14 vite nga 21 Janari - Balla: Nuk kemi ndenjur të heshtur e as indiferentë! Ne presim drejtësi

21 Janar 2025, 12:44Politika TEMA
14 vite nga 21 Janari - Balla: Nuk kemi ndenjur të heshtur e as

Ngjarja tragjike e 21 Janarit të vitit 2011 në Tiranë, ku humbën jetën katër protestues të pafajshëm, e kanë kujtuar sot politikanë dhe përfaqësues të mazhorancës.

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, i cili mori pjesë sot në homazhe ka theksuar vendosmërinë për të kërkuar drejtësi, duke shtuar se gjatë këtyre viteve nuk kanë ndenjur të heshtur e as indiferentë.

Postimi i Ballës:

DREJTËSI PËR 21 JANARIN

Nuk kemi ndenjur të heshtur e as indiferentë.

Ne kemi qenë dhe jemi qartesisht ne anën e drejtësisë me besimin e palëkundur se i takon vetëm të drejtësisë se re të bëjë drejtësinë e munguar për 21 Janarin, në dritën e vendimeve të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë dhe me besimin tek Prokuroria e Posaçme.

Ne jemi në anën e drejtësisë dhe presim drejtesi!

4 Komente

  1. P
    Politikani nga Librazhdi

    Ju te PS, tani qe u zbuluat publikisht se jeni nje bande me ata te PD, ftojeni dhe ata dhe shkoni bashke per homazhe te atyre fakireve ne bulevard. Njelloj jeni, ju i genjyet ata fakira dhe i cuat ne protest para kasapit te Ballkanit, Sali Berisha, si mish per top dhe ai i vrau. Kryetari juaj, sot lideri "boteror" organizoi protesten, populli i besoj dhe shkoi, kurse ai u fsheh skutave dhe vrojtonte se si po i vriste Sali Berisha keta fakira qe ai dergoi atje. Keni bere shume gjynahe ju te PS ndaj ne popullit, dhe me ne fund pasi realizuat qellimin, muaret pushtetin, e perzut popullin nga syt kembet, e fukaralloset dhe keni 35 vjete qe bashke me Berishen po n vidhni gjithcka qe ne si popull ndertuam ne 5 dekada me djerse dhe gjak, kurse ju jeni bere milardere me punen tone. Jeni ju ata qe ne mareveshje me Berishen, nuk lejoni drejtesin te veproj per te zgjidhur dhe dhene drejtesi per 21 Janarin, por genjeni keta fakira qe ju djeg shpirti per njerzite e tyre te dashur, i jepni ndonje karafil ne dore dhe i coni tek vendi krimit. Turp per tradhetine qe ju te PS i keni bere ketij populli qe ju ndoqi kembakembes edhe ne ditet me te veshtira, ku mbetem ne protesata masive, deri sa ju sollem juve ne pushtet dhe ju keni prure ne kete gjendje mjerane ne si popull.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Berti

      Po kur drejtesia po tall lesht me ju si i behet. Faktet jane te qarta perse nuk veprojne keta prokurore te trembur. Po ju nuk skuqeni qe u bene 14 vjet qe nuk po behet asgje. Apo po talleni dhe ju bashke me prokuroret me gjakun e atyre 4 martireve? Cfare pret Spak kur i ka te gjitha me ze e figure, te pranuara nga krimineli neper intervista nder vite. Keta prokurore behen trima kur nuk i kercenon. Prokurore quhen keta o Balla? A ke degjuar per denimin me burg te nje zv. ministre per nje arke peshk nga keta prokurore ?

      Përgjigjjuni
      1. X
        X

        Prisni,vetem mos u merzisni ne pritje, mbasi Spakun e komanden Saliut,prokuroret Jane te Saliut Jo te Spakut,mos shpresoni si laraska koqet e demit

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kot fare.. tallen bithen edhe kete vit..!!

          E vure lulen..??!! Tallje bithe..!! Ik tani.. shko lyp vota neper bote..!!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje