Analisti Kreshnik Spahiu ka komentuar në Report Tv situatën në Partinë Demokratike dhe programin elektoral që u prezantua sot nga kryetari Lulzim Basha. Por, Spahiu thotë se Basha do humbasë dhe do dështojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare nëse nuk krijon aleanca me parti të reja, mes tyre edhe me Agron Shehajn, i cili themeloi sot partinë ‘Mundësia’.
Do t’i rekomandoja ndërtimin e një fronti opozitar dhe koalicioni. PD do humbasë dhe dështojë nëse nuk bashkëpunon me 4 parti të reja. Nëse Basha nuk e hedh këtë hap, do minimizojë veten.
Për cilat parti? Agron Shehaj, Adriatik Lapaj, Endri Shabani, Arlind Qori, Dashamir Shehi, Partinë çame, Partinë Agrare. E kam për çdo parti të djathtë dhe partitë e reja. Nuk duhen pasur komplekse, se që të arrish në fitore sistemi të imponon koalicionet. Parimet dhe qëndrimet e moralin ta ruajnë në kuvend. Nëse dështon nuk ka më as parime as moral. Grupimet shpërbëhen dhe programet nuk realizohen”, tha Spahiu
Spahiu: Do krijohen 7 parti të reja deri në zgjedhje, opozita do copëtohet edhe më shumë
Analisti Kreshnik Spahiu thotë për Report Tv se deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do krijohen edhe 7 parti të reja. Kjo sipas tij do të copëtojë edhe më shumë opozitën.
“Do krijohen diku te 7 parti të reja të tjera deri në zgjedhje, do vazhdojë fragmentarizmi i opozitës shqiptare, gjë e cila i largon gjithnjë e më shumë, jo disa muaj e vite por i çon në një limit të paimagjinueshëm, dëm të jashtëzakonshëm shoqëror opozitar me mënyrën si po sillen dhe me mungesën e bashkëpunimit që kanë dhe urrejtjen e xhelozinë që kanë me njëri tjetrin”, tha Spahiu.
Secili gjen ate qe kerkon...
“Lum si ne, lum si ti, Shqipëri nuk njeh pleqëri”?! Partiçka nga partitë, partiçka të reja nga mëmat parti, “luk” i ri i kryetarëve me përvojë nga partitë mëmë, e çfarë nuk po shohim në këtë vend, janë ndarë, bashkuar, rindarë, ribashkuar e rindarë përsëri, për PUSHT_et e pasuri.. të gjithë me lugë në brez, e “thikë” vë dorë, për të zhvatur … rizhvatur … këtë popull të “shtrydhur e ndrydhur” të plakur e moakur nga rinia që ikën pa kthyer kokën pas….të na rrojnë PARTITË DHE PARTIÇKAT?!!!…më shumë parti se njerëzi?!!!
Ato parti qe kane drejtuesit te pakorruptuar duhet te zgjidhen nga populli dhe nje nder keta eshte e dhe Arlind Qori!
Kreshnik, je bërë edhe ti si Bushati, Lubonja
LulI do fitoj hajdarin
Jo me 7 parti te reja, por edhe me 70 parti, e ja te sigurt humbjen perderisa te udhehiqet nga deshtaku I korruptuar Lyl!
Niku koqefiku,nuk ke përmend partinë xhozit,Patozit,Rudina Hajdarës,saldator Ndoka që janë zhdukur ,e sa e sa partiçka që marin rrogat
“Lum si ne, lum si ti, Shqipëri nuk njeh pleqëri”?! Partiçka nga partitë, partiçka të reja nga mëmat parti, “luk” i ri i kryetarëve me përvojë nga partitë mëmë, e çfarë nuk po shohim në këtë vend, janë ndarë, bashkuar, rindarë, ribashkuar e rindarë përsëri, për PUSHT_et e pasuri.. të gjithë me lugë në brez, e “thikë” vë dorë, për të zhvatur … rizhvatur … këtë popull të “shtrydhur e ndrydhur” të plakur e moakur nga rinia që ikën pa kthyer kokën pas….të na rrojnë PARTITË DHE PARTIÇKAT?!!!…më shumë parti se njerëzi?!!!
Politika eshte arti i te mundeshmes!
Κerkon bashkepunim se e hengri bla bla bla verese neper portale dhe emisione kete Nik gam gamin , o Niku po me ate Kuq e Zi cu be ?? Apo ke len Tik Llapa kllapa tani te nxjeri gjarperin nga vrima ….po ik o Niku se na jeni bere te bezdisur ….