Adriatik Lapaj reagon pas akuzave të forta të Agron Shehajt: Unë s'jam klerik, do marr lekë dhe nga kriminelët

5 Shkurt 2025, 17:17Politika TEMA
Adriatik Lapaj reagon pas akuzave të forta të Agron Shehajt: Unë

Adriatik Lapaj ka reaguar pas akuzave të forta nga Agron Shehaj, se ai financohet nga kompani që janë të sekuestruara për pastrim parash.

Përgjigja e Lapajt për akuzat e Agron Shehajt:

“1. E para, dokumenti në fjalë është bilanci publik sipas ligjit i një kompanie private që tregon se i ka detyrim personit fizik Avokat Adriatik Lapaj 4,5 milion lekë. Në fakt, mua më kanë borxh shumë kompani e persona që i kam përfaqësuar si avokat!

2. E dyta, nuk kam marrë 4,5 milionë, kompania që citon ti m’i ka borxh për punën si avokat. Ka afro 2 vite që nuk më likuidon lekët. Hallet e veta. Nuk i’a kanë dalë! Gënjeshtra jote e parë!

3. Z. Shehaj ju pretendoni se unë jam paguar 4,5 milionë nga kjo kompani për politikë. Në fakt ky është mashtrimi juaj i dytë i kryer publikisht. Unë si avokat këtë profesion kam! Te rasti në fjalë kam ofruar shërbime civile dhe konkretisht kam qenë avokati që ka përfaqësuar 35 familje pronare të një toke që kompania në fjalë ka blerë. Si avokat kam përpiluar kontratat dhe kam ndjekur procesin juridik.

4. Z. Shehaj ju thoni që kompania në fjalë është sekuestruar nga Spaku duke synuar që të krijoni dëmtimin tim si imazh te votuesit. Pra, doni të krijoni perceptimin që Adriatiku bashkëpunon me krimin.

Në fakt, kompania në fjalë nuk është e sekuestruar nga Spak. Gënjeshtra jote e tretë! Administratori saj është nën hetim. Halli i vet! Shërbimi im si avokat është për kompaninë afro 2 vite para se administratori saj të merrej nën hetim. Kontrata është me kompaninë dhe jo për punët e Administratorit.

Gënjeshtra jote e katërt! Kjo për të qenë korrekt, se unë dhe sot mund ta përfaqësoj pa problem atë kompani ose administratorin e saj edhe në Spak se kjo është puna ime. Përfaqësues ligjor! Avokat!

5. Z. Shehaj, nëse do qenë para që krimi m’i jepte, do m’i kishin dhënë, e nuk do më mbeteshin borxh 2 vite. Madje do m’i jepnin jo me bankë!

6. Punën si avokat nuk ma kanë paguar dhe do duhet të vete në gjyq për t’i marrë. Ndoshta dhe nuk i marr dot e puna iku dëm! Po ky është hall për mua!

7. A janë kriminelë ata apo jo, për mua ka pak rëndësi se unë nuk kam profesion të qenit Klerik, por avokat. Avokati përfaqëson edhe ata që shkelin ligjin. Madje kryesisht ata që shkelin ligjin. Është si t’i thuash doktorit pse i hoqe dhëmballën një trafikanti.

8. Unë si avokat o Agron përfaqësoj këdo dhe kam detyrim t’i deklaroj në shtet. Fakti që janë deklaruar tregon se unë punoj me kontrata e fatura, jo në të zezë. Ndoshta ti je mësuar në të zezë!

9. Ti Agron për politikë nuk paske limite, por përballë ke një njeri të ligjit! Tani, o unë do dënohem nga gjykata për bashkëpunim me krimin e organizuar o ti do dënohesh për shpifje!

10. Pa dashje, ti Agron më bëre një nder! Nga teoria lekët t’i jep Sorosi, kaluat te teoria pse punon avokat! Me pak fjalë Sorosi paska qenë jo mjaftueshëm i pasur sa të më linte të kisha nevojë për para nga krimi. Të mesme nuk ka!

Shihemi në gjykatë!

27 Komente

  1. T
    Taulant

    Adriatik shpjego te ardhurat ? Agroni po te tregon dokumentin ku ti apo firma jote e Avokatis ka perfituar 450miljon leke te vjetra nga krimi. Agroni eshte politikani me i paster ne Shqiperi. Prandaj te Dielen e priten mbi 2500 emigrant ne Breshia. Agroni eshte qytetar Vlonjat me kulture Evropjane i pa korruptuar. Nuk eshte llumi si Rama apo Berisha. Eshte e ardhmja e Shqiperis.

    Përgjigjjuni
    1. p
      pjeter

      Maah,une nuk e ve doren ne zjarr kaq lehtesish per askend,aq me keq per nje personazh qe vjen nga bisnesi i Call center-ve,ku me sa duket,nuk kan pas iç ndot ti fusnin duart edhe me menyrat me kriminale deri ne gjiriz. Gjithsesi, duke pare qe po e presin ne Brescia,ne Shqiperi keto lloj debatesh ngjajne fiks si ajo shprehja e italianeve ku ," il Bue che da del corrnuto all' asino"!!

      Përgjigjjuni
      1. l
        liza

        shehaj eshte rob i trashe or taj, lesh do lere e lesh do mare ne zgjedhje

        Përgjigjjuni
      2. M
        Mali

        AVOKATE TE DJALLIT? OK, MERR PARA, PUNA JOTE, POR KURRE VOTA, PUNA JONE!

        Përgjigjjuni
        1. L
          Luli

          Qofte Llapa qofte Shehaj me djajte flene!!!???

          Përgjigjjuni
          1. P
            Petriti

            Ky Llapa është e vertetë qe bashkëpunon me vëllezrit Merkaj, lavatriçe e parave të Çopajve. Madje është ortak ke resorti qe tokën ja ka dhënë vjehrri vet (ose alias Beu Jugut) resort për të cilin lejen ja ka dhënë motra e ushtrëve të Suel Çelës (drejtoresha e ATZH, Adelajda Roka alias Topalli) me bekimin e mësuesit të vizatimit Ramuti

            Përgjigjjuni
            1. B
              Ben

              Megjithate, Lapaj je super mashtrues.

              Përgjigjjuni
              1. T
                Titka

                Normal qe e ke gati justifikimin avokatuc,je parapergatitur per kete

                Përgjigjjuni
                1. t
                  tironsi

                  Po kush te marr ty si avokat more idiot. Ti nuk ke nivel per te diskutuar me njerez te rendomte jo me avokat ndoshta avokat 6 mujorsh apo te universiteteve shqiptare qe jane ky thret qameti.

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Marinela

                    po c'lesh avokati je ti o derezi, kur ke shkruar ndonjehere ndonje kontrate?!!!!

                    Përgjigjjuni
                    1. J
                      J. P. Papin

                      Mire mo Lapaj, merr para edhe nga kriminelet, merr. Po karrierës politike tani e mbrapa ti hashë mutnë....

                      Përgjigjjuni
                      1. Q
                        Qytetar

                        Dmth Lapaj na thote se... per mua nuk ka rendesi sa te drejte,apo gabim ka klienti im , nese klienti eshte njeri i ndershem , kundervajtes i ligjit ,hajdut,vrases apo kriminel. Per mua rendesi ka qe ne cdo ceshtje qe marr persiper, une te kem te drejte.... Shkurt pisllek i perkthyer ne para.

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Dakord

                          Epo kjo është puna e avokatit pra. Çështja është çfarë dreqin do që hyn në politikë ky mavri avokat!

                          Përgjigjjuni
                        2. k
                          kafe e hidhur

                          po mire keta me njeri tjetrin..po tema cpune ka qe nxjerr konkluzione qe ne titull??gazetari kjo???

                          Përgjigjjuni
                          1. Aqifi nga Himara

                            Kushedi cdo na bej ne te tjereve ky zoteria po mori pushtet.Eshte bere keq pet leke nuk ka faj

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              Taulant 2

                              Djema Albanistani nuk behet ALBANIA do ngelet kazn plehrash se kështu kanë vendosur ca pleranik

                              Përgjigjjuni
                              1. N
                                NO PASION

                                ZOTI MERO...TY JE I VETMI PERSON PUBLIK I PAKOMPROMISET ME TE VERTETEN...LUFTOVE NJE JETE TE TERE DUKE HUMBUR FINANCIARISHT E MORALISHT VETEM E VETEM SE ISHE I DREJTE ME TE VERTETEN ... TE LUTEM POR TE LUTEM SHUME HIQE TITULLIN E KOMENTIT NGA GAZETA E NDERUAR TEMA...SEPSE TITULLI NUK PASQYRON ATE QE SHKRUANI NE KOMENT ....PLUS QE DUKET SIKUR NUK JENI JU AUTORI....SEPSE PER HIRE TE ASAJ TE VERTETE QE JU I KUSHTUAT TERE JETEN TUAJ LAPAJ NUK THA SE DO MARE LEKE NGA KRIMINELET ...BILES EDHE ARTIKULLI FLET SHQIP DHE QARTE QE NUK E THOTE KETE ...MADJE DUHET TE JEMI TE GJITHE SOLIDAR ME NJE AVOKAT QE EDHE LEKET TE DESTINUARA PER FAMILJEN JA KUSHTON ENDRES SE TIJ POLITIKE.... I VETMI DIFEKT I ADRIATIKUT ESHTE TE QENURI IDEALIST ....PER TE CILEN KA NEVOJE URGJENTE SHQIPERIA IME SOT DHE SA ME SHPEJT TE JETE E MUNDUR..

                                Përgjigjjuni
                                1. T
                                  Truth social

                                  LAPAJ RRJEP KRIMINELE E SHEHAJ FAKIR PUNETORET!!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. e
                                    e verteta

                                    .....njeri mut e tjetri kake/mjere popullit qe i hyne ne hake/sa majmuna ca spurdhjake/qe i kane thene bukes pape/se kane qene me barkun thate.....

                                    Përgjigjjuni
                                    1. A
                                      Aqif

                                      Ore ju komentuesit ... ose nuk e keni lexuar fare ate qe ai shkruan ose niveli juaj eshte kaq i ulet sa nuk arini te kuptoni ato qe shkruhen ... me vjen vertet keq per ju

                                      Përgjigjjuni
                                      1. x
                                        xha Lipja

                                        Njeri MUT dhe tjetri KAK........ Me keto lloj fytyrash Rama rri dhe 100 vjet ne pushtet

                                        Përgjigjjuni
                                        1. C
                                          C'ka te keqe ktu o Gjysllyke Trap

                                          Gjykatesit ;Prokuroret e Bordellos se Dreqesise dal nga Dipllomat e Shpellarit ,ke zyra e KERMES sb, qe u ben Milionere ,me Hotele e Biznese nga bashkpunimi me Krimin e rruges dhe Politike . Pse Avokati mos te mari miljona nga Kriminelet si Koleget e tij ? Keshtu funksionon Shqiperia per 34-vjet ,kjo eshte Demokracia e KERMES dal nga shpella. Perpara Tiku Zhapiku urraaaaa Liri-Demorraci - dy gishtat ne byth- Liri Demokraci ,ha mut o salih urraaaaaaaaa Tiku zhapiku ,fshatari llapaqen Do bej Shqiperine hale Kriminelesh

                                          Përgjigjjuni
                                          1. D
                                            Drini

                                            Tik llapa je mashtrus dje komplet i.pabesushem

                                            Përgjigjjuni
                                            1. V
                                              Vlonjati

                                              Bukuria e kesaj gazete eshte si te diskretitoi partite e reja. Dhe keta budallenje bien pre ose jane loje e lojtareve te vjeter qe po ua fusin dhe po i fusin kundra njeri tjetrit.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. O
                                                OLSI

                                                Aha keshtu qenke ti more llapaj, e nxorre koken me ne fund. Hajt shendet , harroji votat me kete qe the, bravo shehaj ja nxorre surratin e vertete

                                                Përgjigjjuni
                                                1. P
                                                  Piro

                                                  Shprehja e Lapaj, se nuk jam prift dhe se avokati merr leke edhe nga krimineli, tregon se për të leku është primar. Ai spjegohet si avokat po harron se është dhe politikan. Një politikan perendimor, atje ku du me na çu ky zotria, s'do ta bente kurre një deklarate të tille. Zoti na rujt nga politikane të tille!

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. T
                                                    Trapajani

                                                    Mut njeri kak tjetrit,,te dy mashtrusa,,bisnesmene call center,,mashtrusi i call center,,,ky tjetrit hajdut me cizme,,,

                                                    Përgjigjjuni

                                                    Lini një Përgjigje