore, krahine, shtrese…, e ka detyrim kushtetues që te bëhet/sillet/veproje në postin e presidentit si gjithëprfshirës, përfaqësues i vëndit/unitetit të popullit. Nëse ne zgjedhim një individ me “cilësitë individuale” të përmendura më sipër, shanset që ai/ajo të jetë i denjë per postin, apo zgjedhja jonë të ketë qënë e denjë mendoj se do të ishin më të mëdha se sa po të bëjmë një zgjedhje mbi preferncat politike, klasore, krahinore…, apo edhe proeuroatlantike, qe mbeshtet ndeshkueshmerine…. Megjitheate, Mr Gj, jeni për tu përshëndetur këtë radhë, sepse nuk i keni mëshuar asaj që një shumicë vazhdojnë ti mëshojnë në mënyrë aspak racionale, për të mos thënë që e kanë obsesion, zgjedhjes së presidentit nga kjo apo ajo klasë, shtresë, krahinë, pa përmëndur dhënien e emrave nga më “absurdët”!!! URIME!!!