"500 euro në ditë për ekranin led poshtë ballkonit të Berishës", Lapaj - deputetit të PD: Ku i gjeni lekët? Po makinat e tipit të fundit

1 Tetor 2024, 09:16Politika TEMA
"500 euro në ditë për ekranin led poshtë ballkonit

Kreu i lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’ është përplasur me deputetin e PD, Bledion Nallbati në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo' në Report Tv. Nallbati e pyeti Lapajn se me çfarë lekësh i financon takimet.

Nga ana tjetër, Lapaj e pyeti Nallbatin se ku i gjejnë lekët për të paguar çdo ditë nga 500 euro ekranin led poshtë ballkonit të Berishës, ku i gjejnë lekët për të sjellë njerëzit me autobusë në bulevard, apo për të lëvizur me makina të tipit të fundit.

REPLIKAT:

Bledion Nallbati: Më thuaj si i financon takimet.

Adriatik Lapaj: Faleminderit që më pyete. Gjithë shqiptarët që na shihni, i ftoj të futen në internet, www.shqiperiabehet.al, futen tek dhuro, fusin vlerën. Esma i ka futur tani live 52.45 euro...

Gazetari Ilir Babaramo: Nuk është ky emision për të mbledhur fonde.

Bledion Nallbati: Sa të kanë dhënë deri tani, mblidhi iher gjitha sa të dalin. Se di ti bësh mirë shumëzimet dhe pjesëtimet.

Adriatik Lapaj: Dilni thoni ku i gjeni lekët, që ka 200 ditë aty te rruga dhe mbahet një ekran led që kushton 500 euro në ditë. Dilni ju tregoni ku i gjeni lekët me sjell njerëzit me autobusë në bulevard. Ku i gjeni lekët që lëvizni me makina të tipit të fundit. Bëni dhe ju transparencë si unë.

Bledion Nallbati: Ky zotëria që na tregon ne ku i gjejmë lekët. PD është një parti që në ditën më të zezë ka marrë 500 mijë vota. E pse e pyeta, se unë e di mirë ca kostosh që kanë takimet.

Adriatik Lapaj: Meqë e dini mirë, ku i gjeni lekët?

4 Komente

  1. M
    Makiaveli

    Lapaj i merr nga Sorosi PD -ja kanë vetë dhe oligarkët. Pse kot ju jep Xoni kulla dhe tendera per autostrada Saliut dhe opozitës

    Përgjigjjuni
    1. J
      JUGU

      Makiavelo! Pa,pa,pa, hazerxhevap i modh qoke. I paske gje babs. Ne baba jot Sahaleu, dikur e kesh mik t math George Sorosin, shtahaj jan bo anmiq sepse G. Sorosi e ka vnue posht Trapin. Trapi o idhnue fort qy G. Sorosi ja vuni kamen n fyt n bisines ne e shpalli "kamunist" Sorosin. Ne baba jot, Sahaleu, si servil i peshtir qy o, i tha G. Sorosit se shtahaj e mrapa sun t kom mik sepse je bo anmiku i majkut tem, Trapit. Na pas ksaj gjithe trapat e Shqypnies e çpallen anmik Sorosin. Shtahaj vriten ma njani tjatrin se kush e kush ta shaj ma shum Sorosin qy ti pelqejn babs tat, zuzarit Sahale.

      Përgjigjjuni
    2. U
      Uran Butka

      Bledion Nallbati, devolliu. Familjet me qen bir qeni ne Shqiperi i gjen ne zonen e Devollit. Ne kohe te luftes se II Boterore, çdo familje devollie, njerin djale e çonte me partizanet, djalin tjeter me ballistet. Kushdo qe te fitonte, shefi i familjes ishte ne "tave". "Familja ime ka kontribuar per luften" - shprehej. Edhe Bledioni, nje rrot kari, me keq se Salianji, "i digjet xhani" per ket popull per te cilin ai as ka haber fare, boll qe mbeshtet Sali kadavren qe e mendon me te mirin e globit.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Ndjekes i emisionit

        Te dy jane injorante dhe budallenj ne keto punet financiare , por budalla me i trashe me duket ky Nallbati apo nallbani . Ku di ky se ku i gjen leket Sala per çato pune . Ky eshte vetem per te djegur me zjarr parlamentin , ne gare me Mutin se kush eshte me gomar .

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje