27 gushti kthen në punë deputetët! Mblidhet të martën Këshilli i Legjislacionit për çështjen e Olta Xhaçkës

24 Gusht 2024, 20:20Politika TEMA
27 gushti kthen në punë deputetët! Mblidhet të martën

Përpara nisjes së sesionit të ri parlamentar, java e ardhshme do të kthejë në punë deputetët.

Këshilli i Legjislacionit do të mblidhet në seancë më 27 gusht, për të shqyrtuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për deputeten socialiste Olta Xhaçka.

Opozita kërkoi mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme të kuvendit për këtë cështje, por Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali saktësoi se nuk do të thërriste një seancë plenare pa pasur më parë një raport të Këshillit të Legjislacionit për çështjen Xhaçka.

Me apo pa seancë të jashtëzakonshme, mandati i Olta Xhaçkës  parashikohet të hapë debatin në sesionin e ri parlamentar qe nis më 2  shtator.

Çështja e mandatit të deputetes socialiste vijon prej gati dy vitesh të endet mes parlamentit dhe Gjykatës Kushtetuese. Pikëpyetjet mbi mandatin e Olta Xhaçkes lindën pasi kompania e bashkëshortit të saj, mori statusin e investitorit strategjik për një hotel turistik, gjë e cila sipas opozitës përbën konflikt interesi.(TCH)

4 Komente

  1. t
    trojan

    Ne burg baxhellen ,se ka bere namin me pronat e ushtrise kur ishte ministre

    Përgjigjjuni
    1. A
      Adriatik

      Ti rruani gopin deputetes.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Makiaveli

        Di ndonjëri se çfarë merite ka zonja në fjalë perveç se ka pasur lidhje të gjatë me Olsin??

        Përgjigjjuni
      2. Z
        Zagali

        Plasen pedeistat e saliut.Nuk kane ç'ti bejne gomarit i bjen samarit. Kaq te mençem jane deputet e Saliut. T'i rruani p... Oltes.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje