Kryeministri Edi Rama ka ndarë sërish në Facebook, pjesë nga rubrika “Sy më sy” ku i është përgjigjur disa komentuesve, lidhur me raportin e monitorimit për rajonin tonë, ku SIGMA e ka cilësuar Shqipërinë si lider për menaxhimin e financave publike.
Teksa një komentues i shkruan se në vend nuk ka ujë të pijshëm dhe njërëzit e marrin me bidona si në Somali kreu i qeverisë i përgjigjet se nëse vendi ynë do të ishte në këtë situatë situatë si ka mundësi që numri i turistëve sa vjen e rritet?!
Rama fton komentuesin që të bashkohet me ta dhe mos ta shikojë realitetin me gjyzlykët e bretkosave të kënetës së opozitës.
"Dje në prezantimin e raportit të monitorimit për rajonin tonë, SIGMA e ka cilësuar Shqipërinë lider rajonal për menaxhimin e financave publike, prokurimet publike, ecurinë e administratës publike qeverisjen digjitale e kështu me radhë.
SIGMA është një organizatë prestigjioze që operon për llogari të BE dhe monitorimi i saj bazohet në leximin skrupuloz të të dhënave të shifrave dhe të fakteve. Mirëpo ky përfundim shumë inkurajues dhe vlerësim i lartë për ecurinë dhe pozicionin aktual të vendit tonë e ka shqetësuar Albanin siç ka shqetësuar dhe shumë të tjerë që fatkeqësisht i mbajnë veshët nga ‘’këneta e kuak-kuakve’’.
Po mirë mo, Alban në qoftëse Shqipëria është Somali siç thua ti, si ka mundësi që vetëm rritet numri i turistëve që e vizitojnë Shqipërinë çdo vit; 1 milionë italianë vjet o Alban, apo dava italianesh thuaj.
Po gjermanët, po francezët, po holandezët, po suedezët apo populli dele i Europës? Po 5 mijë e kusur japonezë o Alban. Po ata? Se s’mund të themi që edhe ata janë shqiptarë më pasaportë japoneze se këtyre të tjerëve megjithëse po shkojnë 12 milionë ia keni gjetur, që janë të gjithë shqiptarë që kthehen për të sjellë bukë për familjet e tyre që ‘’po vdesin rrugëve” këtu në Shqipëri. E mirë turistët po si u çmendën dhe këto organizatat ndërkombëtare, si u çmend dhe BE, KE që vlerëson lart Shqipërinë? Si u çmendën të gjithë këta, Këshilli Evropian që vijnë bëjnë samit në Shqipëri, NATO që do të vijë të bëjë samit në Shqipëri? Se di! Nuk e di si i jep drejtim ti kësaj po unë për veten time kam një sugjerim: ktheja kurrizin ‘’kënetës’’, mos i dëgjo më kuak-kuaktë. Bashkohu me ne.
Shiko realitetin me sytë e tu dhe jo me gjyzlykët e ‘’bretkosave të asaj kënete’’, shijojë një fitore në 11 maj se edhe kjo shija e hidhur e shumë humbjeve njëra pas tjetrës, krijon një zymti të madhe dhe krijon një ndjesi sikur gjithçka është e errët por në fakt as ti dhe askush tjetër që në mënyrë të sinqertë përpiqet të gjejë një alternativë pasi me të drejtën e vet, nuk do qeverinë, nuk ka asnjë faj pse ç’ka vjen nga ‘’këneta’’ është tërësisht pa lidhje me realitetin e përditshëm.
Bashkohu me ne, Alban dhe do të shohësh që realiteti është shumë më ndryshe dhe që as turistët nuk vijnë kot këtu, as ata që i shkruajnë këto raporte nuk flasin kot dhe mbi të gjitha as faktet konkrete të rritjes së përgjithshme të Shqipërisë dhe pozicionimi ynë krejt i ri në Evropë, nuk janë iluzion por janë një realitet i ri shqiptar, Shqipëria po bëhet, Alban", tha Rama.
Per hir t se vertetes,jemi.me.lart se.somalia,shume me.lart. Ne konkurrojme me.Karachin, mos.ja qr tani
Somalia nuk ka trena, hekurudhe. Ne Shqiperine e Eddrames ka tren, hekurudhe bile aeroport ne Kukes!
Habitem se si Baton Haxhiu qe shetit ne Afrike me Fevzon nuk i ka treguar udheheqesit se turistet shkojne dhe ne Afrike,bile me shume se ne Shqiperi,problemi eshte se shkojne te shikojne kafshe,me sa kuptoj dhe nga Somalia jemi shume larg,deri sa ne Shqiperi vine si thote udheheqesi duhet te na sqaroj dhe pse vine,kafsh nuk jane Shqiptaret,behet pytja cfare gjejne ne Shqiperi,te na e tregoj udheheqesi,po une besoj qe vine te shikojne si jeton nje popull qe vidhet,tallet nga opozita,dhe paguahet 500 euro ne muaj me 12 ore pune e as nuk proteston e ehte i lumtur ne Shqiperine turistike.Ta dine turistet cfare hane dhe pine ne Shqiperi jo qe nuk vine po as ne tv nuk e shikojne.
"Hallet e Gjermanise te kem une tha para nja dy muajsh ne nje TV qendrore gjermane" duke lene me goje hapur korrespondentin gjerman se si nje vend ku lulezon korrupsioni, grabitjet e arkes se shtetit me koncesione dhe licenca, me nje shpopullim masiv te vendit, me vdekshmerine foshnjore me te larte ne Europe, me rrenimin e fshatrave dhe pensione skandaloze dhe ne fund nje vend qe ka ketu 35 vjet qe nuk hyn dot ne BE, ironizon kaq hidhur, ndersa tek ne shfaqet dhe na tregon monologun e radhes me turiste dhe vizitore! Ka filluar te kete rritje dhe turizmi ne Afganistan a Pakistan, po ashtu dhe ne Moldavi nuk po ze me goje Vietnam a Kamboxhia, por nuk matet ekonomia dhe mireqenia me numrin e turisteve se interesat e vizitoreve jane teper te shumellojshme, se nuk vjine vetem per te ngrene shish-qebap dhe per tu shugulluar ne diell dhe rere, por vijne per te hequr ate pak kuriozitet duke mos zene me goje shqiptaret qe vijne dhe numerohen si turiste. Ka turiste qe flene 10 dite edhe ne hotele te akullt ne Islande a Norvegji por kjo nuk do te thote qe do te vijne cdo vit dhe do te flene atje si urither. Eshte vetem nje perjetim dhe kaq ashtu si dhe per Shqiperine. Prandaj z. Kryeminister hyr njehere ne BE dhe pastaj shohim e bejme. Jashte BE je akoma nje vend qe ngjall kersheri ashtu si Afganistani, Moldavia a Koreja e Veriut.
Po ik o hajdut se mbete cdo dite,ore,minute ne media. Mero Prifti pse nuk publikon takimet qe po organizojn Partit e reja ne diaspore. Te Dielen Agron Shehaj mblodhi mbi 2500 Shqiptar ne Brescia Itali . Ju nuk shkruani asnje rresht. Balla mezi mbledh 50 vete ju e beni lajm. Boll mbrojte pushtetin qe perzuri ne kohe rekord 1miljon Shqiptar nga vendi.