Lirohet nga detyra prefekti i Qarkut Kukës, ja kush e zëvendëson

5 Shkurt 2025, 16:55Politika TEMA
Lirohet nga detyra prefekti i Qarkut Kukës, ja kush e zëvendëson

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është vendosur që të lirohet nga detyra, prefekti i Qarkut të Kukësit, Agron Geca.

Në vend të tij, qeveria ka miratuar emrin e Dritan Baji, i cili do të mbajë postin e prefektit.

Mjeku radiolog Agron Geca erdhi në krye të prefekturës së Qarkut të Kukësit më 12 dhjetor 2023.

“V E N D I M PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT  TË QARKUT TË KUKËSIT

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5 të   ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Z. Agron Geca, prefekt i Qarkut të Kukësit, lirohet nga kjo detyrë.

2. Z. Dritan Baji emërohet prefekt i Qarkut të Kukësit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare””,- thuhet në VKM.

Lini një Përgjigje