Juristja: Jo votim me dokumenta të huaja, kërkesa e PD antiligjore dhe antikushtetuese! Diaspora do e thellojë humbjen e saj

5 Shkurt 2025, 11:14Politika TEMA
Juristja: Jo votim me dokumenta të huaja, kërkesa e PD antiligjore dhe

Juristja Brizida Gjikondi foli lidhur me kërkesën e opozitës për votimin pa mjet identifikues shqiptar.

Sipas saj, kjo është antiligjore dhe antikushtetuese. Gjikondi u shpreh në studion e ‘Tirana Live’ se Berisha mati pulsin e Diasporës dhe pa që do e thellonte humbjen.

“Karta e ID dhe pasaporta janë i vetmi mjet për të vërtetuar kombësinë dhe identitetin. Është si një matrikullim i një personi që janë të lidhur hapat e jetës, pa pasur një mjet qoftë të skaduar, është antiligjore dhe antikushtetuese nuk ndodh në asnjë vend të botës.

Berisha vuri zonjën Topalli në lidhje me Diasporën e cila është zhdukur fare. Berisha mati pulsin e Diasporës dhe pa që nuk i kishte gjërat në terezi.

Nga sondazhet ka vënë re që jo vetëm do e ngrinin, por do thellonin humbjen e tij. Gjeti këtë rastin e votimit pa asnjë mjet identifikues shqiptar. Nuk e di me çfarë mund të vërtetojë që është shqiptar.

Ai fut në kolaps të gjithë procesin, nuk është ligjore që një shtetas të shkojë të votojë pa mjet. E bënë me dinakëri për të bllokuar këtë proces, ai është gati që të dështojë votimi i Diasporës. Nuk e do votën e Diasporës", tha Gjikondi. 

3 Komente

  1. L
    Loje e sale me edvin

    ME POROSI TE EDVINIT I LINI ALIBI SALIUT PER HUMBJEN E ZGJEDHJEVE ME 11 MAJ. PER KETE ARSYE KANE RENE DAKORD SALI E EDVIN TE REFUZOJNE VOTIMIN E GJITHE SHQIPTAREVE TE PERZENE NGA SHQIPERIA!

    Përgjigjjuni
    1. A
      Adrian Stefi

      Perse na qenka antiligjore z. Gjikondi? Nuk i ben dokumenti shqiptaret te qenit shqiptar, kur kane lindur jane rritur, shkolluar dhe punuar ne Shqiperi. Shume shqiptare kane dyshetesine si amerikane, greke, italiane etj,etj vec ata qe jetojne ne Gjermani dhe Austri nuk e disponojne. Keta na qenkan te huaj sipas teje, ndersa vellai ose motra qe kane ne Greqi a Itali na qenka shqiptar? Mos flisni brockulla me ate horizontin tuaj te ngushte. Nese ka patur nje ligj Gjermania nga koha e Bismarckut per shtetesine nuk eshte faji i shume shqiptareve qe jetojne ne vendet gjermanike. Si gjithmone Parlamenti ka bere nje ligj te cunguar qe cenon qe tani njohjen e zgjedhjeve. Perse mos te merret per baze vendlindja? A mund te jete kjo zgjidhja? Une besoj se Po.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Llapaqeni Sa-Hale Breshkani

        Shume e drejte, n.q.s. nje shqiptar qe jeton jasht Shqiperise ka nje dokument te shtetit ku jeton p.sh. nje pasaport te vlefshme ku thuet vendi i lindjes eshte Tirana, Kuksi, Shkodra, Vlora, Fieri apo Bajram Curri etej, pse qenka e paligjeshme dhe nuk pranohet qe keta jane Shqiptare dhe te ken te drejten te votojn!!!???

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje