Nga Ylli Pata
Ka shumë gjasa që askush nuk çuditet më nga kumbullat që po shikojmë ditë për ditë nga të ashtuquajturit politikanë të rinj.
Të cilët kanë hyrë në një zinxhir disa javor inatesh dhe përplasjesh mes vetes, sa çdo njeri normal dhe që as e ka mendjen te politika, nuk arrin dot të kuptojë se pse xhanëm këta i kanë hyrë njëri-tjetrit me topa balte, kur në një retorikë normale gjithë thonë se duan të rrëzojnë qeverinë.
Akuzat ndërmjet Agron Shehajt dhe Adriatik Lapajt, ishin thjeshtë një rrjedhojë e përplasjeve që Lapaj dhe Qori patën para disa kohësh në një tubim para Ministrisë së Brendshme.
Sherrnaja, tashmë është kthyer në një luftë të vërtetë civile, ku akuzat e sharjet thellohen orë pas ore, duke shtuar edhe më shumë paqartësinë rreth këtij kaosit pakuptim.
E me të drejtë një njeri në punë të vet shtron pyetjen: Po përse këta njerëz po luftojnë mes vetes, kur kanë shumë beteja për të bërë. Betejë për të ndryshuar vendin, betejë, për të hequr Edi Ramën, apo betejë për të reformuar politikën?
T'i pyesësh vetë këta personazhe që janë non stop në mediat televizive ku ankohen se nuk i thërret kush, ata nuk japin sqarim por vazhdojnë të lëshojnë si bombardim fjalësh akuza për qeverinë, oligarkët, opozitarë të shitur, media të blera e mafie e krim pa fund.
Megjithatë logjika e shtron normale pyetjen, po përse vallë këto zihen mes tyre? Një pyetje që përgjigjen e gjen tek ai guri që njëri hodhi një ditë në politikën shqipare, e sot askush nuk e nxjerr dot. Ai burri që e hodhi, sot konsiderohet nga shumëkush si mbjetuesi, sfidanti, i papari, qëndrestari, edhe pse është realisht profesori i kësaj marrie kolektive që ka kapur të gjithë opozitarët që kanë marrë hunjt e vetëm i sëllojnë njëri-tjetrit.
Me të njëjtën performancë aktoriale të Gaz Bardhit, apo mjeshtërisë së Norës e me radhë, që i shikojmë non stop në parlament e televizione e që janë bërë bajat.
Po përse zihen vallë? Sipas gjasave zihen për postet që i shikojnë në sondazhet e dala tani për partitë e reja, ku thuajse të gjithë i japin 5 deputetët partive të reja Tiranës. E për këto 5 deputetë që janë fiks si tigani në zjarr e peshku në det, po zhvillojnë një luftë, që nuk duket se është e rastësishme.
Kjo është realisht një pandemi politike që Sali Berisha nisi pas shpalljes Non Grata, duke e kthyer terrenin opozitar në vend, në një shesh beteje ku secili kujton se ecën vetëm duke hedhur breshëri pafund predhash politike.
Një pandemi që nisi në ditën absurde të betejës mesjetare të 8 janarit 2022, ku është shumë e vështirë të gjesh një mendim apo djalë racionale nga këta aktorë që i thonë vetes të rinj.
Hapësira opozitare politike është aty, e mundësitë janë brilante për një klasë të re. Një mundësi ku pa pasur nevojë për aktrime amatoreske, por thjesht me logjikë e racionalitet, çdokush që e ka një dëshirë për të shpallur një ide, ka të gjitha mundësitë për ta zënë hapësirën bosh.
Që të largojë këta të çmendur që nuk kuptojnë se njerëzit nuk kanë aq kohë e dëshirë ti ndjekin non stop, përveç ndonjërit që e ka me nge.
Kjo luftë e paprinciptë për të ashtuquajturat 5 vende në Tiranë që i tregojnë sondazhet është një luftë aq e vockël sa nëse vërtetë e bëjnë betejën për paq pak, mund t’i bëjë edhe më të vegjël.
Në kronikën politike të 33 vjetëve, kemi parë e raportuar shumë përplasje, konflikte, sharje e pështyrje pafund ndërmjet njerëzve në partit e ndryshme. Sherre në PD e PS, PAD e PSD, por asnjëherë një luftë kaq fëminore ndërmjet ca individëve që i thonë vetes kryetar partish të opozitës.
Janë infektuar aq keq, po aq keq nga ajo pandemia e sherrnajës, sa sipas të gjitha gjasave nuk po e kapin shansin që u ka krijuar providenca. Megjithatë, të rinj janë kanë kohë…
Arlind Qori cuni me i paster ,dhe i drejte ,vote per Arlindin
????????????????
Do votojm Agron Shehajn
Po nuk e kupton o ylli që ata zihen për ne popullin e varfër,këta beqira duan që edhe ne të bëhemi të pasur si këta,kanë mësuar nga beqirët e vjetër që kanë tre dekada shajnë e akuzojnë njëri tjetrin dhe të gjithë dalin të ndershëm në dytë e trushplarëve
O debil lufta nuk behet per 5 deputet por te pakten per 30% te votave. Agroni sot ka minimumi 15% mbeshtetje.
Ky Pata ka mar porosi nga Rama te bej vetem lajme per kta te 4 kto tre muaj. Mision i pamundur o kerme gazetar
Shume e sakte. Bashke me Zaloshnjen jane ne gare.
I vetmi qe vleresohet sot nga partite e reja eshte Arlind Qori.Te tjereve i doli boja,sapo jane lyer.Ishte Arlindi qe po ndryshohen ligjet per pensionet.Ishin protestat e Levizjes Bashke qe Edvini nga halli vuri pagesa te pa para per pensionistet,etj,etj.Ji vigjilent o njeri,litarin e fyt e e do e kesh,me Saliun dhe Ramsin.
ky. llapa. llapa. te ha menderen.
Lapaj asht i financum prej agjenturës greke, Arlind qorri esht i drejtë, dhe ja jap voten nga diaspora.
O Yll me sa duket qendron fort ajo thenka e EDI RAMES nuk jemi te kulluar po me te mire se ne nuk ka . Une per vehte qe kur doli seftedene ky Tik Llapa po kurre nuk me ka pelqyer , po me i ndyre se Salmuti me eshte dukur se ka edhe zakonin e Sali halese vec therrit e vec bej zhurme a thua qe ky mut i vockel na erdhi nga hena . Ai vertet na doli nje pizevenk burre qe paska lidhje me kriminelat pa ardhur mire , po mos o zot te fitoje votat si ja ka qefi ky e ben vendin katrahure per dy gjashte muaj . Yt qelbesire e mutit e shperdoroj besimin e atyre qe e ndjekin prapa pa une shunevte tjere kurre nuk e besonim ate palaco .
Keto partiçka jane zgjatime te sales se me pd kane qene dhe te gjithe pd -ISTAT duan te jene kryetare .
Me Salen e filloi dhe Edi Rama, Blendi Gonxhe, Spiropali, Majko etj. Por nuk doli gje andej dhe u hodhen nga PS-ja. Edhe vete Ylli Pata andej ka filluar.
Keta llapajt jane njerez kot leri te lehin pergjigjen do ta mmarrin 12 maj
Nuk jane dhe aq te rinj. Nuk jane dhe aq te formuar sa te krijojne besim te elektorati per t'i votuar. Shiko vetem menyren e komunikimit kur debatojne me njeri-tjetrin. Asnje ndryshim nga xba Saliu e co. Kisha shume shprese qe do te dilte ndonje parti e re per te thithur votues nga elektorati gri ose nga te pakenaqurit prej Rames e Saliut, por, me c'duken bathet, asgje s'ka per te ndodhur. Figura si Llapaj, Shehaj, Qorri etj., nuk ta mbushin mendjen per lider.
Po cfare te vazhdojm te votojm llumin qe ne 2030 do ta katandis Shqiperin sa Mali i Zi me 600mije pleq.
Po mire mo Ylli ,po me Arlindin çke !
Respeke për Arlindin!
Ylli qeka patë nga mendja. Po kush i numuron votat o Ylli?! Rezultati dihet. Po perpiqen te duket pak demokraci duke futur ne parlament një aktor te ri se u bene bajate filmat e realizmit socialist.
Arlind Qorit dhe Lëvizjes Bashkë,nuk i hiqet asnjë presje,nga problemet pizitive që ngrenë e ndjekin. Të shohim programin e tyre.