6 mln dollarë lobim i Berishës për "non gratan" - Ylli Rakipi: Paguajnë emigrantët apo oligarkët? Gazetari: Garantori, si Ver Llapa

29 Prill 2025, 09:27Politika TEMA
6 mln dollarë lobim i Berishës për "non gratan" - Ylli

Ditët e fundit është zbuluar një kontratë lobimi 6 milionë dollarë për Partinë Demokratike në SHBA. Kjo parti pretendon se paratë janë paguar nga emigrantë shqiptarë përmes një fondacioni. 

Në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, është diskutuar për këtë çështje dhe për burimin e parave. 

Ylli Rakipi pyeti nëse këto para i kanë paguar emigrantët apo oligarkët. Ndërkohë Denis Dyrnjaja tha se garantori i kontratës, i ngjan me "Ver Llapën". 

Ylli Rakipi: Këto 6 milionë dollarë i japin emigrantët, apo oligarkët? Se po qe se 6 milionë i japin emigrantët, paskemi emigrantë të pasur ne.

Denis Dyrnjaja: Kemi filantropin Nuredin…

Ylli Rakipi: Ja ky po… Seçi

Enton Abilekaj: Nuk luhet me të pavërteta. Ky është garantori. Ne mund të themi se është garant, ka qenë te VATRA dhe është futur te MAGA dhe ka dalë garantues. Çfarë, duhet të jetë miliarder ky? Ne nuk e dimë. Por nuk e denigrojmë dot një njeri se ka vënë një firmë.

Denis Dyrnjaja: Sikur të nxirrte Soros, Ver Llapën, garantues. Ky është si Ver Llapa…

Enton Abilekaj: Ky ka marrë dekoratë nga Bashkia e Tropojës. Pse e urren njeriun që firmos pro Berishës?

Denis Dyrnjaja: Është qesharake.

Enton Abilekaj: Ti urren njeriun që firmos pro Berishës. Mos të nisemi nga premisa të pavërteta.

Denis Dyrnjaja: Ti pranoje por unë nuk e pranoj dot, më fyen inteligjencën. Është sikur Soros të merrte Ver Llapën.

Preç Zogaj: Ka institucione për këtë. Po hymë ne opinione kjo bie. Ata që I kanë hyrë kësaj pune, organet janë në detyrën e tyre ta shikojnë.

4 Komente

  1. T
    Tao

    Po c'emigrante o Ylli, jane leket e Xenit ne Bitcoin. Emigrantet ne Amerike qe ishin me dhjetera mijera, mezi mblodhen 1.5 milion dollare per te ndihmuar familjet e prekura nga termeti ne vitin 2019, na paskan mbledh 6 milion dollare per 1 jave per nje ndyresire qe eshte kanceri i Shqiperise qe s'po i shqitet nga trupi.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Aron

      Ver Llapes i merr te keqen analfabeti Seci.

      Përgjigjjuni
      1. n
        nope

        imagjino si do shprehej ky qeni barkderr abilekaj nese nuredin seci do kish dale garant per ramen ......pa shtylle kurrizore hic ,barbon selenice ....

        Përgjigjjuni
        1. S
          Strazimiri

          Emigrantet e Amerikes nuk jane emigrante, por jane qytetare te Amerikes me kombesi shqiptare. Amerika keshtu eshte ndertuar dhe me dashje apo nga injoranca, keta Yllra Rakipipera vazhdojne me mentalitetin e "emigranteve te paligjshem" te cilet Trami po i perze. Pra po ua mban bytha mos i quani keta "emigrant" por quajini amerikane me kombesi shqiptare. Qe te qartesoheni se muteria komuniste e Sali Berishes, nuk mund te perzihet me demokratet shqiptaro-amerikane, flisni me gjuhen e vertete. Please!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje