Avokati Idajet Beqiri teksa foli lidhur me vrasjet e 4 protestuesve më 21 janar dhe hapat që drejtësia duhet të marrë për zbardhjen e kësaj ngjarje që gjykata e Strasburgut e konsideroi si krim shtetëror, bëri edhe një deklaratë të fortë sa i takon filmimeve të kamerave të kryeministrisë që regjistruan çdo gjë rreth protestës së 21 janarit 2011.
Beqiri tha se pavarësisht se materialet filmike u fshinë pas mesnate, një person i fotokopjoi pamjet dhe sot i ka ende në dorë. Avokati shkoi më tej, duke deklaruar se personi që ka pamjet filmike i ka dorëzuar ata në DASH dhe më pas SHBA e shpalli Berishën “non-grata”.
“Gjithë natën kamerat u kopjuan dhe u fshinë të gjitha. Kur shkuan prokuroët ishin fshirë. Ai mendoi se i fshiu. Nuk po bëj ndonjë teori konspirative por ato pamje u kopjuan nga një dorë dhe ajo i ka ende në dorë sot. Një nga ato duart i dha “non-grata”-n nga SHBA. Ndryshe SHBA nuk e shpallte non-grata nëse nuk do e kishte parë atë video. Ato kamera ekzistojnë dhe ajo provë është në duar të sigurta”- zbuloi avokati në emisionin "Studio Live".
Më tej, Beqiri përmendi edhe prova të tjera, të cilat sipas tij implikojnë haptas Berishën, duke nisur nga përgatitja e raportit mjeko-ligjor që ishte në përputhje me deklaratat e tij e deri tek gardistët të cilët u mbajnën 72 orë në kryeministri për t’ua bërë të qartë atë çfarë do deklaronin në prokurori lidhur me 21 janarin.
"Kompromentoi mjekët që raportin ta bënin në përputhje me deklaratat e tij. Urdhëroi të mos ekzekutoheshin urdhër-arrestet për gardistët të cilët edhe i dekoroi. Gardistët janë mbajtur brenda kryeministrisë 72 orë, aty hanin pinin e flinin duke u përpunuar, duke u thënë çfarë do thonë kur të thirreshin në prokurori”- shtoi Beqiri.
Sipas, avokatit, deklarata e djeshme e Prokurorisë së Tiranës mbi hetimet e 21 janarit, tregon se prokurorët e këtij institucioni janë në shërbim të Berishës dhe kërkojnë të zvarrisin çështjen. Beqiri tha se çështja duhet të merret në dorë nga SPAK.
Mes deklaratave të tjera, avokati e cilësoi kreun e PL-së, Ilir Metën, asokohe zv.kryeministër ai bashkëpunëtor kryesor të Berishës ndërsa Lulzim Bashën si dëshmitar kryesor. Sipas tij, nëse Basha nuk do që të jetë bashkëpunëtor në krim, duhet të rrëfejë të gjitha ato gjëra për të cilat ka dijeni lidhur me krimin shtetëror në 21 janar kur mbante postin e Ministrit të Brendshëm.
Drejt e ke o zoteri, por me ket drejtesi te pjerdhur, atij ska per ti hyre gjemb ne kembe.