Braçe kujton 21 janarin: Të vrasësh për të vjedhur është tmerr! Kjo histori ka 14 vite që nuk hetohet, duhet drejtësi!

21 Janar 2025, 09:36Politika TEMA
Braçe kujton 21 janarin: Të vrasësh për të vjedhur

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar lidhur me 14-vjetorin e ngjarjes së 21 janarit, ku gjatë protestës së opozitës në atë kohë, u vranë në bulevard para kryeministrisë 4 protestues të pafajshëm nga pushteti i Sali Berishës.

Në reagimin e tij, Braçe bën thirrje për hetimin e kësaj çështjeje dhe vendosjen para përgjegjësisë të të gjithë atyre që janë të përfshirë në vrasjen e  Ziver Veizit, Hekuran Dedës, Faik Myrtajt dhe Aleks Nikës.

Deputeti socialist thekson se drejtësia nuk është hakmarrje, por një detyrim moral dhe ligjor për të respektuar jetët e humbura.

“Sot eshte #21janar, perseri-14 vite rresht! Ky qe degjoni nuk eshte urdhri, eshte transmetimi i urdhrit te pushkatuesit: me te kaluar gardhin e telave, do te hapni zjarr luftarak! Ky eshte urdhri! Ta ta ta gjakos, gjakos!

Shikoni, te vjedhesh eshte nje gje-kriminale doemos; por te vrasesh per te vjedhur, duke vjedhur, per te mbrojtur vjedhjen e veten, eshte tmerr, tmerr! Eshte kafsheri pastaj te vijosh urdhrat: kujdes municionin, kujdes municionin!

Jo njerezit e opozites, te ndryshem nga ty, poo edhe kundershtaret e tu, por municionin me te cilin po i pushkaton, po i vret, barbarisht! E kuptoni ceshte kjo? Dhe pyetjen nuk e kam per njerezit e zakonshem; pyetjen e kam per prokurore e gjykates! Kjo histori ka 14 vite qe nuk hetohet!Kjo histori ka 14 vite qe nuk gjykohet!Nuk behet drejtesi!

Themelet e cdo sistemi bien ketu! Cdo thirrje per drejtesi, nuk eshte thirrje per hakmarrje; as keto proceset e tjera, me e pa lidhje me ngjarjen, por me te njejtin pushtet kriminal, nuk jane hakmarrje; nuk ka kush hak per te marre, sidomos mes politikanesh; duhet drejtesi, vetem kaq! Jetet e Ziver Veizit, Hekuran Dedes, Faik Myrtajt, Aleks Nikes, nuk kembehen me asgje, asnje hak; duhet drejtesi,kaq!”, shkruan Braçe.

2 Komente

  1. M
    Marseli

    Duhet te shkojne ne zinxhiret e ligjit edhe gjyqtaret qe kete ngjarje kriminale te qellimeshme e mbuluan.Eshte shperdorim detyre klasike me dashje.Q ketej duhet filliar hetimi dhe arrestimi.

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zyko

      Keta lloj hipokritesh si ky konja i Ramushit jane te paturpshem. Kujt i ankohet ky torollak edhe pas 12 viteve ne pushtet? Sa me shume flisni per ato viktima te pafajshme aq me shume i perdhosni.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje