
Sa më shumë dhunë prej tyre, aq më shumë vota për ne. Është ky reagimi i ministrit të Shtetit për marrëdhëniet me parlamentin Taulant Balla, pas dhunës së sotme në Kuvend, ku deputetët e opozitës dogjën karriget pas burgosjes së Ervin Salianjit.
Për Ballën ky është një skenar i njohur, pasi sipas tij sa herë që Shqipëria gjendet para një momenti historik, sikurse është Konferenca e Dytë Ndërqeveritare që mbahet në 15 tetor, Balla thotë se Berisha porosit dhunë.
“Sa herë Shqipëria gjendet para një momenti historik, siç presim me padurim Konferencën e Dytë Ndërqeveritare pas pak ditësh në Bruksel, mes Shqipërisë dhe BE, përsëri Sali Berisha ka porositur dhunë. “Marrëzia është bësh të njëjtin veprim vazhdimisht e të presësh rezultate të ndryshme” thoshte Ajnshtajni. Edhe me dhunën e Saliut, rezultati ka qenë gjithmonë i njëjtë. Sa më të dhunshëm bëhen, aq më të vendosur jemi ne për të ecur përpara në rrugën tonë, pasi sot kjo është e vetmja rrugë që afron Shqipërinë me Europën”, shkruan Balla, raporton A2.
Po kjo sipas tij përkthehet në vota për mazhorancën në zgjedhjet e ardhshme, sepse dhuna nuk mund të tolerohet.
“Sa më shumë dhunë prej tyre, aq më shumë vota në zgjedhjet e ardhshme për ne, sepse askush nuk voton për partinë e dhunës dhe destabilitetit, as në Shqipëri e as në diasporë. Shqipëria ka vuajtur shumë për të fituar të drejtën e fjalës së lirë dhe parlamentin e zgjedhur nga vota e lirë, dhe në respekt të tyre nuk mund të tolerohet dhuna dhe barbarizmi ndaj institucioneve”.
Kriminelet ja ne kuvend,ata qe i ven zjarin parlzmentit,kan vrar njerez me 2 prill per te ardhur ne pushtet,ne '97 ku humben zgjedhjet filluan te hedhin ne ere shtyllat e tenjonit te lartnen drejtimin eA.H,po ne kete vit u urdherua te sulmohej ambasada Amerikane,po keshtu me radhe te gjitha keto kan nje njeri qe quhet S.B. .Cfar pret prokuroria pse nuk vepron kunder kriminelve.
Nxirreni jashte ligjit ket mut organization anarshiste e fashiste , osht national emergency. Hurry up sa s’eehte vone
Tao kokcepshi, si nuk u lodhe ke 25 vjet perserot te njejtat brockulma. Qe kur ta futi fatosua ne ps aty ne ps ngele o kokrra e trafikut.
O na rrofsh o minister. Po prandaj i lejoni keto veprime. Jo, more jo, o palaco. Sa me shume qetesi e rend, sa me shume drejtesi aq me shume do te keni vota. Mos valle ju doni te fitoni mbi fatkeqsine vendit, turp per keto mendime qe keni, e aq me turp qe pa problem i shprehni>