VIDEO/ 21 janar 2011: Nga vrasjet në bulevard, te drejtësia e penguar

21 Janar 2025, 11:14Politika TEMA
VIDEO/ 21 janar 2011: Nga vrasjet në bulevard, te drejtësia e penguar

Ndërsa demonstrata e opozitës po mbyllej dhe njerëzit në bulevard, përpara Kryeministrisë, po shpërndaheshin, papritur u dha urdhri për të qëlluar mbi turmë. Tre persona vdiqën në vend, ndërsa një tjetër, Aleks Nika, u plagos rënd dhe humbi jetën në spital.
Të vrarët ishin Hekuran Deda (i cili u qëllua në zonën ku qëndronin gazetarët), Faik Myrtaj dhe Ziver Veizi, në hyrjen e Kryeministrisë.

Në daljen e tij të parë publike, më 21 janar, Sali Berisha u përpoq t’ia ngarkonte fajin opozitës:

“Në këto përleshje kanë humbur jetën 3 qytetarë, janë plagosur dhjetëra policë dhe demonstrues. Përgjegjësia e plotë, totale, për të gjitha këto bie mbi organizatorët e skenarit tunizian, mbi pinjollët e benalëve shqiptarë. Duke ju shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave, theksoj se të dhënat paraprake flasin se secili prej tyre është qëlluar nga afër me armë pistoleta të lehta, të cilat nuk gjenden në armatimin e Policisë së Shtetit dhe as të Gardës së Republikës. Duke theksuar këtë, i kërkoj Prokurorisë të zbardhë sa më shpejt të vërtetën e këtyre jetëve të humbura.”

Prokuroria shkoi në vendngjarje, por nuk u lejua të dokumentonte provat. Në sytë e prokurorëve, Garda fshinte me fshesë fishekët përpara oborrit të Kryeministrisë dhe ndërronte derën e goditur nga plumbat që ishin qëlluar nga brenda godinës kundër demonstruesve.
Kryeprokurorja Ina Rama konstatoi, nga hetimet, se ndërkohë që Berisha dilte para gazetarëve dhe sajonte pista të rreme, stafi i tij po kopjonte pamjet filmike të kamerave për t’i ruajtur diku dhe për të zhdukur serverin në mesnatën e 22 janarit.

Në mesnatën e 21 janarit dolën pamjet e filmuara nga gazetari Artan Hoxha, ku duket qartë gardisti që qëllon mbi turmë. Kjo e përmbysi situatën. Sali Berisha, në mëngjesin e 22 janarit, po mendonte variantin “B”, duke pranuar vrasjet, por duke akuzuar Presidentin e Republikës, Kryeprokuroren dhe gazetarët për “puç shteti”. Ai sulmoi rëndë Presidentin, duke e quajtur “horr bulevardi”, dhe Kryeprokuroren, si “lavire bulevardi”.

Kryeprokurorja Ina Rama mbrojti fort pozicionin e saj si Kryeprokurore, por pa arritur dot të marrë në hetim Sali Berishën, pasi ai, ndërkohë, kishte ngritur një komision hetimor parlamentar kundër saj, Presidentit dhe gazetarëve.

Policia refuzoi të arrestonte gjashtë gardistët, për të cilët Prokuroria kishte lëshuar fletarrest, ndërkohë i gjithë shteti u hodh në sulm kundër Prokurorisë dhe Presidentit, për të mos hetuar ngjarjen. I gjithë procesi përfundoi në mënyrë tragjikomike, me një gjyq farsë ndaj komandantit të Gardës, Andrea Prendi, dhe gardistit Agim Llupo, ku, në sallën e gjyqit, gjyqtarët dridheshin nga frika dhe komandonin gardistët.

Prej atëherë e deri sot, kjo çështje nuk është hetuar. Me këmbënguljen e familjes Nika dhe mbështetjen e Ambasadës Amerikane, çështja u kthye me vendim të Gjykatës së Lartë në SPAK, por duket se SPAK nuk pati shumë dëshirë të përballej sërish me këtë histori. Shumica e prokurorëve të asaj çështjeje, përfshirë edhe Altin Dumanin, janë pjesë e trupës së Prokurorisë së asaj kohe, të poshtëruar publikisht nga Sali Berisha. Me sa duket, kanë ende drojë të përballen me pafuqinë e tyre për të hetuar një krim të ndodhur në sytë e të gjithëve, në transmetime live në televizion, nga një Kryeministër që i ka marrë përsipër vrasjet, pengimin e drejtësisë dhe dhënien e urdhrit për të vrarë.

28 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    Drejtesi vazhdon te vonohet se qeveria Rama nuk do te verteten prandaj e ka ndjekur kete ceshtje deri ne Gjykaten Nderkombetare duke luftuar e mbrojtur shtetin kunder perpjekjeve te familjeve per te mesuar te verteten qe shteti vrau te pafajshem. LOL

    Përgjigjjuni
    1. e
      em

      Sot PS duhej ta nxirrte popullin ne proteste kunder drejtesise.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bisht qeni sunit shiit mbetet bisht qeni....

        Vec nje njeri me te meta mendore mund te besoi se ne nje bourdhelo islamikesh do te funxionoi gjyqsori a Dhimokratia!!

        Përgjigjjuni
        1. j
          jepini Komentet o ymer pederi grekut

          kjo gazete duhet paditur per censure vs Shqioptareve dhe abuzim me mediat

          Përgjigjjuni
          1. P
            PO NQS DO ISHIN VRAR (sb,mutaj-basha-rama ) ?

            A DO SOROLLATEJ KRIMINELI I LIRE MADJE DO KERCENONTE VET DREJTESINE ???? MUA ME DUKET SE RENDITEMI PAS AFGANISTANIT SI SHTET

            Përgjigjjuni
          2. R
            Rama eshte mbeshtetes i krimit

            Nuk e kuptoje pse gjykoni vrasesin dhe jo ata qe gjykojne vrasesin. Une gjykoje Ramen dhe SPAK qe mbrojne krimin , mos valle ju prisni qe vrasesi Berrisha te thoje me denoni i vrava une ! Haaaaa meruni me ata qe mbrojne krimin

            Përgjigjjuni
            1. A
              Abc

              Sot eshte dita qe Sali Berisha dhe bashkekriminelet e tij te arrestohen me te vertete dhe me provat qe jane te dukshme, brenda nje kohe te limituar te dali para gjyqit. Besoj se edhe vendet partnere mund te ndihmojne me juriste te kualifikuar. Ne se kjo ndodh, Shqiperia do te çlirohet nga mallekimi Berisha dhe llumi i zi qe e rrethon. Mbas kesaj shpresoj se shume shpejt do shpetojme edhe nga faraoni Rama dhe strategjiket e pa ngopur te tij.

              Përgjigjjuni
              1. O
                Ols

                Kush e ka bere kete artikull, redaksia apo vete Ina Rama? Nuk do mbaje pergjegjesi ajo qe NUK hetoi?! Boll e mbrojtet dhe boll e lartesuat ate femer ordinere qe eshte bere KP siper tavolines se Topit!

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Mara emigrante ne Itali

                  Ti kalec je nje koker idioti , qeveria Rama me shume se te ngreje akuza nuk ka se çfar te beje tjeter ..kjo drejtesi nuk mund te quhet , cfar argumentash kerkon Dumani ?saliu e ka pohuar me ze dhe figure qe do te viste jo 4 por 400 vete si dhe Ramen .prandaj mos komentoni ne baze te urrejtjes por te vertetes . Drejtesi e munguar drejtesi me dy standarte , po denon persona pse kane nenshkruar kontrata per ndertimin e vendit dhe mbron duke mos I gjykuar personat qe shkateruan , vrane dhe vodhen Shqiperine dhe shqiptaret .Turp per drejtesine .

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    EDrama autori I 21 Janarit

                    Mos e hapni ket' muhabet ju t'kazanit se do ju qi motrat. Tere inotin e Trumpit do ja'u nxjerr juve dele. Sirianet do ti bej maxhoritare nga numri k'tu sy m'sy 2.7 mln siriane do sjell. Shqiperine do ta bej histori fiction, qe behet edhe filma tha Mamica dordolecja. Do quhet Shqiria = New Siria. Po ket'historine e blvrd mos ma zini ne goje. Duhet te ishit vrare mbi njmije ate dite. 4 !?!? Tallet bythen me mua liderin me global te globit dhe me tej. 4 copë nga provinca !! Seriozisht ?? ..te mbush pak hunden tani per qetesim plehra shqiptare..

                    Përgjigjjuni
                    1. E
                      Edrama 2

                      Një lëshillë: Me qenë se e ke tashmê trurin të mbushur me kokainë, pi vetëm gjys doze, se aq të duhet të shkosh në të sëmës.

                      Përgjigjjuni
                      1. s
                        salih vuk kraragjiqi maloku templare

                        Hahahaha tka qi saliu trute parsh e mbrapsht qe qenke kthyer ne nje putane e neveritshme nga goja, qe vetem lumi lanes te shplane nga pislliku

                        Përgjigjjuni
                      2. n
                        nje qytetar

                        Kam qene ne Itali kur RAI dha dyshime per vrasje nga afer me ato filmime shoqeru me komentin "...njeriu bie ne toke e tjetri perkrah tij ben nja dy hapa me tej pa u shqetesuar fare..." dyshime te forta per vrasje nga afer shfaqi atehere edhe AFP franceze. E natyrisht, kujt i interesonin vrasjet ne ate demonstrate qe ishte ne shperndarje ; pushtetit apo atyre qe donin te fajesonin pushtetin?

                        Përgjigjjuni
                        1. Q
                          Qytetari i indinjuar...

                          Një TURP i madh që nuk ka dhè që e mbulon... Një KRIM i shëmtuar, që nuk ka gjykatë që e justifikon, përveçse në Albanistan... Shker...ni nënën dhe çfarë i përmban pragu kësaj MONSTRE me emrin Sali Ram Sheqere Berisha dhe këlyshëve të tyre të pafytyrë me emrin Genc Gjokutaj!!!

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            PETRIT

                            Pyeteni pak shokun gramoz spese ai eshte strategu i ketyre vrasjeve. Po te donte ti vriste garda (qeveria) do ti kishte vrarë ne kulmin e sulmit ndaj godines se qeveriaë. Kur opizita e pa qe nuk arriti ate qe kishte planifikuar pra marrjen e qeverisë me dhunë kaloj ne planin B. Kreu ne gjakftohtesi 3 njerez te pafajshem vetem per te akuzuar qeverinë. Partia socialiste = parti e krimit

                            Përgjigjjuni
                            1. S
                              Shpellarët janë rrota kari me patentë

                              Petrit kari. Vërtetë i beson ato që shkruan apo mos je Saleh serbi dora vetë? Por në fakt edhe Saleh kasapi e ka pohuar vetë që ai i vrau, vetëm ju karat që i shkoni nga pas jeni më të verbër se të verbërit dhe vazhdoni i bini cylës në një vrimë. Jam i bindur që edhe sikur vetë Saleh plehu t'ju dalë përpara e ta pohojë përpara jush që i ka vrarë ai vetë, ju prapëseprapë do vazhdoni të njëjtën muzikë, që nuk i ka vrarë Salehu, por Rama apo tjetërkush, aq kara me zile jeni. Prandaj edhe cjapi serb ka 34 vite që nuk i hyn gjemb në këmbë, pikërisht sepse ka patur mbështetjen e rrotave të karit si puna juaj.

                              Përgjigjjuni
                            2. s
                              spata

                              Mos u lodhni me me 21 Janarin.Ata qe jane ne pushtet te vrasin dhe te poshterojne.Ky eshte realiteti i botes ku jetojme.Pak qe ngjarja e Kapitolit. A u denuan fajtoret? Popull beni kujdes.Ndiqni rrugen e plakut te mencur qe edhe pse luftoj tere jeten iku i zhgenjyer.Ai u la porosi femijve.Doni te mos vuani si une! Po u tregoj c'bera dhe c'hoqa ne jete.Ne moshen 25 vjecare ,mbasi kishja nje pune si puntor krahu,u martova me nje grua rrobaqepse.Babai me mbajti tek hangari i lopeve.Lopet nuk i mbanim dote se s'kishte me kullota .Zona ku jetonim mori drejtim zhvillimi dhe une e ktheva hangarin plotresishte per banim.Kushet e keqija me semuren gruan.Shkova tek qeveritaret dhe u kerkova ndihme.Me percollen me fjale se si ty kemi shume.Gruaja lindi dhe jeta u be me e veshtire.Nga kushtet e renda e pa ilace femija po rrezikohej.U semur por une nuk kishja lek te blija ilace.Shkova naten theva xhamin e farmacise e mora ato qe me kishte shkruar mjeku.Por ngeca brenda.Me kapen dhe me burgosen.Lutesha te me nxirrnin por askush nuk me degjonte.Ju luta Zotit! Me ndihmo te jem pran gruas dhe femijes se semure.Une do lutem per ty me tha Zoti por nuk e di a do me degjojne.Por as Zotin nuk e degjuan.Cte beje i thash Zotit.Zoti u vrenjte e me tha .Mesohu te mos gabosh,tu shmangesh ligjeve se te denojne ,larg pushtetit se te vrasin.Te fortit mid u dil perpara.E degjova dhe i thash.Keshtu nuk jetohet.Athere beje tjerten.Ai qe te vret po se vrave do vuash brez pas brezi.

                              Përgjigjjuni
                              1. Q
                                Qytetari pa shprese

                                Ju te PS, tani qe u zbuluat publikisht se jeni nje bande me ata te PD, ftojeni dhe ata dhe shkoni bashke per homazhe te atyre fakireve ne bulevard. Njelloj jeni, ju i genjyet ata fakira dhe i cuat ne protest para kasapit te Ballkanit, Sali Berisha, si mish per top dhe ai i vrau. Kryetari juaj, sot lideri "boteror" organizoi protesten, populli i besoj dhe shkoi, kurse ai u fsheh skutave dhe vrojtonte se si po i vriste Sali Berisha keta fakira qe ai dergoi atje. Keni bere shume gjynahe ju te PS ndaj ne popullit, dhe me ne fund pasi realizuat qellimin, muaret pushtetin, e perzut popullin nga syt kembet, e fukaralloset dhe keni 35 vjete qe bashke me Berishen po n vidhni gjithcka qe ne si popull ndertuam ne 5 dekada me djerse dhe gjak, kurse ju jeni bere milardere me punen tone. Jeni ju ata qe ne mareveshje me Berishen, nuk lejoni drejtesin te veproj per te zgjidhur dhe dhene drejtesi per 21 Janarin, por genjeni keta fakira qe ju djeg shpirti per njerzite e tyre te dashur, i jepni ndonje karafil ne dore dhe i coni tek vendi krimit. Turp per tradhetine qe ju te PS i keni bere ketij populli qe ju ndoqi kembakembes edhe ne ditet me te veshtira, ku mbetem ne protesata masive, deri sa ju sollem juve ne pushtet dhe ju keni prure ne kete gjendje mjerane ne si popull.

                                Përgjigjjuni
                                1. B
                                  Burimi*

                                  SPAK-u nëse nuk e arreston Sali Berishen për vrasjen e katër njerëzve në pikë të ditës për diell do të turpëronte drejtësinë e reformuar.Nuk është e mundur që të ndodhë që mos të arrestohet ky monstrum sepse krimi është i dukshëm e i xhiruar me video dhe duhet ose te jesh frikacak i pështirë ose i blerë e i kalbur moralisht nëse lihet i lirë ky gjakëprishur.Ky vrasës sadist nuk êshtë e lejueshme të torollis nëpër rrugët e sheshet e Shqipërisë.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. D
                                    Dardani i Ri

                                    Kryekrimineli i kombit tonë, Sal Shpellar Berisha, nuk është i dyshuar për vrasjet në bulevard, ai është vrasësi i vërtetë. Ai e ka pranuar vetë, me gojën e vet, publikisht, në ekrane dhe gazeta, autorsinë e vrasjeve. Eshtë i pakuptimt qendrimim i SPAK, për mosreagimin ndaj këtij krimineli.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. d
                                      drejtesi e munguar

                                      Eshte fatkeqesi per Shqiperine ku drejtesia nuk funksionon.21-janari eshte nje krim i bere hapur per terror nga shteti.Nuk mund te thuhet ne gazeta e medja se kush eshte fajtori.Nga momenti qe thuhet"Krim Shteteror"s'ka vend per aludime se kush eshte vrasesi dhe bashkepunetoret e tij.Po Qeveria e ketyre viteve(ish opozita) a ka pergjegjesi?Pa tjeter,jo per organizimin eprotestes por,qe nuk ka kerkuar nga organet e drejtesise,me padi konkrete denimin e fajtoreve.Aludimet e Berishes, Bashes,Prendit e te tjereve jane thjesht tymnaja per te mos dale e verteta.Edhe "Pucistet"e asaj dite duhet te thone fjalen e tyre.Sa me shume lihet aq me madhe eshte dhimbja e familjareve dhe rreziku i perseritjes.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. L
                                        Laberia

                                        Dumani ngeli neper konferenca duke mburrur me ca procese te ardhura nga nderkombetaret ,me ca spacatore droge kur behen 3-4 vete dhe me ca kryetare bashkie per shperdorim detyre.Duman mate bythen mire me krimin shteteror sipas strazburgut ,mos me hajde verdalle kot .Vajte nje vit dhe ske byth ta therasesh Berishen te pakten te deshmoj.Mos genje popullin se vazhdojne hetimet intensivisht se me shume se gjysma e shqiptareve jane jurist.O soak ky krim eshte i zbuluar po e vononi ju nuk e di pse nga padija apo me qellim.Ne se nuk vihen para ligjit vrasesit dhe urdheruesit shqiperia ska per te bere hajer kurre dhe spak do ngelet turpi i ketij kombi

                                        Përgjigjjuni
                                        1. J
                                          Juliano

                                          Si është e mundur, fytyra qe krenohen me krimin, sot bëjnë avokstin e krimit. Një turi thi si si i gjokutaj, ku është i përfshirë në ato vrasje, ashtu sikur e thotë dhe ligji, kur e fsheh krimin, je bashkëpuntor me të. O zot, jepu mënd disave që akoma nuk ju ka dalë opiumi që kanë marë ca nga frika e zhdukjes si njeri e ca nga frika që u pasuruan në mënyra kriminale, tu dali narkoza, dhe të distancohen nga llumi. Këtë ta bëjnë për veh’ten për fsmiljet e tyre për fëmijët e tyre. Ndryshe do kemi 97 të tjera, për inters të një apo dy tre killerave, që na lanë 34 vjet në vënd numëro.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. E
                                            Emiljano

                                            Mero Baze, me gjith respektin për shkrimet tuaja, mbi rastin e 21 janarit, dhe rasteve kur dhe pse akoma nuk është zbardhur ky krim. Në facebook lexova një shkrimin tënd, të duhurin, ku ju dhe ne bashkë, dënojmë mos zbardhjen e këtij krimi. Për çudi, shkrimi juaj u hoq nga facebook, ju bënë presion, çfarë?.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. A
                                              Alfred

                                              Gjynah per ata fatkeqe qe u bene kurban per lojrat e ndyra per pushtet! Zoti u dhente force familjeve te tyre, por sot, ne retrospective, dallohet qarte se Rama thjesht ben ritualin cdo vit, sepse gjakun e atyre kater viktimave e ka shitur e stershitur! E shiti se pari kur hengri ngjalat e Likes ne Lalez! E shiti kur firmosi marreveshje per pushtet po me Liken ne kumbar nje serb me emrin Dushan! E shiti gjakun e tyre kur Liken pastaj e zgjodhi kryetar kuvendi! E shiti kur Liken e zgjodhi president republike! Homazhi dhe respekti me i mire per viktimat e 21 janarit nga Rama do ishte mos ndarja e pushtetit me Tom Doshin, Elvisin e Kavajes, Gjushin e betoniereve, e sa e sa hajdute, injorante e kriminele qe kane mbushur burgjet, bashke me Liken! Politikisht, viktimat e 21 janarit, prej beseprerjes se Rames mund te quhen(per fat te keq) deshmoret e sarajeve te Sulltan-Surrelit!

                                              Përgjigjjuni
                                              1. Z
                                                Zyko

                                                Mos zbardhja e kesaj ceshtjeje edhe pas 12 viteve te PS tregon talljen e kesaj partie ndaj viktimave te rena ne ate proteste. Rama eshte bere si langaraq kur shkon ve lule. Kjo hipokrizi po turperon PS nese ajo ende egziston.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. n
                                                  naqiu

                                                  0 spaku drejtesise syte c po na shone te pandehem lis na dolle rigon shpresuamtek ti shume te beje drejtesi derdhem parane lume te dhame garanci

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. T
                                                    Tim

                                                    Rama I kish paguar njerezit per te dale ne proteste, kete e di shume mire jo vetem une, prandaj perdori Arta Daden per ti genjyer familjaret e viktimave me ndonje lek. Edhe ajo di shume per ngjarjen. Biles kur tha motra e Ziverit qe ai erdhi nga Greqia per protesta, se paguajne, atehere e kuptova se ai ishte I deshperuar per nje pune, deri ne ate pike sa te vinte per 10mije leke te vjetra te Rames dhe per nje sandwich. Jo Afganistan, jo Zimbabwe por nje kategori primitiviteti e pakonceptueshme politika mesjetare e klaneve barbare me Sali kafshen e pagdhendur dhe Ramen delirant, politikane te veteashtuquajtur qe rane ne para dhe motele, kurva, orgji pa fund qe u trullosen nga paraja dhe cthurrja. Fshihet pas hijes se vet Rama, perpiqdt te mbroje ate kaste kriminelesh sepse jane nje bande te gjithe. Qendrojne bllok me Berishen e gjithe gerdallat e politikes se bashke I kane bere ato pazare. Primitive, shpellare, maskarenj, tufe ujqish gjakatare e te pashpirt. Dhe mediat lavire qe perdridhen si prostitutea neper emisione duke bere lojra fjalesh, ua kane mbuluar llumin per shume gjate, burreca menderisht te dobet, pa shtylle kurrizore qe dredhin e perdredhin fjale boshe, Lajka te neveritshme, lepirje bythe te jargosura, si ai Cani I qelbur, pederasti, injorant e gjithe te tjeret te paguar per te mbajtur heshtje dhe per te qene snober, injorante, figurina pa vlere,kurvicka. Kjo eshte shqiperia,ende feudale, qe mban akoma tradhetare te kombit qe rrine ne pushtet duke shitur burimet e vendit dhe assetet.

                                                    Përgjigjjuni

                                                    Lini një Përgjigje