Agron Shehaj publikon dokumentin: Adriatik Lapaj mori 450 mijë euro nga kompania e “Çapjave” e sekuestruar nga SPAK

5 Shkurt 2025, 17:07Politika TEMA
Agron Shehaj publikon dokumentin: Adriatik Lapaj mori 450 mijë euro nga

Kreu i Partisë Mundësia, deputeti Agron Shehaj, ka bërë një akuzë të fortë ndaj kryetarit të “Shqipëria Bëhet”, Adritatik Lapaj.

Ai ka publikuar një dokument ku pretendon se Lapaj ka marrë 45 milionë lekë nga një kompani të sekuestruar nga SPAK. Bëhet fjalë për kompaninë “Merkaj 3 shpk”, e cila u sekuestrua pasi përdorej për të pastruar paratë e grupit kriminal të “Çopjave”.

Shehaj thotë se arsyeja që i ka marrë, është më e rëndë se fakti që i ka marrë, teksa shton se Adriatik Lapaj është i mbështetur nga pjesa më e errët dhe më e zymtë e këtij sistemi të kalbur.

Deklarata e Agron Shehaj:

Fredinandi më shkruajti sot në mëngjes dhe më tha:

“Jo të gjitha paratë që përdor Adriatiku janë para të pista, sepse disa nga ato para i kam dhënë edhe unë.” Edhe unë, thotë Fredinandi, kam dhënë një kontribut.

Ky është një dokument i vitit 2024. E gjeni në QKB. Është bilanci i një kompanie të sekuestruar nga SPAK-u për pastrim parash, që tregon se Adriatiku ka marrë 45 milion lekë. Pyete, meqë ke kontakte me të, pse i ka marrë këto para, sepse arsyeja pse i ka marrë është më e rëndë se fakti që i ka marrë.

Mua më vjen keq, sepse shumë prej atyre që mund të kenë besuar tek Adriatiku, por edhe ata që duan të vazhdojnë të besojnë, do të zhgënjehen. Por këto janë faktet. Shkoni dhe shikoni vetë. Është dokument publik.

E vërteta është që ky është një sistem i kalbur dhe Adriatiku është i mbështetur nga i gjithë sistemi. Jo vetëm kaq, por është i mbështetur edhe nga pjesa më e errët dhe më e zymtë e këtij sistemi. Prandaj duhet të jemi të vëmendshëm dhe të shikojmë në thellësi, sepse na kanë gënjyer dhe do të vazhdojnë të na gënjejnë.

12 Komente

  1. T
    Taulant

    Agron Shehaj politikani me i paster ne Shqiperi. Krenaria e Vlores dhe e gjithe Shqiperis. 2500 emigrant i ben nje pritje madheshtore te Dielen ne Breshia. Politikani qe i duhet Shqiperis e jo hajdutet qe e shkaterruan shpopulluan vendin.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Llapqeni

      Duket Llapaj nga surrati qe ka

      Përgjigjjuni
      1. s
        sapa

        Kush i jep Lapajt vote eshte fatkeqesi njesoj sikur tja japesh Rames e Saliut.Shqiperia ka nevoje per ndryshim themelor dhe keta te sotmit duhet te zhduken ama jo per te sjelle nje Lapaj me Vjeherr te Korruptuar.Alternative e votuesit shqiptar eshte Arlind Qori qe nuk ben kompromise me Maskarenjte e politikes 34 vjecare kriminale!

        Përgjigjjuni
        1. Q
          Qimi

          Pune fshataresh ku ngaterojne kooperativat me qytetet .Agron Shehaj nuk ka emer Fredinan por Ferdinant ose Fredi.Vetem fshataret kercikuq e qujne Ferdinantin Fredinant.Nje kallepi jeni te dy .Fatkeqesia nuk qendron tek Ju por tek kryeqyteti qe eshte mbushur me llumin e shtresve shoqerore qe ne kete kohe quhen intelektuale ose politikane.Fatkeqesi dhe kjo eshte me fatkeqesi e madhe se sa 90-ta ku u shkaterua gjithçka,sepse eshte shtateruar qyteterimi e jetojme ne rendin feudal.

          Përgjigjjuni
          1. J
            Jorgo

            po mire ky mender SPAK-u pse s'e merr te pandehurkete Llapen?!

            Përgjigjjuni
            1. G
              Gerdeci

              Po pse mo Shehaj kaq i paster eshte. Bir Selmoni i nenes, ke te qaj me pare.

              Përgjigjjuni
              1. Y
                Y. H

                Fytyra me e poshter ky Llapaj eshte.

                Përgjigjjuni
                1. Z
                  Zyko

                  Kush behet legen i ramushit eshte i deshtuar. Keshtu edhe ti o Adriatik llapaqeni. Dole nga politika pa hyre mire.

                  Përgjigjjuni
                  1. l
                    lab gjysme opinge

                    kurre s'me ka pelqyer si politikan ky zvarraniku llapaj, vemja e saliut, ky nje cope avokat eshte dhe shiko se ç'fare ben, imagjino te kete post ky zvarranik

                    Përgjigjjuni
                    1. v
                      vlora.vlora

                      Iku dhe LLapaqeni per lesh

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Shkelqimi shkurt Cimi

                        O Qimi, o hajvan i pa lexuar, ai emer ne fund eshte me (d) jo me t, FERDINAND, eshte emer i nderuar mbreterish. Edhe emri jot eshte CIMI e jo Qimi.

                        Përgjigjjuni
                        1. L
                          Ligji

                          Llapaj dihet qe eshte particke E KRIJUAR oer te humbur gjurmet, por dhe Shehaj eshte bipolar. Shqiperise i duhet nje Elon Musk, i duhen disa te rinj te talentuar qe kjo kope shtazesh i ka debuar nga Shqiperia. Me vjen keq po Shqiperia nuk behet.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje