“Vetë Berisha tha më 21 janar 'do kisha vrarë jo 4 por 4 mijë protestues'”, gazetari Mahmutaj: Nuk i ka mohuar urdhrat për vrasje

20 Janar 2025, 14:32Politika TEMA
“Vetë Berisha tha më 21 janar 'do kisha vrarë jo 4 por

Gazetari Fatos Mahmutaj foli lidhur me hetimet e SPAK për ngjarjen e 21 janarit, ku mbetën të vrarë nga pushteti i Sali Berishës 4 protestues të opozitës së asaj kohe.

Vetë Mahmutaj ka qenë në protestë atë ditë në lidhje transmetimi direkt dhe gjithashtu mbeti i plagosur. Mahmutaj tha në 'Sot Live në Shqipëri', se kanë kaluar 14 vite nga ajo ngjarje, teksa jemi me vonesë në mbledhjen e fakteve.

''Ka kaluar 14 vite. Vetëm nga transmetimi do kemi provat e plotë me veprimet hetimore. Jemi 14 vjet me vonesë dhe në fazën e mbledhjes së provës. Provat janë aty. E ka thënë pas vrasjes kryeministri atëherë, do kisha vrarë jo 4 po 4 mijë. Jo vetëm qytetarët por edhe kreun e opozitës. Nuk ka mohuar vrasjet dhe urdhrin për vrasje. Çfarë pritet më për ta marrë të pandehur?''

Mahmutaj tregoi se si atë ditë shefi i gardistëve Ndrea Prendi u dhunua në zyrën e Berishës në Kryeministri pasi nuk po jepte urdhrin për të qëlluar mbi protestuesit.

''Shef i grupit të gardistëve Arjan Adhami, ka urdhëruar shefin e gardës Ndrea Prendi për të qëlluar mbi protestuesit. Duhej marrë në ndjekje penale. Prendi ka dhënë urdhrin direkt për të qëlluar mbi njerëzit. Kemi gardistin Altin Llupo ka qëlluar mbi njerëzit. Kemi këta 4 persona të cilët që duhet të ishin në burg.

Ish ministri i Brendshëm Basha duhet të sqarojë pozicionin e tij lidhur me 21 janarin. Mendoj se ai u përdor më shumë moskryerje veprime se sa për kryerje. Nuk janë thirrur deputetët e opozitës atëherë për protestën.

Janë rrahur dhe dhunuar policët. Është vepër penale. ka pasur më pas dhunë të qytetarëve dhe disa nuk kishin lidhje me protestën. Ata që urdhëruan kanë 14 vjet dhe vazhdojnë dhe të sulmojnë akoma. Nuk është se nuk ndihen se mendojnë se sulmi është mbrojtja më e mirë. Ajo punë që duhet të ishte 2 orë pas krimit, kemi 14 vjet dhe atë 2 orësh nuk e kemi mbaruar akoma''.

Mahmutaj shton se ekziston kopja e hard diskut të serverëve të kryeministrisë për të cilën SPAK është në dijeni.

''Adhami ka rrahur Ndrea Prendi në zyrë. Doli ditën tjetër në media me syrin e nxirë. Nuk ishte në përballje me protestuesit. E rrahën për të qëlluar mbi njerëzit. Provat ishin të mjaftueshme që nga momenti i parë. Mos të pretendohet se  nuk ka kopje të hard-diskut të serverëve. SPAK do jetë në dijeni. Nga mediat është thënë disa herë se kopja ekziston.''

Dy ditë pas protestës me 4 të vrarë, gardistët nuk lejonin prokurorët dhe hetuesit të afroheshin në vendngjarje për të sekuestruar gëzhojat.

''Do të mjaftonte fakti, në arkivin e televizionit tuaj apo të tjera, të merren pamjet filmike bruto. Kaq mjafton dhe duket kush ka qëlluar. Unë jam plagosur në 21 janar. E kisha përballë Agim Llupon dhe e kisha në tarracë Adhamin që qëllon me pistoletën e Ndrea Prendit. Prokuroria duhet të bëjë punën e vet.

Dy ditë më pas isha aty në bulevard, ushtarë të gardës nuk lejonin grupin e hetuesve dhe prokurorëve të afrohej në perimetrin e caktuar. Gëzhojat ishin ti mblidhje me fshesë. Makineria e atij shteti filloi manipulimin.

Mjeku tha u vranë nga afër. Të gjithë viktimat shpalleshin puçistë. Pikësëpari janë identifikuar kush ka qëlluar mbi njerëz. Janë zbardhur. Kaq gjë dihet. Pjesa e urdhrit është një përgjim i radiove i urdhrit të Prendit të qëllohet mbi mish. Prendi del me syrin e nxirë. U rrah në zyrën e kryeministrit. Nëse kemi hyrë diku sagllam dhe del me sy të nxirë. Është logjike kjo punë. Provat ekzistojnë, por nuk ka vullnet.''

Më tej përfundon duke thënë se ende nuk ka vullnet për të zgjidhur çështjet e drejtësisë si 21 janari, Gërdeci apo edhe dosjen 'Partizani'.

''Berisha kaq kohë arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje për Partizanin. Luhet kukafshehti, vaj hallin çdo ndodhi me 21 janarin. Nuk ka vullnet për ti zgjidhur.''

6 Komente

  1. P
    Popull, te votojme per te shkrire Spakun frikacak

    Spak eshte i pa-fuqi per krimet e Saliut. Populli ben mire te votoje kedo qe premton qe ti burgose te gjithe maskarenjte e Spakut qe tallen me popullin, pervec Saliun, ate nuk e votojme.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Adi

      Vetem ai Qorri e fut Brenda kete Palaçon

      Përgjigjjuni
      1. j
        jevgu

        SPAK duhej ta kishte mbyllur ne biruce malokun e pabes qe ne fillim kur Haga nxorri vendimin qe 21 Janari eshte krim shteteror, dhe ka prova dhe deshmitare.Jo vetem kaq por dhe te shtyhej procedura e rishikimit per ndryshim vendimi derisa te siguroen qe Gjykata e Dhjere dhe e Shitur e krimeve te renda te heqi breket dhe te zevendesohet nga te tjere TURP TURP TURP qe nje non grata merr pjese ne votime si i zgjedhur ME ZI JU A BEFSHIN

        Përgjigjjuni
      2. P
        PRoShi

        SPAK nuk është frikacak në kuptimin klasik të fjalës. Ai nuk do të trembet të hetojë Ramën, nëse ka ndonjë pusht opozitar anonim si në rastin për hetimin e Erion Velisë. Kur kryebashkiaku po i bastiset shtëpia pa urdhër gjykate. Spak është një qen i rahur që këlysh nga Berisha me kompani, ashtu siç rahën E. Ramën si gazetar që shkruante kundër tij. Kur them këlyshë të rahur Spak-u , kam parasysh se me ta (prokurorë -gjykatës) është luajtur me karrotën dhe kërbaçin derisa i trajnuan të gjuajnë vetëm opozitën por jo të zotët.

        Përgjigjjuni
        1. r
          robi

          Po ishte mesuar me 4 mije te vrare nga lufta civile 1997 kur shefi ushtarak i partise demokratike gjeneral brigade Shabon Tapia dhe shefi i shikut agjenti serboarab B. Gazidede hyne ne zyren e shefit td shtabit te ushtrise dhe e nxorren me shqelma nga zyra. Gjeneral Shaboni urdheroi gjithe komandantet militante te braktisnin repartet ushtarake qe u pasua me sulmin mbi depot e armeve ne repartet e braktisura qe shenoi dhe fillimin e luftes civile me 4000 te vrare e 4000 te plagosur. Kjo ishte lufte civile dhe jo lufta e lavdishme na- cl e udhehequr nga Enver Hoxha qe Uran butka mundohet ta quaje lufte civile per ti ulur vlerat e saj.

          Përgjigjjuni
          1. s
            sali krimineli duhet burgim te perjetshem

            po nuk e kuptojm me. gjith. keto. krime. qe. ka ber. sali haleja berish. qe. ka. gjith keto fakte. dhe nuk e kalbin. brenda se dim. si ta marin vesh

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje