Arlind Qori sulmon Adriatik Lapajn: Është një provokator i shitur!

20 Janar 2025, 19:01Politika TEMA

Arlind Qori sulmon Adriatik Lapajn: Është një provokator i

Arlind Qori, kreu i lëvizjes Bashkë, ka reaguar publikisht pas sherrit para ministrisë së Brendshme me Adriatik Lapajn Të cilin e quan provokator dhe të shitur tek biznesmenë e politikanë, që i përmend me emër.

Statusi i Qorit

PROVOKATORËT NË PROTESTË

Nuk mund të kalonte pa provokime protesta e Lëvizjes BASHKË për të kërkuar transparencë për ngjarjen ku u përfshi polici fatkeq Azbi Spahiu dhe i biri i oligarkut Samir Mane. Nuk mjaftuan gënjeshtrat e Ministrit të Brendshëm, fjalët kodra pas bregut të Sali Berishës dhe heshtja e mediave. Samir Manes dhe Edi Ramës u duheshin edhe provokatorët.

Hyn në skenë provokatori i parë, një djalë i gjatë që në fillim të protestës del përpara kamerave dhe nis të shajë Lëvizjen BASHKË se po e përdor protestën për vota. Pas kërkesave të panumërta ndaj policisë për të larguar prishësin e protestës që shtyhej e shante kë t'i dilte përpara, më në fund policët e larguan.

Pas thirrjeve të shumta kundër oligarkisë dhe qeverisë, nisën fjalimet. Unë e kam regjistruar emrin të katërtin. Pas fjalimit tim ia jap mikrofonin drejtuesit të protestës, pedagogut Redi Muçi. Kur kthej kokën shoh që në majë të podiumit të Lëvizjes BASHKË - në protestën e thirrur më parë se kushdo tjetër nga Lëvizja BASHKË dhe për të cilën Lëvizja BASHKË kishte marrë edhe lejen në polici - kishte mbirë Adriatik Lapaj dhe po kërkonte të merrte me forcë mikrofonin. Redi Muçi me qytetari po i thoshte se në protestë flitet me radhë dhe kushdo që do të flasë duhet të shënojë më parë emrin në listë dhe të presë radhën. Kështu që mjaftonte të respektonte rregullat dhe radhën dhe do t'i jepej fjala sa të donte.

Ku hante pykë nga argumentet dhe qytetaria gjeli në majë të podiumit?! Ku donte t'ia dinte ai se radhën për të folur e kishte ish-minatori pensionist Qani Shino?! O i hapej rruga, siç iu hap rruga të birit të Samir Manes, o do bënte skandal. Për të zaptuar foltoren i erdhën në ndihmë edhe ca djem trupmëdhenj që shtynin e shanin vajza, djem e pleq që kërkonin vendosjen e rregullit në protestë.

Ky akt i turpshëm provokimi nuk ka ndodhur asnjëherë në 34 vjet pluralizëm në Shqipëri. Një parti (Lëvizja BASHKË) thërret protestën. Pas disa orësh një tjetër parti thërret protestë në të njëjtën orë e në të njëjtin vend. Pastaj vijnë në protestën e Lëvizjes BASHKË dhe orvaten të marrin fjalën me dhunë. Përpara këtyre edhe Flamur Noka duket xhentëllmen.

Se çfarë i ka motivuar këta provokatorë nuk jam i sigurt. i paguan Samir Mane apo janë gati të bëjnë gjithçka dhe të thyejnë çdo normë shoqërore e politike për egon e tyre të sëmurë dhe sensin delirant të protagonizmit? Koha do ta tregojë. Ama e sigurt është që ai provokim i shëmtuar dhe i qëllimtë i ka shërbyer Samir Manes, Edi Ramës dhe të gjithë llumit që na qeveris prej dekadash.

Lëvizja BASHKË do t'i vazhdojë protestat për të kërkuar të vërtetën për rastin e policit Azbi Spahiu. Nesër në orën 17:00 u bëjmë thirrje qytetarëve që të bashkohemi sërish përpara Ministrisë së Brendshme për të kërkuar transparencë dhe shkarkimin/dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm.

4 Komente

  1. L
    Landi

    Mos e ka sulmuar lapaj qorin ??

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gjeli

      Keta kane lindur sakat ,si parti flas jane te neveritshem besoju qeverine po deshe?

      Përgjigjjuni
      1. "
        "..."

        O Qorri, nuk bëhet kauz një ngjarje tragjike e tillë, tak-fak. Kjo nuk është kauz, shkak, por sebep dhe ngjan me një anarki të kulluar. Ka rreglla shpia me qeglla, or taj, "udhëheqës" i të drejtave të puntorëve dhe pensionistëve. Strategjitë imponuese të dhunës u ka ikur koha; njerëzit janë të ngopur me shamatara rruge, derë më derë të institucioneve shtetërore, aq më shumë nga një forcë politike që pretendon të marrë pushtetitin. Çështja sebeptare po hetohet. Dorëheqje të ministrit(?) dhe çfarë (?), u bë transparenca e kërkuar (?), do vendoset një ministër tjetër, që nuk mban përgjegjësinë që kërkoni ju. Apo meramëpo e "tronditëm" qeverinë. Pse, kështu mbrohen të drejtat e puntorëve? Organizoni lëvizjen tuaj programore në gjithë vendin, në fshat dhe qytet, bëni more fushatë elektorale derë më derë në gjithë vendin; kur ke të drejtë, "bumi" vjen edhe pa trokitur në dyert e qeverisë, për sebepin e transparencës, për të cilën, për shkak hetimor, policia dhe hetusia mund të mos përgjigjen dhe thirrësit e fjalimtarët, qofshin dhe këta minatorë në pension (që nuk e mbrojtën dot pushtetin e tyre kur duhej, por u hodhën kundra), rrahin ujë në havanë, se i drejtoni keq ju. Protesta ndaj sipërmartësve të ndryshëm, dhe me emra konkret, mund të bëni, por mos prisni që qeveria të bëhet palë me ju, edhe sikur të kini të drejtë. Protestat mund të arrijnë deri në ato ekonomike dhe brenda ligjit, ndryshe ato shihen si të jashtëligjshme dhe ju do të bëni një vërë në ujë. Kërkesat mbeten utopike, derisa nuk mund të qeverisni të vetëm dhe pa aleatë; le që s'të lë kush (pritet korromanja të nesërmen nëse je kundrarrymë) dhe për këtë janë interesuar Manërit e shokët e tij brenda dhe jashtë vendit. Duhet kuptuar se sistemi i sotëm botëror është sistemi i Manëve, Kastratëve, Muskëve, Trampëve, Putinëve, etj. Hë, je i zoti të ngrihesh kundër tyre? Jo(?) Atëhere fito ndonjë vend në parlament, bëj aleanca dhe propozo ndonjë ligj në favor të puntorëve dhe pensionistëve (që ke marrë në patronazh), po ta lejuan Manërit e Co. Veprimet e tua të derisotme i ngjajnë më shumë qarjeve dëshpëruese të një vogëlushi zemërak se sa një drejtuesi të vërtetë të një opozitari të besueshëm e të vendisur. Mos kopjo kauza dhe forma kërkese që u ka ikur koha dhe nuk gëzojnë përkrahje gjthpërfshirëse. Mosni si OJF, por si parti serioze ngrini probleme që mund të zgjidhen brenda sistemit, duke mos ndalur se treguar edhe rrugën e realizimit të aspiratave partiake. Nuk ndryshon as sistemi e as qeverisja me dorëheqjen e një apo dy ministrave të kërkuar. Iderë mund të jenë të mira por mbeten utopike brenda sistemit politik që kemi zgjedhur; Manet, Kastratët etj nuk mund të largohen, ata mund të zëvendësohen me të tjerë, që do të jenë po aq shfrytëzues sa të tjerët, mos më shumë; dhe pushteti është i tyri, qoftë dhe me para, korrupsione dhe shantazhe - thirr sa të duash ti.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mario

          Arlind, protesta aq e kishte qëllimin, ku sinjali i protestës të zgjonte njerëzit e ligjit, ku ju më mirë protestonit tek prokuroria dhe gjykata. Ardhja e Llapajt dihet. Ai është skuthi që kërkon vëmëndje me dogmat e tij prej një fillestari të juristit siç pretendon këlliçi me diplomën e tij. Një mashtrues dhe në shërbim të inateve të mërzisë së vjehrrit tijë. Një plerë që njerëzit besojnë tek si, sepse janë të lodhur nga këta që kishim e kemi, por ai llspaj, nuk është i duhuri, një mashtrues që penetron me difektet e politikës.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje