Aferat serbe të Berishës në SPAK, kallëzim për ish-kryeministrin, familjen e bashkëpunëtorët: Si Argita e Malltezi pastruan paratë me Fazlliç, miliona euro offshore në studion ligjore

5 Shkurt 2025, 10:48Politika TEMA
Aferat serbe të Berishës në SPAK, kallëzim për

Aferat serbe të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe familjes së tij me biznesmenin serb Damir Fazlliç dhe Vojin Lazareviç, emri i të cilit është i lidhur me shumë afera të errëta të vendit ballkanas, kanë përfunduar në SPAK. Shqiptarja.com mëson se avokati Idajet Beqiri ka depozituar më 25 janar 2025 një tjetër kallëzim në SPAK ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, vajzës së tij Argita Berisha, dhëndrit Jamarbër Malltezit dhe bashkëpunëtoreve të tyre, Damir Fazlliç, Vojin Lazareviç, ish-ministri i Ekonomisë Genc Ruli, ish-ministri Lulzim Basha, kunatin e tij Erion Isufi, bashkëpunëtoren e Argitës, Flutura Kola e Florenc Kola.

Në kallëzimin e tij, avokati Beqiri thotë se këta persona si grup i strukturuar kriminal kanë kryer veprat penale të “Korrupsionit aktiv”, “Korrupsionit pasiv”, të “Shpërdorimit të detyrës”, të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.  Në SPAK janë dorëzuar dokumentet që provojnë miliona euro të sebëve që vijnë nga parajsat fiskale në studion ligjore të familjes Berisha. Milionat në cash janë menaxhuar nga Argita Berisha dhe nga ortakja e saj, Flutura Kola, nga dhëndri i ish-kryeministrit Jamarbër Malltezi dhe nga Erion Isufi, kunati i Lulzim Bashës.

Avokati Beqiri zbërthen të gjithë skemën e pastrimit të parave nga familja Berisha me Damir Fazlliç dhe Vojin Lazareviç, me të cilët Argita kishte krijuar kontakte në Kosovë, gjatë kohës kur bashkë me Bashën punonin në Misionin e OKB-së, UNMIK. Fazlliç dyshohet se ka pastruar në Shqipëri disa miliona euro me origjinë nga parajsat fiskale dhe gjithçka ka nisur kur Sali Berisha merr pushtetin në 2005. Vajza e tij Argita, me të marrë babai pushtetin, kthehet në Shqipëri për të hapur studio ligjore duke lënë pas të ardhurat e majme nga puna me misionin e OKB.

Aferat serbe të familjes Berisha janë zbërthyer edhe nga një investigim i gjatë i Report TV. Madje, një nga motivacionet se përse Berisha u shpall non grata nga Britania e Madhe ishin edhe lidhjet e tij me Damir Fazlliç, i cili erdhi në Tiranë, pastroi para dhe pasuroi Argita dhe Jamarbër Malltezi, dhe u largua nën mbrojtjen e Berishës pa i hyrë gjemb në këmbë.

Afera e tokave në Porto Romano, përfituan 1.1 milion euro

Kallëzimi i avokatit Idajet Beqiri nis me aferën e pronave në Porto Romano në Durrës, ku i përfshirë është edhe biznesmeni serbo-boshnjak Damir Fazlliç, njeri i afërt i Berishës. Nga kjo skemë familja Berisha dhe ky grup pëfituan 1.1 milionë euro me blerjen e tokave nga fshatarët me një çmim prej 9 euro metri katror dhe më pas shitja tek Fazlliç me dyfishin e vlerës 18 euro metri katror.

Pasi Argita mori garanci nga i ati mbi zhvillimin që do të pësonin pronat e ndodhura në vendin e quajtur fshati “Rinia” në Porto Romano, u kthye nga Kosova në Shqipëri dhe bashkë me miken e saj Flutura Kolën e bashkëshortin e saj Florenc Kola, krijuan fillimisht kompaninë “Malltezi & Kola”, dhe më pas janë ndarë në dy kompani ligjore “Kola & Associates” ku aksionere ishte Flutura Kola dhe “Malltezi & Associates”, ku aksionere është Argita Malltezi.

Të dyja kompanitë veprojnë në të njëjtën ndërtese, vetëm me një mur ndarës nga njëra-tjetra, kanë të njëjtin numër telefoni dhe të dyja këto shoqëri nuk i kanë regjistruar në QKB, megjithëse kanë ushtruar veprimtari duke bërë transaksione të shumta dhe grumbullime parash të ardhura nga burime të dyshimta. Brenda 10 muajve (Dhjetor 2007 – Tetor 2008), "Kola & Associates" u kreditua me mbi 340 mijë euro, ndërsa një tjetër llogari listonte mbi 250 mijë euro kreditime nga kompani të ndryshme, përfshirë "Rompetrol". Pagesat për konsulencë ishin jashtë çdo logjike të tregut shqiptar, plotë 200 dollarë për orë.

Si manipuluan fshatarët duke ua blerë tokat me gjysmën e vlerës dhe roli i Fazlliç

Në korrik 2007, Jamarbër Malltezi bleu 14 hektarë tokë nga fshatarët e fshatit "Rinia" për vetëm 9 euro/m². Vetëm dy muaj më vonë, në Shtator 2007, Malltezi ia shiti të njëjtën tokë biznesmenit serb Damir Fazlliç për 18 euro/m², dyfishin e çmimit fillestar.

Në muajin shtator 2007, ose dy muaj pasi shtetasi Jamarbër Malltezi ka blerë këto toka, është shfaqur në këtë zonë dhe ka blerë toka edhe i ashtuquajturi këshilltar i ish Kryeministrit Sali Berisha, njeriu më i besuar i të tij dhe familjes së tij, shtetasi serb Damir Fazlliç, i njohur nga institucionet ndërkombëtare ligjzbatuese si një person me rekorde të rënda kriminale, posaçërisht në fushën e trafiqeve dhe pastrimin e parave të pista. Ky person krijoi Shoqërinë Tregtare “ALPHA” shpk, me NIPT K72110020T, me ortak të vetëm këtë shtetas serb, domethënë Damir Fazlliç.

Fazlliç krijoi kompaninë “ALPHA” shpk për të menaxhuar këto prona të blera me dyfishin e vlerës nga Malltezi, ndërsa transaksionet u realizuan përmes noteres Merita Isufaj. Duke vepruar si një strukturë e mirëorganizuar kriminale, Damir Fazlliç, duke marrë garancitë e plota prej vajzës së Kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi për bashkëpunëtoren e saj Flutura Kola, i ka dhënë asaj akte përfaqësimi me të drejta të plota, për të kryer kjo shtetase veprime shitblerje dhe financiare me noterët dhe bankat, sikur këto akte dhe veprime të ishin kryer nga vet shtetasi Damir Fazlliç.

Nëpërmjet Flutura Kolës u kryen transaksione të shumta, duke përfshirë tërheqje cash prej 500 mijë eurosh dhe shitje pronash me vlerë 257 mijë euro.Kola ka shitur 8 parcela me vlerë 257 mijë euro për llogari të Damir Fazlliç. Flutura Kola ka vepruar lirshëm në llogaritë e Damir Fazlliçit, dhe në kallëzimin e tij avokati Beqiri bashkëngjit edhe dokumentin bankar, ku vërtetohet se Flutura Kola ka tërhequr cash përmes prokurës së përgjithëshme që i ka lëshuar Damir Fazlliçi shumën prej 500 mijë euro. Ndërsa 150 mijë euro të tjera në cash nga llogaria e Damir Fazlliçit i ka tërhequr Florenc Kola, partneri i Flutura Kolës.

Në këtë skemë është përfshirë edhe Erion Isufi, kunati i Lulzim Bashës, i cili administronte dy kompani të Fazlliçit në Shqipëri, që në kallëzim theksohet se shoqëritë merreshin vetëm me pastrimin e parave të pista. Për llogari të dy shoqërive tregtare të Damir Fazlliçit, me administrator Erion Isufi, u blenë nga Jamarbër Malltezi dhe Flutura Kola 14 hektarë tokë më një çmim prej 18 euro për m2, në një kohë që këta dy persona tashmë në rolin e shitësit, këto toka i blenë nga fshatarët e fshatit “Rinia” pak ditë më parë me 9 euro për m2.

Në fund të kësaj skeme, avokati Beqiri thotë në kallëzim se grupi i strukturuar kriminal përfitoi mbi 1.1 milion euro vetëm nga spekulimi me çmimet e tokës dhe transaksionet e dyshimta financiare.

Berisha favorizon Fazlliç me VKM për Porto Romanon

Por, aferat serbe të familjes Berisha duket se sapo kishin nisur. Në kallëzimin që tashmë është në duart e prokurorëve të SPAK, avokati Beqiri ndalet gjatë edhe në rolin e kryeministrit të kohës, Sali Berisha, i cili të gjithë pushtetin e përdor për pasurimin e familjes së tij. Pasi dhëndri dhe vajza përfituan 1.1 milionë euro nga shitja e tokave te Fazlliç, Berisha angazhohet personalisht që të kënaqë interesat e njeriut të tij të besuar, Damir Fazlliç.

Në një konflikt të hapur interesi dhe në bashkëpunim me ish-ministrin, Genc Ruli, Berisha miratoi VKM nr. 703, datë 23.04.2008, e cila zgjeronte parkun energjetik të Porto Romanos dhe përfshinte tokat e blera nga Damir Fazlliç.

Në vitin 2001 qeveria socialiste, vendosi te ngrihej në zonën e Porto Romanos, pikërisht pranë fshatit Rinia, një park energjetik mbi një sipërfaqe 54 hektarë, dhe kërkesa e parë e Fazlliçit ishte për të blerë disa hektarë tokë pikërisht brenda perimetrit të parkut energjetik. Por tokat e lira ishin mbaruar dhe kështu Fazlliç nis të blejë edhe jashtë perimetrit të parkut duke i kërkuar ndihmë Argita Berishës që dërgon të shoqin në fushën e gjuetisë për pensionistë që ishin të gatshëm të shesin.

Paralelisht me kthimin e Argitës dhe Bashës nga Kosova, në Shqipëri shfaqen edhe Damir Fazlliç dhe Vojin Lazareviç, për të cilët avokati Idajet Beqirit thotë se nuk synonin vetëm pastrimin e parave, por kontrollin strategjik të energjisë në Shqipëri. Në kallëzim thuhet se “Në Porto Romano shtetasit serb Demir Fazlliç dhe Vojin Lazaroviç synonin të ndërtonin një impiant të gazit argjilor. Nga ana tjetër këta dy shtetas serb synonin të kontrollonin 50 përqind të energjisë në Shqipëri”.

"Ishte pikërisht kjo arsyeja që e gjithë Familja e Sali Berishës u vu në shërbim të këtyre dy shtetasve sërb, duke u bërë favore të mëdha me toka në Porto Romano, si dhe duke u dhënë këtyre tokave të blera nga Damir Fazlliç dhe Vojin Lazaroviç një vlerë prej 8 fish përmes VKM nr. 703, datë 23.04.2008 që nxorri ish Kryeministri Sali Berisha posaçërisht për t’a. Ishte gjithashtu kjo arsyeja që si administrator i shoqërive të Damir Fazlliçit në Shqipëri u vendos pikërisht kunati i Lulëzim Bashës, shtetasi Erion Isufi", thuhet në kallëzim. 

Miliona euro të ardhura në Shqipëri nga kompania serbe off-shore dhe tërhequr nga shoqja e Argitës

Damir Fazlliç ka shitur aksionet e Shoqërisë “Croun Acquisitions”, për 1.7 milionë euro te kompania “Altaria Research Limited”, e cila është e regjistruar në Qipro. Kjo kompani kontrollohej nga Vojin Lazareviç, i cili është paraqitur si një partner biznesi i Damir Fazllic. Aksionerë në këtë kompani ishte edhe “Plenexus”, një subjekt i përfshirë në skandalin global “Panama Papers”, i njohur për evazion fiskal dhe pastrim parash.

Në kallëzim thuhet se “shoqëria “Alpha shpk” e Damir Fazlliçit, me administrator Erion Isufi, e cila bleu toka në Porto Romano, u shit për 1.25 milionë euro te Shoqëria “Irongold LTD”, e regjistruar në Qipro dhe e kontrolluar nga Vojin Lazareviç.”

Ortakja e Argita Berishës, Flutura Kola, u bë përfaqësuese ligjore e Vojin Lazareviçit dhe e kompanisë së tij “Altaria Reserch”, kompani e cila në 9 korrik 2007 bleu për 1.750.000 euro kompaninë “Croën Acquisition”, administrator i së cilës ishte kunati i Lulzim Bashës dhe që ndërkohë është bërë pronare e disa hektarëve truall të blerë në Porto Romano.

Në kallëzim avokati Beqiri thotë se “Oligarku serb Vojin Lazareviç në fillim ka derdhur nëpërmjet kompanisë se tij “Pluto “ 1.245.000 euro Damir Fazlliçit, dhe më pas i paguan sërish Damir Fazlliçit 1.750.000 euro të tjera për të blerë shoqërinë, nga del qartë se kemi të bëjmë me veprën penale të pastrimit të parave, sepse rezulton që tokat janë blerë dy herë, me para të ardhura nga parajsat fiskale”.

Në mënyrë të dyshimtë, administratori i “Crown Acquisition” Erion Isufi, ka dhënë dorëheqjen duke u larguar nga pozicioni i administratorit pikërisht pak dite para operacionit të blerjes se dyshimte me 1.7 milion euro.

“Shoqëria “Altaria Research” nëpërmjet shoqërisë “Irongold services” ka blerë edhe një tjetër kompani të Damir Fazliç, “Alpha” shpk, e financuar nga vetë shoqëria “Irongold services” me 950.000 euro, shumë e përdorur cash për të blerë toka nga Jamarbër Malltezi dhe Florenc Kola, ndërkohë që kompania iu rible pastaj bashkë me pronat e patundshme për 1.250.000 euro, pra duke derdhur një vlerë shtesë prej 300.000 euro.

Financimi në cash prej 4.500.000 euro me origjinë të paqartë, të financuara nga serbi Vojin Lazareviç dhe të administruara nga Jamarbër Malltezi, Argita Berisha, Flutura Kola, Erion Isufi etj, kanë gjithmonë si suport të fort ish kryeministrin Sali Berisha”, thuhet në kallëzim.

Sipas kallëzimit, "Vojin Lazareviç dhe Damir Fazlliç ishin dhe vepronin bashkë. Këtë veprimtari të përbashkët Damir Fazlliç e justifikonte me të qënurit e tij si anëtar bordi në kompaninë e Vojin Lazarevicit. Jam vënë në dijeni se shtetasja Flutura Kola ka deklaruar se 2.5 milion euro që janë futur në llogarinë bankare të Damir Fazlliçit, të cilat i kanë marrë shtetasit Jamarbër Malltezi, Argita Berisha, Flutura Kola, kanë ardhur nga një shtetas rumun.

Por prej dokumenteve bankare rezulton se në llogarinë bankare të Damir Fazlliçit janë depozituar 1 milion euro nga kompania ndërkombëtare e quajtur “Pluto international”. Derdhje në llogarinë e tij kanë bërë edhe disa kompani të tjera, të cilat në total kapin vleftën e 2.5 milionë euro, aq sa u paguan për blerjen e tokave në Porto Romano.  Në fakt këtë shumë prej 2.5 milion euro e ka sjellë në Shqipëri nga Rumania shtetasi sërb Vojin Lazareviç, një oligark i njohur serbo-rus që qarkullon mbi 600 milionë euro."

Studio ligjore e Argita Berishës dhe Flutura Kolës janë bërë mjeti për të kontrolluar faktikisht të gjitha aktivitetet kriminale të pastrimit të parave të pista të Damir Fazlliç dhe Vojin Lazaraviç në Shqipëri. Kjo marrëdhënie kaq e ngushtë nga një anë shpjegon mburojën mbrojtëse që Sali Berisha ka ngritur përreth gjithë aferave të Damir Fazlliçit dhe Vojin Lazareviçit dhe nga ana tjetër shpjegon lumin e miliona eurove të parave publike që të dy arrijnë të arkëtojnë në Shqipëri.    

Tenderi i energjisë elektrike për Lazareviç

Po ashtu, avokati Beqiri denoncon edhe tenderin e energjisë elektrike që qeveria Berisha i dha serbit Lazareviç. Në kallëzim thuhet se sipas një raporti të dorëzuar në parlamentin shqiptar nga ish-drejtori i KESH Gjergj Bojaxhiu, Rudnap Serbia, papritur zëvendëson në tregun shqiptar shumë furnizues ndërkombëtarë  dhe lokalë që kishin punuar me qeverinë deri në vitin 2006 dhe fiton pjesët më të mëdha të tenderave. 

Në muajit shkurt-dhjetor 2007 kompania “Rudnap Serbia” ka fituar tendera nga ish Kryeministri Sali Berisha me KESH për një vlerë prej 41 milionë euro dhe deri në fund të vitit 2008 kjo vlerë arriti në 106 milionë euro.

"Në saj të veprimtarisë kriminale të ish Kryeministrit Sali Berisha, të vajzës së tij Argita Berisha, të dhëndërrit të tij Jamarbër Malltezi, të bashkëpunëtorëve të tyre Flutura Kola, Erion Isufi etj, nga viti 2007 deri në vitin 2013, tregu i energjisë elektrike shqiptare përfundon gati i gjithi në duart e shoqërisë serbe “Rudnap Serbia”, me sekser të padiskutueshëm Damir Fazlliç, të cilët arkëtojnë nga Shqipëria një lumë të madh parash publike, në një konflikt të dukshëm e shumë të rëndë interesi të ish Kryeministrit Sali Berisha", thuhet në kallëzim.(Shqiptarja.com)

13 Komente

  1. B
    Buda

    Bravo Avokati i Popullit Shqiptar Idajet Beqiri!

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pershendetje me rrespekt, o prokurori i popullit

      Pershendetje patriotit avokat-"prokuror" Idajet Beqiri. Z. avokat, falemnderit, që shumë prej atyre "aferave thashetheme" që qarkullojnë për tradhetarin e kombit Sali kopil Berisha, ju z.avokat po i ktheni nga një "mjegull" në copa "akulli" të shikueshem dhe të prekshëm nga të gjithë edhe nga "qorrat" apo sy-leshët. Z.avokat Beqiri, denoncimi juaj i detajuar juridikisht, edhe nqse nuk e "gjakos" familjen" e degjeneruar, gjak-pirse dhe tradhetare të Shqiperisë, të pakten do mbetet për jetë, në arshiven e drejtesisë Shqiptare, ku do lexohet dhe do shikohet nga të gjithë Shqiptarët edhe pas 100 viteve. Z. Avokat, në Austri, Gjermani, Danimarkë, Suedi, Francë etj etj, janë marrur të pandehur dhe kanë demisjonuar ministra, për një udhetim me avjon shtetërorë, për një biletë avioni të paguar me karten e funksionit, për një kilo çokollatë të paguar me karten e funksionit dhe të dhuruar koleges së sajë, që kishte ardhur për vizitë pune, për perdorim të veturës së funksionit për çeshtje private, etj etj etj. Kurse në Shqiperi, vidhet krejt qyteti, krejt zona, krejt mali, krejt fusha, krejt burimet dhe vend-burimet e energjis elektrike, turistike etj etj etj dhe Shqiptarët nuk duan të shofin, të ndjejnë dhe të degjojnë, sepse brezi i patriotëve ka vdekur dhe ketë brez e ka zevendësuar epidemia e egoizmit " o Mete, për vete". Z. Avokat, denoncimi juaj, nuk është një "leter Wc-eje" i shkruar në një apo disa media "nevojtore", por është një dokument historik, që do mbetet i tillë gjithmonë. ps- z. Avokat Beqiri, mos u ndal, por hiqja çdo ditë e më shumë, petët e lakrorit të madh me lakra Serbe, të familjes tradhetare Berisha.

      Përgjigjjuni
      1. Y
        Ypupop

        Une jam i bindur, sikur cdo shqiptar te beje nga nje kallezim per ta, asgje nuk ka per t'ju ndodhur. Mos mbani asnje shprese tek KAPS-i.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Av. Ido B...qiri ka hik nga fiqiri

          Si gjithmone traplliqet i merr persiper ushtari i mire Idajet B...qiri...qe ja kane hequr gjykata ate "Avokat" nga ankesat e klienteve te mashtruar prej tij.Nje matrapaz e mashtrues qe per urdher te Partise padit per rrahje Izet Haxhine ne 1996 e po per urdher Partie behet pas shume vitesh...Avokati i tij Mbrojtes ("kush te rreh, te do" thote sot Idoja per zbutjen e kurrizit nga Izeti)

          Përgjigjjuni
          1. T
            Trapajani

            Nga fiqiri keni ik ju mer loqe,,,,Jeni bajgat e fundit,,qe me pjerdhjen e saliut nga kjo bote,,do pastroheni edhe ju plehrat,,qe mbroni nje familje hajdute,,avokatit i ka bolet katrore,,,Ka byth e ska frik si ju pushtat,,qe kur shikoni saliun rrini gati ketu,,,ik voto kufomen sali prap me 11 Maj,,,

            Përgjigjjuni
          2. M
            Mandi

            Bravo Z Beqiri ! Je nje shqiptar patriot

            Përgjigjjuni
            1. K
              Karmina

              Daktorri eshte Serb, çfare ka ketu per tu habitur! Daku ka qene perhere patriot serb! Mjaft te kujtojme kontrabanden apo ligjin 7501!

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sic e njoh

                Avokati eshte me origjin ng Mallakstea, keahin ku u lind ..Shehu, Myim Pasha qe mbrojti kufirin detar , Kadri Rroshit etj.pa permendur plote persona me histori te spikatura luftes 2 B dhe me pare. Jane ca "kokeshkemba" qe po ti njohin malesoret e tipit malok "kokederra" nga anet e Sales ikin me vrap nga frika. Sala se di se ne dore te kujt ka rene! S'ka pa gje akoma! IB eshte nga ata tipa we I ka thene jetes se vete " ik pirdhu"! Ai s'ka per tju ndare Nongrats pa rrase mrena me apo pa titull, avokate! Eshte atedhetar, pavaresisht gabimeve persnale we mund te kete!

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Shkurt sakte , e sa kohe duhet pritur

                  Po ku kane te sosur aferat e kesaj familje mafioze e kriminale ne kete vend more njerez . Qeni Sali e tere trusti kriminal Berishjan ne tere kohen e qendrimit ne pushtet kryesisht kishte objektiv vec kapjen e shtetit , pasurimin e familjes , te sojit e sorollopit malokare , po gjithashtu disave qe ja mbanin ison i ngrohnin krahet ketij terroristi fame keq . Psh Oert Bylybytha qe i pregatiste ligjet si ja u donte puna klanit mafioz e kriminal . Idaet Beqiri dhe Romeo Kara duhen shpallur heronj kombetare per guximin dhe denoncimin qe bene se kini parasysh se c'fare te bente ajo familje me Erzen Brecanin me Kulicin e tere bandat e zbritura nga malet po fat qe nuk e vleresuan ne kohe se sot do ishin ne listen e te zhdukurve . P O R KU i denancojne asnje gje nuk po behet gjoja nen termin lider i upodhite ai maskara jo vetem i lire po eshte i gatshem ti vere zjarrin vendit e SPAKU me demek po punon e asnjegje , se na i prishet qetesia liderit te upodhites . Denoncimet te behen neper prokurorite nderkombetare se keta tanet duhet te akuzohen per shperdorim detyre ose bashke-autore ne krim .

                  Përgjigjjuni
                  1. V
                    Vicidoli po lengon.

                    Te gjitha cfare shkruan avokati jane te verteta duam apo nuk duam ne.Problemi qendron ne faktin se kjo familje bastarde e babezitur eshte lodhur duke vjedhur me forma nga me te ndryshmet dhe nè i bejme sehir por ka edhe me keq qe disa iu shkojne prane per ti mbrojtur.Per sa kohe do vazhdojne ne pushtet vecse dite te keqia do shikoni dhe do provoni.Drejtesia duhet te shpejtoj ne procesin e sekuestrimit dhe dergimin e tyre ate ku e meritojne the pastaj mund te shikojme shume gjera te tjera me te tjere qe jane grabites

                    Përgjigjjuni
                    1. s
                      sa per saktesi

                      Sa per kujtese meqe permendet Damir Fazllic - Edi Rama nder aktet e para sa erdhi ne pushtet ne 2013 ka firmosur dhenien e tenderit te Interkonjeksionit te Energjise pikerisht kompanise drejtuar nga Damir Fazllic, dora vete...por ky Bequa i shkrete nuk e di kete te vertete!

                      Përgjigjjuni
                      1. J
                        Jugu

                        Idajeti eshte nje aventurier qe nuk di cfare ben. Eshte nje hajdut i madhe, mjafton te pyetesh klientet e tij sa leke ju merr dhe nuk ju ben punen. Prandaj i kan hequr lincencen e avokatise. Por e mban Rama dhe e majta se ben mire punen e zhurmusit. Nuk ka norma dhe parime, ai qe e rrahu sa deshi, e pajtoj me vone per avokate, dhe ky e nxorri nga burgu ne Turqi dhe e solli ne burge ne Tirane. Idajeti eshte dhe imoral i madh dhe ka histori sikur ka punuar ne shtet dhe kur krijoj partine e tij me pastrueset dhe sekretaret. D.m.th eshte tip pushti. Por per keta politikan si Sala dhe Rama, no nje tip pushti bene pune. Se njerezit normal dhe serioz nuk bejn dot si llapaqener sic ben Idoja.

                        Përgjigjjuni
                        1. V
                          Veriu.

                          Nuk po diskutojme per Idajetin o Jugu.Gjej ndonje artikull per te e shkruaj Ketu po shkruhet per bajgen ose fshatarin Sali qe eshte bere me saraje.Ka edhe prova te dukshme.

                          Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje