Zgjedhjet e 11 majit/ Qeveria zgjat afatin e pasaportave dhe kartave ID të skaduara për diasporën (VIDEO)

5 Shkurt 2025, 13:11Politika TEMA
Zgjedhjet e 11 majit/ Qeveria zgjat afatin e pasaportave dhe kartave ID të

Qeveria ka zgjatur afatin e pasaportave dhe katave të ID që kanë skaduar për diasporën, në mënyrë që qytetarët të kenë mundësi që të votojnë në zgjedhjet e 11 majit.  

Lajmi u bë me dije nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë ditën e sotme.

Ministri tha se janë 500 mijë mjete ID të skaduara dhe se tashmë me zgjatjen e afatit të gjithë shqiptarët jashtë mund të votojnë.    

"Këshilli i ministrave miratoi zgjatjen e afateve të vlefshmërisë së kartave të identitetit dhe pasaporavee biometrike. Kjo situatë do të zgjidhë ngërçin e krijuar. Janë rreth 500 mijë shtetas shqiptarë që u ka skaduar dokumenti.

I jep mundësinë shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit të ushtrojnë të drejtën e votës. Të gjithë shtetasit shqiptarë do të votojnë sipas udhëzimeve të KQZ duke u regjistruar në platformën elektronike", tha ai.

Lini një Përgjigje