Dëmet kolaterale të perëndimit të Vangjelit

24 Gusht 2024, 18:43Politika TEMA
Dëmet kolaterale të perëndimit të Vangjelit

Nga Ylli Pata

Është bërë virale këto ditë një shfryrje e Arjan Çanit ndaj Grida Dumës dhe Artur Zhejit, në një podcast me analistë dhe profesorë të opozitës.

Përveç komenteve e diskutimeve toksike që marrin në rrjete pro e kundra këto bullizma, e gjithë kjo shfryrje e merr shkakun nga politika.

Nga politika e cila prej një viti pushtoi ekranet me Fredi Belerin e Himarën, duke kaluar çdo cak racionalizmi, logjike e sensi mase.

Megjithatë, sot jemi në një kohë kur mund të shikojmë krejt qartë, madje pa asnjë ekuivok fare se një zhvillim politik ka ndodhur.

Po mbyllet për të mos u hapur më epoka, nëse mund të quhet kështu e mbretërimit të Vangjel Dules në kauzën politike të minoritetit grek në Shqipëri.

Zoti Dule, i cili, u ndihmua në moshë të re prej qarqeve të rëndësishme, duke u konsideruar talent politik, e mori PBDNJ-në me një fuqi politike në të paktën tre qarqe të vendit, dhe e dorëzon sot me një kapitullim të plotë.

Partia e të Drejtave të Njeriut, është një forcë politike që ka nisur në Shqipëri në fillimet e pluralizmit. Ajo u formalizua në vitin 1992, kur ligji për partitë politike në Shqipëri ndali subjektet me bazë etnike.

Në vitin 1991, pra në zgjedhjet e para pluraliste të vendit, minoritetin grek në Shqipëri e përfaqësoi OMONIA, shoqata më e vjetër dhe e para e pakicës greke në Shqipëri. E cila në zgjedhjet e 31 marsit fitoi 5 deputetë në garë direkte mazhoritare.

Më pas, PBDNJ-ja që u drejtua nga një intelektual niveli si Vasil Melo, pati një ekspansion të vërtetë politik. Zgjodhi deputetë në Gjirokastër, Korçë, Vlorë, madje edhe në Shkodër, duke ofruar rreth vetes të gjithë pakicat etnike.

Një parti politike që u kthye një faktor që krejt natyrshëm mund të bëhej një kingmaker i pazëvendësueshëm në politikën shqiptare.

Ekspansioni i PBDNJ-së së zotit Melo, duhet thënë se ka ardhur duke bashkëjetuar tentativën e partive të mëdha për të kafshuar pjesë elektorale prej minoritetit.

Vangjel Tavo, kryetari aktual i bashkisë së Himarës është një deputet socialist, i cili votat i ka marrë në minoritetin grek. Ndërkaq edhe Partia Demokratike, ka pasur një mbështetje, duke nxjerrë deputetë e ministra si Kosta Barka, Spiro Ksera etj etj.

Ky komunitet dhe influencë e rëndësishme e minoritetit grek në politikë, që vinte nga resurset e mëdha njrëzore në botën intelektuale edhe në marrëdhëniet e mira me pjesën tjetër të komunitetit, u rrëzua nga strategjia e radikalizmit të Vanngjel Dules.

I cili erdhi në krye të partisë së minoritetit, me idenë që të arrijë të bëhet një faktor politik jo vetëm relevant, por edhe një mjedis që mund të përdoret herë pas here si një mollë sherri mes Athinës e Tiranës.

E kështu u shpik kazusi i Himarës dhe elementë si Vasil Bollano apo Fredi Beleri. Një kazus jo vetëm artificial, por edhe pa një shtrat politik për tu zhvilluar, si pasojë e drejtimit “monarkik” të Dules në PBDNJ, siç ndodh edhe me partitë e tjera shqiptare. Ku kryetarët i bëjnë të gjitha.

Me Vasil Melon, minoriteti grek nxorri jo vetëm një numër deputetësh e politikanësh që ballafaqoheshin në publik, por edhe përfaqësues mediatikë e në shoqëri që ju atashuan kauzës.

Dule, duke përdorur sëmundjen e tranzicionit e katandisi përfaqësimin vetëm me personazhe që i gjente siç merren sot makinat me qera për udhëtime të ndryshme. Personazhe portative, të marra borxh nga partitë e tjera, siç ndodhi me rastin e Himarës.

Dhe ja ku jemi sot, Himara, është më “minoritare” se kurrë. Kryetar bashkie i saj është një politikan që vjen nga minoriteti si Vangjel Tavo, ndërsa prefekt i Vlorës është një tjetër politikan i minoritetit, përkatësisht Kristo Kristo i Mega-s.

Një lëvizje shahu e Edi Ramës me Athinën, që duket ka gjetur apo do të gjejë një situatë të ndryshme si ajo e konfliktit të viteve të fundit. Pasi Athina, nuk ka më një arsye “politike” për t’u ankuar me Himarën, sepse realisht e qeverisin grekët etnikë, edhe pse shumica e Himarës banohet nga shqiptarët etnikë.

E në këtë situatë, loja e shahut do të nisë nga fillimi me gurë të tjerë. E gurët e vjetër nuk vlejnë as për damë, ndaj dhe jemi në këtë situatë kur po tentohen të gjenden valvola shpërthimi duke kopjuar performancën e Ilir Metës e Sali Berishën, me shpresë së shantazhi do të rezultojë efikas.

24 Komente

  1. r
    robi

    Qirje Dule e ka marre rrugen e mutit qysh kur doli ne mbrojtje te hidraulikut kriminel te trajnuar ne Qipro nga Asfalia greke, Fredi hajduti , krimineli i masakres se Peshkepise.

    Përgjigjjuni
    1. t
      tosi

      shkerdhyerje dulja eshte i asfalise perpara gabel bejlerit nga progonati. ka qene nxenes dhe dhjak i anastas qelbesires para se ti merrte urdher per tu hedhur ne politike haptazi

      Përgjigjjuni
    2. M
      Makiaveli

      Si gjithmonë shkruan harlliqe nuk ja vlen te humbasësh kohë. Himara qeveriset nga nje grek etnik edhe pse shumica e popullsisë është shqiptare thotë z. Pata por na e paraqet si arritje të madhe të Rames qe arriti të qetësojë grekët!! Të jetë burri kaq servil per një rrogë!!

      Përgjigjjuni
      1. t
        tetovari2

        Himara është turpi i shqiptarëve të Himarës dhe i PS të qeveriset nga pakica greke,duke qenë shqiptarët shumicë!

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bureto

          Deri kur do të vazhdojë artikulimi i togfjalëshit "minoritet grek" në Himarë?! Ka përkundër saj, relevancë historike shkencore apo jo?! Sigurisht që ka, dhe ajo kurdoherë ka qenë e qartë dge e prerë: Në Himarë, historikisht, as ka patur dhe as nuk ka "grekë etnikë". Nëse greqishtfolësit, në të vërtetë bilingualët e tre fshatrave, respektivisht Palasë, Dhërmi dhe Himarë, gjithsesi dhe këtu në raport me popullsinë e Bashkisë "Himarë", janë pakicë (maximumi deri 15%), edhe nëse ata e kanë të drejtën të vetëdeklarohen grekë, kjo nuk i bën ata automatikisht, grekë etnikë. Pranimi me mendjelehtësi i këtij versioni, shpie ujë, tek qëllimi i qarqeve shoviniste greke, dhe "duleve" si përfaqësuesit e tyre në Shqipëri, që "çdo ortodox është grek", atëhere shteti shqiptar, politika, akademia e shkencave (albanologjia), arsimi dhe sidomos mediat me artikulimin naiv shpesh këmëngulës të termit "minoritet grek" në Himarë, i bëjnë një dëm të madh çështjes kombëtare, posaçërisht integritetit territorial të Shqipërisë. Në këto raste kjo automatikusht është kundërvënie e parimeve kushteteese të saj, pra dhe kështu bie erë "tradhëti". Grekët në korr deklarojnë se "Çështja çame" (shqiptarët etnikë) nuk ekziston, kur ekziston; ne me mendjelehtësi u pranojmë atyre se çështja e minoritetit etnik në Himarë ekziston, kur ajo absolutisht nuk ekziston!!! Atëhere, ç'bëhet kështu?!

          Përgjigjjuni
          1. @
            @@@@

            Nuk jane vetem turp....por edhe njerez kurva....keshtu njohen himarjotet ne te verteten historike....nuk te lene historia e koha te genjesh.....ne kohen e otomaneve....largoheshin si shkerdhata nga Himara kur zbarkonin osmane....iknin neper Itali e Korfuz ( nen Venedikun)....kur largoheshin osmanet ktheheshin e benin "trimin" kjo "trimeri" b..q...eshte shkruajtur neper librat e Shqiperise e Greqise....per propagande nga disa legene historiane te te dyja vendeve duke....deformuar komplet realitetin per arsye politike......mirepo koha nuk te lene te genjesh....i ka nxjerr perseri ne pah pislliqet e atij populli kurve.....dhe ai qe mundon normal e kupton se kush jane.....vetem me keto kuvelliqe qe bejn here pas here......

            Përgjigjjuni
        2. S
          Selam musaj

          Ca grek e shqiptar thua mo ,,,pse sthua ,,qe ka ven ne te gjitha postet ,,,orthodhoks ,,,,e cila eshte fyerje per myslymanet ,,qe jane dhe maxhorance ,,70% ,,,

          Përgjigjjuni
          1. k
            kozma

            vetem orthodhoks ,,,asnje myslyman ,,haha ,,,,kristos anesti ,,,amin ,,

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sofi Gavrili

              I shumë Qirjo Vangjelis Dhulis - kolonel i spiunazhit Grek, si kulishi i Gjeneralit Janulla - shefi i spiunazhit të Degës së spiunazhit të Gërqisë në Shqipëri (bashkë me majorë e kapitenë - të gjithë priftërinj ortodoleshë) të inkluduar në katedralen dhe kishat ortodokse të këtijë vëndi, siç duket, po u “del kallaji” dhe shumë shpejt, brenda kësajë vjeshte, do të bëhet edhe demaskimi i kësajë rezidenture.

              Përgjigjjuni
              1. L
                Labi

                Z Pata si Shqiptar qe je duhet te jesh i lumtur qe Greket dhe kisha tyre kan zgjedh tipa te tille si Dulja,Bejleri,Bollano e te tjere per te luftuar nacionalizmin Shqiptar,po me i miri eshte gazetari Stavri Marko se ai ben dhe komente ne gaxetat Shqiptare,sigurisht me pseudonim.Jemi me fat qe kemi te bejme me kera debile,fshatare injorante qe nuk kan ndikim as ne nje coban andej nga jugu.Mbasi kesaj skuadre ju ka bashkuar dhe non grada jemi dhe me shume me fat,pres me deshire fjalimin e pare te profesor Bejlerit ne parlamentin Europian,kshu dhe bota shikon fytyren Greke,ishalla na bien gjithe dashakeqet te tille tipa.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Shqiptari

                  Ky kucovllehu i konvertuar ne “grek”hafije e asfalise greke,perfaqesues i rreth 22-23 mije minoritareve grek ne Shqiperi,vjell vrere dhe punon per helenizimin e Jugut me mbeshtetjen e horrit komunist Sali Berisha dhe hajnit Meta.

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Makiaveli

                    Ore idiot po grekun etnik Tavo kush e vendosi kryetar bashkie në Himarë? Saliu dhe like floriri apo Rama dhe PS -ja ? Himara është populluar në 80% shqiptare dhe ka kryetar nje grek etnik

                    Përgjigjjuni
                    1. V
                      VINI GISHTIN KOKES

                      Zoti @Makiaveli , , Vangjel Tavo eshte vertet me kombesi greke , porm ai eshte nje shtetas i devotshem shqiptar , dhe . . si i tille , me kushtetute gezon te gjithe te drejtat e nje shtetasi shqiptar . Mendoj se Edi Rama eshte nje politikan klasi qe meriton respekt dhe jo te versuleni me egersi kunder tij , si kur punon mire , ashtu edhe kur punon keq . T`i versulesh me egersi per cdo gje E.Rames , pa asnje medyshje do te thote te mbeshtesesh llumin antishqiptar , shpellarin bajraktar Sali Karaxhicin dhe megakusarin Ilir Floriri . Tani per tani nuk ka alternative tjeter .

                      Përgjigjjuni
                  2. A
                    Arber

                    As 1% e nje komuniteti sic eshte ai grek, Kan ministra, deputet, kryetar bashkish. Nje absurditet shqiptare. Ndersa miliona shqiptare ne Greqi apo arvanitas nuk njihen as si minoritet, as nuk kan shkolla ne shqip.

                    Përgjigjjuni
                    1. f
                      fani

                      O Zot çe nxirrni këtë idjot të shitur të greku.

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Labo Llambrua nga Brigjet e Labërisë.

                        Z. Pata. Ju thoni se: ... Pasi Athina, nuk ka më një arsye “politike” për t’u ankuar me Himarën, sepse realisht e qeverisin grekët etnikë, edhe pse shumica e Himarës banohet nga shqiptarët etnikë. A e dini Ju zotëri që në Krahinën LABE të Himarës nuk ka asnjë (e theksoj) asnjë grek. Përse Ju thoni se ... shumica e Himarës banohet nga shqiptarë etnikë (kur shqiptarë janë 100% e popullsisë në këtë krahinë labe)? Ose nuk e njihni realitetin, ose bluani miell për dikë tjetër. Ose ke rënë pre e propagandës greke (dhe e disa qarqeve e mediave shqiptare), të cilat punojnë (për DreqinË) me parimin: shpif, shpif se diçka mbetet. Ngule mirë në mëndje zotëri që 100% e popullsisë në Krahinën labe të Bregut të Detit është shqiptare, shqiptare etnike dhe shqiptare autoktone (edhe pse ndonjë gjakprishur e i paudhë shqiptar thotë se ndihet grek). Nëse Ju ndiheni (bie llafi) italian, rus, egjiptian a japonez do të thotë se jeni i tillë? (dhe fshati ose qyteti Juaj është i tillë: italian, rus, egjiptian a japonez)? Sa herë që të shkruash e të flasësh duhet ta theksosh se 100% e banorëve të kësaj Krahine janë Labë, se 100% e banorëve të kësaj Krahine janë shqiptarë etnikë autoktonë, se 100% e banorëve të kësaj Krahine vajtojnë në gjuhën shqipe dhe këndojnë në gjuhën shqipe. Ata që merren me ndarjen në % të popullsisë ose janë naivë, ose nuk e njohin Historinë, ose (e përsëris) punojnë për DreqinË. Shpresoj të kesh kuptuar e të kesh mësuar diçKa në këto radhë që po lexon. Gjithë të mirat.

                        Përgjigjjuni
                        1. s
                          selam musa labi

                          haha LLAMBRO dhe LAB ,,haha ,,, LABI quhet KADRI HYSEN ,MEHMET ,XHELADIN ,SELAM ,SELMAN ,ISMAIL ,,,

                          Përgjigjjuni
                        2. Y
                          Yllka

                          Kur nuk i bëri keq ish eurodeputetja kuqaloshe, dashnorja e Genc Pollos, Shqipërisë që nuk sajojë për keq për Shqipërinë, ky Beleri, mutin do ti hajë Shqipërisë dhe shqiptarëve. Hale të gomerëve shkoftë ky vargjet Dule, që nënë plane me Arben Ahetaj ,si dhe jy Belerisi grek.

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Shqiperia Etnike

                            Pasardhësit e vorioqimarjotëve të sotëm do djegin Athinën nesër për të drejtat dhe pavarsinë e shqiptarëve brenda greqisë. Ali Pashë Tepelena ishte një shqiptar, familja e të cilit pati të njejtin transformim feje, privilegjesh dhe poshtërimi nën osmanlinjtë, si Himarjotët sot me jashtëqitjen e helenizmit të shek të 16. Aristidh Kolia, pasardhës i atyre arvanitasve që u bënë më grekë se grekët, ngriti kokën dhe filloi të mbjellë farën e së nesërmes. E pagoi me jetë, por Greqia nuk është më si më parë. Sekreti qëndron ( dhe që ne do t'a ushqejmë me durim gjaksi), se kur shfrytëzon urinë, mizerjen, injorancën, privilegjet, poshtërimin dhe mashtrimin për të ushqyer orekset dhe intrigat e tua, si Greqia me himarjotët, pasardhësit e këtyre himarjotëve dhe shqiptarëve të "greqizuar", nuk do jenë më bagëtia pa tru vetëm me vrimë bythe që shitet e blihet në tregun e mizerjes me pensione dhe dokrra mesjetare jatollahësh neobizantinë, por qytetarë laikë që nuk e falin poshtërimin që ju është bërë paraardhësve të tyre. Pavarsisht elitës së portapotty-t (në kërkim të çdo muti për të futur surratin), shqiptarët kanë një orë të brendshme , që nuk varet as nga kishat e xhamiat, as nga profetët e llumit që prostituojnë dhe as nga llogaritë e Perandorive të momentit. Shqiptarët që sollën rrënimin e Perandorisë Osmane, rrënimin e Jugosllavisë, do të çojnë në halenë e jashtëqitjeve të historisë edhe Greqinë e jatollahëve, gjenocideve, fallsiteteve historike dhe helenizmit të mizerjes dhe degjenerimit evolutiv. Evolucioni nuk i fal as krijesat bastarde, as llumin e obskurantizmit klerikal mesjetar. Shqiptarët do arrijnë të krijojnë një shtet të pavarur shqiptarësh nën rrënojat e Greqisë. Një shtet të pavarur Arvanitasish, çamësh, himarjotësh dhe shqiptarësh etnikë në Greqi. Ne do t'i mbështesim ekonomikisht, ushtarakisht e politikisht , shqiptarët në Greqi dhe çdo minoritet që do të ngrejë kokën dhe që greqia bashkieuropjanse e jatollahëve ka zhytur në errësirën 200 vjeçare të dhunës, gjenocidit, poshtërimit, asgjesimit

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Arvaniti

                              Koment shume emocional. Megjithate me pelqeu. Te lumte dora dhe mendja djale a vajze cfaredo qofsh. Respekte

                              Përgjigjjuni
                            2. K
                              K O R C A

                              Zoti V.Dule , ne vitin 1990 u nis te bente karrjere si klerik ortodoks , por "Fortlumturia e tij" e cmoi si talent te rralle , ndaj e mbajti si reshter (dhjak) pak kohe dhe e futi ne politike , ku mendoi se do te jepte shume prodhim per memen Gerrrqi ! Tegjithe keta , duke filluar nga kolonel Fortlumturia dhe deri tek Bollano , Dule , Bejleraqis me te tjere fluturojne me kashte ne bythe , sepse jetojne me enderra mesjetare bizantine jashte realitetit dhe po behen cdo dite e me qesharake , jo vetem ne sy te shqiptareve por ne mbare boten . Fatkeqesi e madhe , jo vetem per fqinjet ballkanike te Greqise , por me teper per popullin grek qe e terheqin zvarre nje tufe derrash duke i lidhur syte me shami , duke e lene te verber e ta terheqe pas kapistre kryepeshkopi i kishes famekeqe greke . Populli grek , do te ishte shume e shume me perpara ne te gjitha drejtimet , sepse ai krijoi shtetin e tij , i pari nder popujt e Ballkanit , por i ka zene frymen dinastia e te pafytyreve .

                              Përgjigjjuni
                              1. V
                                Vari Janullen!

                                Pjellë e copës së mutit që ka marrë peng kishën e ortodoksëve shqiptarë, që zhvarros e dhunon varret e ortodoksëve shqiptarë, që ju shkon në burgje terroristëve që kanë larë duart me gjak shqiptari, që përveç jashtëqitje e të Agimit të Artë dhe shërbimeve greke, se pjerth asnjë personalitet shqiptar, duke e përçmuar dhe injoruar si horr

                                Përgjigjjuni
                                1. I
                                  Ilir

                                  Politikanet tane jane qelbesira,sahanlepires te Grekeve. Kur minoriteti Grek ka me pak se nje perqind,perse lejohet qe te kemi kryetar bashkie, prefekt etj me origjine Greke ?

                                  Përgjigjjuni
                                  1. J
                                    Jorgo

                                    Po do vinte nje dite qe ky spiun grek ,bythlepires me theks si papu te kishave greke, ta thyente qafen. Mjaft ka 30 vjet qe vjedh vètem duke ĺlomotitur. pa prekur pune me dore. Tani do ti presin dhe pensionin greket, me ate shqiptar nuk jeton dot ,prandaj shkon paz sales e likes si magazina parash te vjeďhura. Kur furnizohen xhixho ,kallaku perse te mos te mer edhe dule mavria?

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje