A mund të ndikojë Trump në “non gratën” e Berishës? Fatos Lubonja: Ka një mundësi, por…

20 Janar 2025, 21:52Politika TEMA
A mund të ndikojë Trump në “non gratën” e

Fatos Lubonja, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24 u pyet nëse ekziston mundësia që me ardhjen në pushtet të Donald Trump në Amerikë, të hiqet non grata e Sali Berishës.

Lubonja tha se ekziston një shans i vogël përmes lobimeve. Por, Lubonja shtoi se Trump ka treguar se adhuron njerëzit që kanë pushtet e parë në këtë prizëm, Trump do mbështeste më tepër Ramën sesa Berishën.

“Donald Trump e ka treguar se adhuron njerëzit që kanë pushtet. Nëse Trump do shohë një njeri të fuqishëm në Shqipëri ai është Edi Rama dhe jo Sali Berisha. Aq më tepër që Rama ka interesa ekonomike me dhëndrin e Trump, Kushner.

Nëse Berisha do ishte në pushtet, do kishte më tepër shanse që t’ia hiqte non gratën. PD ka një iluzion. Por një shans i vogël ekziston përmes lobimeve, por sërish Trump nuk prish marrëdhëniet me PD-në. Por, PD duhet të mbështetet tek shqiptarët e jo të mendojë për Trump” – tha Lubonja. 

Sipas tij, Trump i sheh gjërat si biznesmen duke shtuar se vizioni i Trump është antineoliberal globalist. Lubonja deklaroi se Donald Trump është populist dhe se dëshiron një Europë të shteteve e jo të bashkuar.

“Trump premtoi se do të ndalë luftërat. Donald Trump i sheh gjërat si biznesmen. Trump bëri premtime të mëdha, që më duken të fryra. Vizioni i Trump është antineoliberal globalist. Ai do një Amerikë që tërhiqet brenda vetes që forcohet dhe bëhet konkurrente me ekonomitë e tjera.

Donald Trump është një populist, i eci ky populizëm në fitore, por tani të shikojmë çfarë do të ndodhë. Trump nuk do Europë të bashkuar, por do Europë të shteteve. Donald Trump ftoi vetëm kryeministren italiane Georgia Meloni, që është e djathta. Europa duhet të bashkohet që të shohë interesat e veta” – tha Lubonja. 

12 Komente

  1. l
    likja

    ti je rrotkarizu ma keq se gjyshipo ti nuk ke faj se te ka lodh spaci

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mute babai mute djali !

      Ore ha ka njeri te Families ky qe te kujdeset dhe ti japin ilacet ! se edhe ky si Berisha se kupton qe ka shkuar per leshe ! hahahhah

      Përgjigjjuni
      1. k
        kinezi

        ik mor idiot se nuk ka lobim që heq non gratën vetëm një gjykatë federai. Trap nuk heq dot dënimet e tij e i rruhet për një malok kufome qe flet perralla

        Përgjigjjuni
        1. N
          Niçe

          Sa kot është ky!

          Përgjigjjuni
          1. r
            rita

            Ky ia fut pordhes kur flet per Ameriken. Nuk ia ka idene fare, po fare se c'behet pertej oqeanit. Nuk eshte hera e pare qe ben komente qe nuk jane fare te verteta per sa i perket politikes Amerikane apo edhe mentalitetit te Amerikaneve.

            Përgjigjjuni
            1. k
              k

              Vetēm syu jot qorr e shikon atē mundēsinē pēr tē hequr non gratēn.

              Përgjigjjuni
              1. V
                Vllehu lubonja

                Ka nje shans o vlleh lubonja, kur Trump te te q... gruan ty! Ordiner e provokator pleh!

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tomorri

                  Po pse ju që e fyeni Lubonjën si do ti përgjigjeshin pyetjes që ju përgjigj ai? Pse çfarë tha që nuk paska kuptim për ju? Lexoni njehë artikullin dhe pastaj komentoni me fyerje.

                  Përgjigjjuni
                  1. H
                    Henk

                    "Tomorri.___ " E lexuam shumë mirë shkrimin e Lubovicit dhe prapëseprapë arritëm të gjithë në të njëjtin përfundim, që Lubovic antishqiptari i tërbuar është rrotë kari me patentë. Non grata nuk i është vënë pa dashje Saleh serbit apo në nxitim e sipër dhe hajt ta rishikojmë një herë këtë punë. Non grata i është vënë kasapit të shqiptarëve duke analizuar veprimtarinë e tij përgjatë 34 viteve dhe është arritur në përfundimin që Saleh serbi jo vetëm që është antishqiptar por del edhe antiamerikan dhe për këtë gjë Saj Sami nuk të fal, ngulite mirë në tru këtë gjë ti dhe gjithë salistat e tjerë.

                    Përgjigjjuni
                  2. X
                    Xhulio

                    Mirë niveli këtij burgaxhiu, por niveli i atyreve studiove që i japin komoditetin këtij shtrembarskut për të bërë opinjone. Merni më një njeri vërtet të pregatitur por të përbuzur vetëm se është i varfër dhe sillet rrugëve të tiranës që e quajnë Dilaver. Do merni opinjone krejt intelektuale dhe llogjike. I jipni mundësinë këtij karrakatine që i ka mbaruar servisi me kohë. Një plehrë që shitet si demokrat, ku i jati lubonjës ka krime psikologjike mbi njerëz të thjeshtë në kohën që sundonte me enverin. Iqeni mër pe keni këtë palavoz, shtrembër nga turijtë, shtrembër nga ato çthotë.

                    Përgjigjjuni
                    1. H
                      Henk

                      Si mund të jetë kaq rrotë kari ky njeri? ???? Përveç se antishqiptar i tërbuar është edhe koqe dru me pre.

                      Përgjigjjuni
                      1. l
                        llumbonja

                        Akome e vini ne refene kete qorrin?! Eshte hapur nje parti ''e re'' me qorra. Ky eshte qorr i certifikuar me deshiren e tij dhe meriton te jete atje tek vendi i qorrave si ai. Nuk na u shqiten morrat dhe qorrat ''llumbonja'' e Co!

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje