5 dosjet në SPAK që kanë nxjerrë jashtë kontrollit Ilir Metën

2 Shtator 2022, 18:50Politika TEMA

5 dosjet në SPAK që kanë nxjerrë jashtë kontrollit Ilir

Nga Adriatik Doçi

Ilir Meta ka intensifikuar konferencat për shtyp, daljet televizive dhe kërcënimet, duke demostruar shenja të shqetësimit të thellë në kufijtë e panikut. Në karrierën e tij politike, kjo është sëkëlldisja e tretë e Ilir Metës, pas publikimit të video-skandalit nga Dritan Prifti në vitin 2011 si dhe pas akuzave të Sali Berishës në vitin 2015 për planin e pretenduar për vrasjen e dy deputetëve. Alarmi i Ilir Metës është produkt i 5 dosjeve penale në SPAK, ku ish presidenti është protagonist i drejtpërdrejtë. Kurrë më parë në karrierën e tij 30-vjeçare politike Ilir Meta nuk ka pasur një numër të tillë llogarish të hapura me drejtësinë dhe asnjëherë më parë nuk është kaq pranë rrezikut për t’u marrë i pandehur, për çështjen kryesore, atë të lobimit.

Po cilat janë 5 dosjet e Ilir Metës?

Dosja e lobimit 1

Në mes të muajit gusht të këtij viti, SPAK mori nën hetim Ilir Metën për lobim në SHBA me vlerë 690 mijë USD, para këto të padeklaruara as në KQZ dhe as në ILDKP. Procedimi penal ishte regjistruar që në qershor 2022, pas kallëzimit të referuar nga ish deputeti Halit Valteri. Në duart e hetuesve janë dy kontrata të LSI-së dhe Ilir Metës, me kompaninë McKeon Group në janar dhe qershor 2017, për t’i siguruar Metës takime dhe aktivitete në SHBA. Si ndërmjetëse është përdorur kompania “Dorelita Limited”, e regjistruar si offshore në Qipro, me administratorin e të cilës kishte lidhje Vangjel Tavo. Meta po hetohet për veprat penale të korrupsionit dhe falsifikimit të formularëve.

Lobimi 2 dhe fshehje pasurie

Në fillim të muajit korrik, SPAK ka regjistruar një tjetër procedim penal, bazuar një një tjetër kallëzim penal të ish deputetit Halit Valteri. Pjesë e kallëzimit të dytë penal janë Presidenti Ilir Meta dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, deputeti Petrit Vasili, i ish ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, kandidatja për deputete e LSI, Elona Guri, biznesmeni pranë LSI-së Muharrem Berisha, si dhe Iris Zajmi, Elena Gace, Jori Prifti dhe Agron Xhafa. Në kallëzimin penal thuhet se këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë krijuar një skemë të mirëfilltë të pastrimit të parave që rrjedhin nga korrupsioni dhe vjedhja e pasurive publike, ku në krye të kësaj skeme qëndron si zakonisht çifti Meta-Kryemadhi. Në kallëzim referohen kontrata të tjera lobimi në 2017 të padeklaruara si dhe ngrihen dyshim për fshehje pasurie, përfshirë edhe godinën e LSI-së. Procedimi penale është regjistruar për fshehje pasurie, korrupsion dhe pastrim parash.

Dosja e kunatit me SGS

Në 25 korrik, SPAK ka regjistruar një tjetër procedim penal ka regjistruar një tjetër procedim penal nr. 137, për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash. Të kallëzuar janë Ilir Meta, Monika Kryemadhi, valloi i Monikës, Drini Kryemadhi dhe vjehrri i Drinit, Nuri Peti. Drini Kryemadhi rreth 360 mijë USD nga kompania e kolaudimit SGS, në formë pagash, gjatë periudhës 2013-2020, me funksionin inxhinier mekanik. Drini Kryemadhi e kishte pagën më të lartë se sa CEO i SGS, në dhjetor të 2020 ka marrë edhe një shpërblim me vlerë 30 mijë USD, ndërsa dyshohet se nuk ka shkuar fare në punë. Një pjesë të parave, Drini Kryemadhi ia ka kaluar LSI-së dhe Monikës. Ka dyshime të forta se SGS-ja i ka dhënë paratë Drini Kryemadhit në këmbim të heshtjes së Ministrisë së Transporteve që kontrollohej nga Meta, për moszbatimin e kontratës sa i takon investimeve në pikat e kolaudimit të automjeteve.

Afera CEZ-DIA

Në prill të këtij viti, SPAK ka rihapur dosjen e CEZ-DIA të vjedhjes së parave publike. Drejtuesi i SPAK Arben Kraja dhe prokurori Altin Dumani po ndjekin këtë hetim, ndërsa kanë pyetur një ndër kryesorët e kësaj afere, Kastriot Ismailajn, i dënuar me 11 vite burg. Vetëm në një rast, 1 ditë para zgjedhjeve të 28 qershorit 2019, Meta i kërkon Kastriot Ismailajt, bashkëshortit të Vojsavës (i dënuar me 11 vite burg), 200 mijë (besohet euro) me urgjencë. Jozef Hejsek, ish-shefi ekzekutiv i CEZ, ka deklaruar Ilir Meta ka rekomanduar Kastriot Ismailajn me kompaninë DIA si “njeriun e tij të besuar” për mbledhjen e borxheve të vjetra për llogari të CEZ. Dritan Prifti, një nga njerëzit më të afërt të Ilir Metës, ka rrëfyer se Meta pati udhëtuar në Çeki për të negociuar kontratën për Kastriot Ismailajn, të cilin e konsideronte si një person me dosje. Gruaja e Kastriot Ismailajt, Vojsava, ka rrëfyer lidhjet e forta mes Ilir Metës dhe bashkëshortit të saj. Ajo ka treguar për vizitat familje dhe SMS-të që Meta i niste Kastriot Ismailajt duke i kërkuar para. Në dosjen e dënimit të Kastriot Ismailaj me 11 vite burg, dënim i konfirmuar nga të gjitha shkallët e gjykatave, prokuroria ka konstatuar se qëllimi i Kastriot Ismailaj nuk ka qen mbledhja e borxhit të për llogari të CEZ dhe as kryerja e ndonjë pune reale, por vjedhja e parave tё CEZ, sigurisht në bashkëpunim me CEZ, pasi CEZ nuk humbiste asgjë, por xhepat e shqiptarëve.

Shitja e pasaportave

Sipas burimeve, për Ilir Metën është referuar një tjetër kallëzim në SPAK, për korrupsion dhe shpërdorim detyre, për çështjen e skandalit të nënshtetësive. Si President, Ilir Meta ka dhënë me dhjetëra nënshtetësi VIP, në mënyrë abuzive dhe në shkelje flagrante të ligjit, ndërsa ka dyshime të forta se një pjesë e pasaportave shqiptare për shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë janë shitur. Meta u ka dhënë nënshtetësi në mënyrë të përshpejtuar, në shmangie të procedurës së zakonshme, si personalitete dhe VIP, peronave të dënuar për vrasje, vjedhje, grabitje, dhunë, militantëve partiakë, këngëtarëve të dasmave etj.(Shqiptarja.com)

16 Komente

  1. r
    robi

    Duhet te behet dhe nje kallzim tjeter qe ky Agush Habib Burgiba ka ngritur nje kamping me te degjeneruarin ne planet pa leje ndertimi ku mbledh ca te rinj dhe cupelina 16- 18 vjecare qe drogohen, pijne , kercejne hardallosen dhe shfryjne epshet e tyre ne menyren me te poshter.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Flase

      Sakte, robi, ky eshte edhe korrupsion edhe krim, bile edhe per prinderit e atyre femijeve qe i lejojne sepse aty formohen dhe grupe terroriste te rrezikeshme. Jali eshte kthyer ne bordello dhe terror! Po kus do ta beje Arben Kraja? Ai duhet varur per hunde,

      Përgjigjjuni
      1. R
        Raimond vlonjati

        Asnje nga keto dosje nuk eshte e vertete, te gjitha jane te sajura nga Spiuni i Vucicit

        Përgjigjjuni
      2. L
        Llapaqeni Sa-Hale Breshkani

        Po Edmond Haxhinasto, pse nuk eshte permendur ne listen e te perfshirve ne afaret korruptive te ciftit METAJ...!? Mondi ka qene Konsigleri i i ciftit kryemafiozeve METAJ / KRYEMADHI. Pervec perfitimeve personale nga karriera politike dhe postet e dhuruara nga Like Floriri me Baxhellen Monika Karmadhi!???

        Përgjigjjuni
      3. P
        Presidenti nga skrapari qe te pret doren

        Hajduti na eshte bere edhe dentist per te shkulur dhembe e dhemball. Tregoj popullit se si je bere sheike more gshatar

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kaq Pak___ °!° °!° °!° °!° °!° ___/

          Vetem 5 !!!!! Po ky ka 50-Dosje more Kapsi Llalles ( vjedhje Thesari , vjedhje Buxheti Ministrive , Vjedhje Firmave nepermjet Shantazhit , Vrasje me Pagese VIP Bankiere Gjyqtare , Viktimat ke Mali me Gropa , Trafikan Drogash , Tradhetar i Kombit i vene ne Sherbim te cdo Te Huaji qe kerkonte degradimin e Shqiperise , nxitesi i Protestes se Vrasjes se 21 Janarit , Bashkepunetor ne Vrasjen ne Prite te Deputetit Socialist ne Kurjan -duke tentuar t'i benin presion popullit per Voten ,, Aferat me CEZ-it , Dekoraten e akorduar nga Presidenti Grek ne Athine - per Sherbime ndaj Shtetit e Kombit Grek , Bashkpunimi me Gjerpin e zi vesh si Priftin Famekeq Grek Janullatos - Dhenja e Shtetesise Shqiptare Krimineleve e Terroristeve antishqiptare ,duke injoruar cdo kriter ,ne kembim te Shumave ne Pare , dokumenta sekrete nga arshivat e Shqiperise dorezuar ne Athine , Prona e Pasuri te paligjeshme qe Kurr si ka Justifikuar (sepse asnji bir kurve ne Mediet e Parlamentin e dhjer ne ate vend nuk ja bo Pyetjet ,kur fillo e ben si parimor e Politikan edhe kur ben si gangsterr e akuzon te tjeret ,, Vilat Hotelet Rezortet qe ka ne Shqiperi dhe jashte Shqiperise , Miljonat ne Qipro etjn etj etj . ---------- Uljani mer shallvaret poshte fshatarit me te Urryer ne Shqiperi -e tregoni medieve gjithcka dini qe ti plasi syt mir Bordellua e Spak qe ka Vilat byth me byth me Banden e Krimineleve me Dy qelbsat qe ne nnji vend tjeter , do ti pranonin vezem me rrujt bagetine katundit

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dakord

            do paguaje per te gjitha keto qe shkruan ti, mos u merzit. Puna eshte se te keto 5 dosjet ka lene gjurme krimineli. 5 jane mjaft per ta plasur brenda

            Përgjigjjuni
          2. D
            Dardan

            Po nuk u vrane Perbindeshat e Vicidolit dhe te Cepanit, Shqiperia kurre nuk do te gjeje qetesi!

            Përgjigjjuni
            1. l
              lenci

              Pra hoqi dore Edvini nga akuza si spiun? Kaq shpejt?

              Përgjigjjuni
              1. a
                arqile

                Jo prokuroria jo spak vetem peremdia do beje drejtesi .

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Dosja

                  Cfare i ka djegur kaq shume Rames qe s’po di nga t’ja mbaje? Sa per kujtese: - kanabisi - inceneratoret - PPP dializa e Check-up - patronazhistet - rrjedhja e te dhenave personale - rindertimi - kostot e investimeve - parku i Edenit, dmth Edvinit ne KM Jane vetem disa… por ky Skraparlliu ka nje dosje qe akoma nuk eshte bere e ditur, prandaj i gjati po dhjet gjak, aq sa ka harriar fare te merret me Vicidolin

                  Përgjigjjuni
                  1. .
                    ....

                    Çashtu Dosja çashtu !

                    Përgjigjjuni
                  2. V
                    Vranakonti

                    A e kini gabim. Meta eshte i "bardh si bora" moss e akuzoni kot se do t'jua beje si Edi Rames qe do t'i shkulin dhemb e dhembal. Eshte i fort Ilir Meta se eshte peshngritesi nga Skrapari. Lum Partia qe e ka.

                    Përgjigjjuni
                    1. G
                      Gogoli

                      Po shpëtoi dhe kësaj radhe, robt ku ti keni, vdekshi të gjithë si skllevër se nuk meritoni të jetoni të lirë në tokën tuaj.

                      Përgjigjjuni
                      1. s
                        sapa

                        Asnje gje nuk i ndodh ,ashtu sic ka kaluar te gjitha te tjerat do kaloje edhe keto.Kush do i denoje keta njerez?Shumica e degjeneruar e ketij vendi?

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Shqiptari

                          —Personat publik,shtetar qe kane mbajtur detyra te larta shteterore dhe partiake,ne raste akuzash te tilla ruajne qetesine,vetepermbahen dhe u drejtohen gjykatave. —Mesa duket,Meta nuk e ka nivelin intekektual,qetësinë e nevojshme per t’u perballur me akuza te tilla te renda nga nje organ i pavarur qe ka ne dore tere sekretet. Humbja e ekujlibrti,shperthimi ne media me gjuhen e nje individi ordiner,e nje” te forti”, le te kuptosh se Meten e kane shkelur keq ne kallo. —Sulmi i perditshem nga falangat plot me “trima” dhe “trimeresha” te LSI-se Meta,Kryemadhi,le nje shije tejet babale dhe alla Like Van Dami qe do thyej ne mes kedo qe do guxoje ta nxjerre Liken nga Parlamenti dhe nga politika e te forteve pasanike ne Shqiperi. —Koha do tregoje qe ky llum politikanesh qe kane bere zullum per 30 vjet duhej flakur nga politika 20-25 vjet me pare.Udhe e mbare.Like!

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje