Ndahen rrugët me Lulzim Bashën, anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re!

23 Gusht 2024, 16:29Politika TEMA
Ndahen rrugët me Lulzim Bashën, anti-berishistët mbledhin firmat

Sezoni i ri politik do t’i japë jetë një lëvizje të re politike, produkt i lindur si rezultat i betejës gati 3 vjeçare dhe skizmës brenda forcës më të madhe në opozitë, Partisë Demokratike. Pasi Gjykata e Apelit vendosi në qershor t’i japë vulën e Partisë Demokratike, grupit të Sali Berishës, Lulzim Basha çoi vendimin në Gjykatën e Lartë dhe para se të ndërmarrë një iniciativë të re politike, vendosi të marrë më shumë kohë me rekursin.

Por jo i gjithë grupi i tij e ndoqi në këtë rrugë. Anti-Berishistët më të zëshëm, më në krye Enkelejd Alibeajn kanë vendosur të çojnë para idenë e krijimit të partisë së re.

Report TV ka mësuar se gjatë verës, teksa thuajse e gjithë politika pushonte, janë drejt përfundimit të mbledhjes së firmave të nevojshme, 3000 të tilla që duhen për krijimin e një partie të re, ndërsa ekspertët ligjorë po punojnë për detajet e fundit të Kushtetutës së një partie politike, statutit.

Në dokument, të cilin Report TV e ka lexuar, detajohen parimet mbi të cilin “anti-berishistët” të shkëputur me kohë prej Sali Berishës e së fundmi edhe nga Lulzim Basha, hodhën hapat për krijimin e partisë së re.

Partia, sipas statutit, parashikohet të funksionojë mbi një ndarje pushtetesh brenda organizmit politik. Njëjtë si shteti, edhe ndërtimi i partisë është bazuar mbi “ndarjen e pushtetit politik, atij administrativ dhe atij gjyqësor, të cilët ndihmojnë dhe kontrollojnë njëri-tjetrin, duke balancuar të gjithë funksionimin e brendshëm të saj.”

Risi është edhe krijimi i një entiteti garantues për ruajtjen e vijës politike dhe ideologjike të partisë. Ky entitet do të ketë kompetencat e thirrjes dhe ushtrimit të demokracisë së drejtpërdrejtë sa herë që do të vihen re deformime të parimeve mbi të cilat është krijuar dhe ndërtuar partia.

Edhe kryetari, njëjtë si në PD do të zgjidhet përmes votës së anëtarësisë.

“Në hartimin e statutit kemi pasur qëllimin të parashikojmë demokracinë e drejtpërdrejtë (atë që rrjedh drejt e nga anëtari i më i thjeshtë i partisë) si elementi kryesor mbi të cilin bazohet ndërtimi dhe funksionimi i partisë” i tha një burim Report TV, i cili teksa citon statutin evidentoi faktin se grupimi synon të përcjellë idenë e një partie, jo të kryetarit.

“Demokracia e drejtpërdrejtë e ushtruar në mënyrë të shpeshtë, e shoqëruar edhe me ndarjen e pushteteve brenda organizimit politik sjell në jetë një subjekt me demokraci të brendshme funksionale dhe largimin nga kulti i individit”, sqarohet në Statut.

Report TV ka mësuar se shpejt, do të vendoset edhe emri dhe pritet që kjo alternativë e re të prezantohet publikisht. Do të mbetet për t’u parë nëse do të jenë zërat kundër Berishës ata që do t’i bashkohen si anëtarë kësaj partie të re dhe nëse do t’i besohet Enkelejd Alibeajt, si një prej kritikëve më të mëdhenj të Berishës drejtimi i forcës më të re politike brenda së djathtës.

26 Komente

  1. Kulluri nga Dukati

    Keta miter per te Berisha Jane nisur dhe atje do percundojne . Ketij vendi , sic duket bedovaxhi , nuk I paska mjaftuar enverizmi , duhet te mbaje ne zvetk edhe berishizmin .

    Përgjigjjuni
    1. C
      Columbo

      Duhet të shpërbëhet Partia Rithemelimit, koalicioni bashkë fitojm., pasi janë të dëmshme së pari për Partin Socialiste, dhe më pas për vëndin, qeverin, ekonomin dhe turizmin. Jo vetëm që ata që kanë pushtuar selinë blu s'ja thonë politikës, por po na fëlliqin dhe ne që përpiqemi të përmirsojm jetën e qytetarëve. PS duhet ti shpall luftë këtij koalicioni që tani, nëse nuk duam të pëtjetojm një 21 janar 2011 më vonë.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Makiaveli

        Une them që të gjithë ata që thonë nje fjale te vetme kundër partisë dhe liderit suprem, ti internojmë në Spaç që të jemi të sigurtë nga çdo rrezik

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nata

          Sala nuk i internon, Sala i vret!

          Përgjigjjuni
      2. D
        Dardani i Ri

        Alibeu endrron të bëhet kryetar partie por, nuk do të arrijë më larg se deri tek Ura e Lanës. Të gjitha provat dhe lëvizjet e "rebelëve" të PD për të krijuar parti të reja, kanë dështuar. Edhe të tjerët kanë dështuar. Tani, sigurisht që, edhe ai Lapaj, do të dështojë. O budallenj, populli është ngopur me mashtruesët politikë, nuk i voton më "kërpudhat" e reja, sido që të quhen dhe, ngado që të vijnë ato.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Makiaveli

          Kush duhet votuar sipas jush?? Se unë personalisht do shkoj të votoj. Por jo PD dhe PS do shikoj deri ne zgjedhjet e ardhshme ndonjë alternativë të re jo keta që janë që nga 92-shi në politikë dhe 99% janë të tredhur. Vendosin 2 persona Rama dhe Saliu. Pjesa tjetër jane sa per nr

          Përgjigjjuni
        2. L
          Liria

          Emri i partise: "Partia Demokratike e Re"

          Përgjigjjuni
          1. a
            analfabeti

            Me vinka keq o Columbo qe po te shkon mundimi kot, nuk edukohen njerezit eSaliut. SHYQYR QE KEMI RAMEN dhe disa njerez te zgjuar e te kulturuarsipuna joye qe perpiqen te na edukojne dhe ne .

            Përgjigjjuni
            1. B
              Besniku

              Largohuni nga Basha, nga ky vagabond i cili eshte i lidhur si mishi me thoin me Berishen dhe pa pike turpi u tall me Amerikanet dhe BE, dhe fjeti 2 vjet, arriti te faktorizonte Berishen dhe u be pengese per krahun antiberishist qe kerkonte te krijonte nje krah politik te shkeputur nga Berisha. Pra Basha e kreu misionin e nje diversanti ne PD. Se shpejti do e shihni prane Argites. Mbeshteteni Alibeajn nje i djathte real e jo skuth si spiuni Alizoti. Shpejt, nuk ka kohe. Mos u merrni me Lalaj etj, spiune te Saliut e Ilirit.

              Përgjigjjuni
              1. Z
                Zefi

                7 x 7 = 42 pandaj eshte inatosur Luli e betohet se do luftoje korrupsionin nuk do lere askend per te vjedhur vetem vete Luli . Prite kur te shpalle programin , 40000 euro per femijen e dyte .

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Pal Vata

                  Enver Enver ti je gjalle , nipi juaj Lulezim Basha po korr suksese. Luli me Ssli Argites po ecen drejt pushtetit. Rasti i rralle qe kopli si Lyli te jete kaq TRAP....

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Pal Vata

                    Enver Enver ti je gjalle , nipi juaj Lulezim Basha po korr suksese. Luli me Ssli Argites po ecen drejt pushtetit. Rasti i rralle qe kopli si Lyli te jete kaq TRAP....

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Dauti

                      Alizoti qenka spiun, o shoku Besnik. Po ky Alibeaj, nipi i kriminelit me famekeq, qe ka njohur Shqiperia, i Isa Toskes cfare eshte? Te shkon mendja se demokratet do votojne kete kukllen e PS? I duhen 3 mije vota, thone perkrahesit e Alibeajt. Luli dhe Alibeaj nuk do marrin bashke 3 mije vota ne zgjedhje.

                      Përgjigjjuni
                      1. U
                        UNE

                        Kini bythe te beni nje Ball Kombetar qe te munde Komunistet????? Ja sheshi, ja mejdani, ja dhe Muco Kapedani!!!

                        Përgjigjjuni
                        1. N
                          Ne

                          Vini VETEM NJE KUSHT per antaresine: Nuk pranohet antar i kesaj partie ASNJE ISH KOMUNIST. ( Ju tregova, pa dashur, CELSIN E FITORES.)

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Asd

                            Ehh, nuk eshte ndonje kriter ndares qe ben mrekullira. Eshte thjeshte nje iluzion. Kriter ndares eshte vetem drejtesi e shpejte dhe efikase por edhe nje ligj qe te ndalonte me shume se kater vjet postet e larta shteterore dhe legjislative si minister, kryeminister dhe deputet. Pra ndryshim i njerezve pa i lene te thurin gjate plane korrupsioni dhe krimi.

                            Përgjigjjuni
                          2. P
                            Pal Melyshi

                            Ali -Beu miku dhe i promovumi i Argites se Sali NonGrates qe xhandari me i eger per pushtetin i Sali Vicidolit gjobvenes i ashper fito shume per vete dhe Argiten qe e emroi Dr. te Antikorrupsionit ( Dr.i Gjobevenies ') fitoi miliona per vete dhe Argiten tani Ali i Beut na dashka me bo Parti. Po Argiten tutoren tebde e pleh ku do e cosh . Ssli ju ka tredhur te gjithve o Ali Baba..

                            Përgjigjjuni
                            1. P
                              Pal Melyshi

                              Ali -Beu miku dhe i promovumi i Argites se Sali NonGrates qe xhandari me i eger per pushtetin i Sali Vicidolit gjobvenes i ashper fito shume per vete dhe Argiten qe e emroi Dr. te Antikorrupsionit ( Dr.i Gjobevenies ') fitoi miliona per vete dhe Argiten tani Ali i Beut na dashka me bo Parti. Po Argiten tutoren tebde e pleh ku do e cosh . Ssli ju ka tredhur te gjithve o Ali Baba..

                              Përgjigjjuni
                              1. P
                                Pal Melyshi

                                Ali -Beu miku dhe i promovumi i Argites se Sali NonGrates qe xhandari me i eger per pushtetin i Sali Vicidolit gjobvenes i ashper fito shume per vete dhe Argiten qe e emroi Dr. te Antikorrupsionit ( Dr.i Gjobevenies ') fitoi miliona per vete dhe Argiten tani Ali i Beut na dashka me bo Parti. Po Argiten tutoren tebde e pleh ku do e cosh . Ssli ju ka tredhur te gjithve o Ali Baba..

                                Përgjigjjuni
                                1. V
                                  Vlora

                                  Besnik , seriozisht e ke , kaq shume besimi Paske tek ai Bejkua I Lazaratit apo Tek ai llamarina Kulluri nga Dukati , se keta dy Jane bashkepunetoret me te ngushte te Alibeit ? Eshte e vertete qe Alibei eshte pastertizht I djathte ne origjine . Po ne origjine ama . Ne tridhjete e kusur vite Kemi pare e njohur , deri ne velesi , te tille . Paragjykimi eshte I gabuar , Le te presim . Po druaj se me badhkeudhetare , si : Bejko , Kullur e co. Kane marre rrugen per te Berisha ( mos harro , kallepi I Kullurit dhe Bejkos Po ngordhin per nje cikez deputetllek ) . Me keta tipa mizantropesh ( ne kuptimin Jo te mire , sic e perdorim ne shqiptaret , se Mizantropin , Donkishotin , Dostojevski I pati si modele persosmerie ...) tipike lebrish llafazane si matara boshe nuk behet prokopi . Si I lindur dhe I rritur ne ato ane , Laberise , I njoh mire keta tipa , per te cilet andej thuhet , " mos te dalshin perpara , se te shkon 40 dite ters , ose mos te menderosshin ne korie , se te shtremberohen lisat " .baje mend Beso , ( as te njoh e as me njeh qe te te propozoj bast ) , drejtimin e Kane per te Berisha dhe atje do percundojne , prandaj Jo me kaq emocion kunder Bashes qe i vuri hune Sali komunistit , kur te tjereve , edhe ketyre trimave , nuk u shkonte ne mend .

                                  Përgjigjjuni
                                  1. K
                                    Kuituzovi

                                    Mendoj se krijimi i nje partie te re nga Alibeaj me njerez te devotshem antiberishist,do t'i sherbej vendit tone ne zhvillimin real te deemokracise ne shqiperi. Partia qe drejtohet nga Sali Berisha duhet te shperbehet e te eleminohet fare nga politika.Sali Berishes dhe partise se tij i ka ikur koha. Ajo permban ne gjirin e saj njerez te korruptuar,interesaxhin,psikopat,pa inteligjence,te paaft. Merni me mend nje njeri si Flamur Noka e Klevis Balliu apo nje evgjit si Belind Klliçi,apo si nje grua sharlatane,Adriana Kalaja te drejtojn PD-ke te Saliut qe nuk kane fare haber politike. Ata jane vetem per te bertitur e te çirren neper protesta qe t'i shikoi Saliu e t'i fusin ne lista per deputet. Ky eshte qellimi i ketyre psikopateve dhe jo qellimi i partise apo i shtetit. Prandaj partia qe do ngrej Enkelejd Alibeaj do jete nje parti me parime te reja,per interesat e shqiperise dhe kundra ideologjise famekeqe te Sali Berishes. PD-ke te Saliut i ka ardhur fundi dhe duhet te zhduket si parti qe mban ne gjirin e saj gjarperinj.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. L
                                      Loni

                                      Kam kohë që nuk shkojë në votime. Por do shkoj dhe do votoj për Partinë e re të djathtë që do krijohet. E di që ata nuk mund të fitojnë zgjedhjet, sepse PS dhe PD po t'a ndjenin rrezikun do bëheshin bashkë, këtë radhë fare hapur. Por do shkojë për kënaqësinë time, t'a hedh votën atje ku më thotë shpirti. Të paktën t'a ndjejë një herë të vetme lirinë time para kutisë së votimit, njëjtë si në 22 Mars 1992. Atëherë votova PD si shpresë për të shpëtuar nga kthetrat e komunizmit, sot si shpresë për të shpëtuar nga bijtë e tyre bastarde, një mijë herë më të ligj se baballarët e tyre. Nëse të gjithë të djathtët e vërtetë do niseshin nga kjo konsideratë si kjo imja, atëhere kjo parti do merrte 30% të elektoratit. Paçi kujdesin e Zotit djemë dhe vajza të reja në misionin tuaj fisnik, për t'a çuar këtë vënd në udhën e arsyes së shëndoshë, për t'a bashkuar fatin tonë realisht me atë botë që përfaqëson gjithçka të mirë që njerëzimi ka arrirë.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. M
                                        Makiaveli

                                        Që nga 96-ta nuk kam votuar vitin tjetër do shkoj

                                        Përgjigjjuni
                                      2. L
                                        Laberia

                                        Procesi I njohjes , sipas meje , eshte I komplikuar . Njohja dhe vleresimi , duken si dy gjera , Po ndarja duket e pamundur... Mbase ngaqe KY proces ngjizet nga subjektivizmi . Jemi te Alibei , te cilin KY proces I ka dhene noten MIRE . Pra , nuk duket keq. Vec kur ndalesha disi te semantika , Po me teper te perdorimi badiava I ketij vleresimi , dmth as kullon , as turbullon , Alibeu , si dhe shume te there , Po I bie vrangalles ( sic themi ne nga Vlora ) kot per vete dhe shokerine e tij . Por , kjo duhet theksuar , kur domosdoshmeria uleritese kerkon ndezjen e shpreses , Ali Beu , I frymezuar nga dy leber hajvane ( eshte bindja ime kjo , mund te mos jem I sakte ) , Bejko dhe Kulluri , ka rrembyer kovat me uje ... Nisur nga mosha dhe profesioni I mesuesise , per Alibeun them se eshte tipi qe rend pas fjales dhe Jo mendimit , teatral . Per te tillet paresore eshte shfaqja , dukja , Jo thelbi. Kesisoj edhe ai ( Alibeu ) ka vendosur t'ia beje bamp , ta shkrepur ne hi . P.S. Per te evituar ndonje keqkuptim , autori I ketyre rradheve ka lindur dhe eshte rritur ne Laberi ( rrethinat e Vlores ) . Kudo dhe kurdo , me nje krenari disi renduese per te tjeret , jam prezantuar dhe do te prezantohem deri ne vdekje me fjaline : " Jam nga Vlora " . Kjo eshte krenari legjitime , sepse Vlora dhe Laberia Jane kalaja e virtuteve , Jane muret e pakaperxyeshem te shqiptarizmes ...

                                        Përgjigjjuni
                                        1. A
                                          Ana

                                          shume mire bejne. Do ja vlente te votohet per kete risi opozitare vitin tjeter. Larg saliut dhe larg bashes-kjo eshte deviza dhe nje pjese e mire e demokrateve do ta perkrahin, por edhe te pavendosurit qe duan nje opozite sa me luajale!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. A
                                            Agimi

                                            U ngriten perseri keto gangrenat e albanistanit?! Lulush mavria, qeros bejko, alibej qelbesira, akoma shikoni endra me sy hapur?

                                            Përgjigjjuni

                                            Lini një Përgjigje