Nesër shënohen 14 vite nga 21 Janari i vitit 2011, ku 4 protestues u vranë në bulevard para Kryeministrisë ndërsa në qeveri ishte Sali Berisha.
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla ka kujtuar sot protestën e përgjakshme, ndërsa ka publikuar një video në facebook, ku shihen punonjësit e Gardës duke qëlluar me armë mbi protestuesit.
“Po preke gjënë më të vogël do jenë 5 snajperë, 4 në të katër anët, dhe unë në atë dritare dhe në mënyrë absolute do goditet, vetëm po s’e shpoi plumbi”, shprehet Berisha në një deklaratë të vitit 2011, të përfshirë në videon e publikuar nga Balla.
Ministri Balla kërkon që të bëhet drejtësi për Aleks Nikën, Ziver Veizin, Faik Myrtajn dhe Hekuran Dedën, protestues të opozitës të cilët mbetën të vrarë gjatë protestave kundër qeverisë së PD në vitin 2011.
"Drejtësi për 21 Janarin", shkruan Balla krahas videos së publikuar.
Z.Balla, nuk ka kohe per fjala. Kuvendi ben mire te miratoje nje rezolute me 140 vota kunder Spakut qe ka deshtuar. Shpenzimet e popullit per Spakun jane shume me te larta se pasurite e konfiskuara nga politiqenerit dhe organizatat kriminale. PS do jete pergjegjesja kryesore per mos-ndermarrjen e hapave per te shkrire Spakun. Amerika deshtoi bashke me ne per Spakun. Zgjedhjet ne 11 maj duhet ti fitoje ajo force politike qe premton ti japim Drejtesine me koncesion Italise. Vetem keshtu do bejme shtet te se drejtes, pra drejtesi njesoj per te gjithe.
Te varet me kokeposhte Saliu dhe gjithe shpurra e tij qe ka vrare e shkaterruar kete popull qekur ka nxjerre surratin ne arenen politike.