
Kastriot Ismailaj, i vetmi i ndëshkuar për aferën CEZ-DIA, është në prag të lirimit nga burgu për shkak se koha e vuajtjes së dënimit është drejt përfundimit. Ismailaj u arrestua 7 vite më parë, në 12 maj të vitit 2015, me kërkesë të prokurorisë, e cila po e hetonte që nga viti 2014 për pastrim parash dhe mashtrim.
I konsideruar si dora e Ilir Metës në aferën CEZ-DIA, Kastriot Ismailaj u dënua nga Gjykata e Tiranës me 11 vite burg, më shumë se dy vite pas arrestimit, konkretisht në tetor të vitit 2017, për mashtrim me pasoja të rënda dhe pastrim parash.
Ismailaj ka qëndruar në paraburgim rreth 2 vite e 6 muaj, që llogariten 3 vite e 9 muaj. Nga tetori i 2017 deri në mes të muajit gusht 2022, Ismailaj vuajtur edhe 4 vite e 10 muaj burg, në total 8 vite e 7 muaj. Por, për çdo vit burg, Kastriot Ismailaj ka pasur mundësi për të përfituar ulje dënimi deri në 90 ditë, në total rreth dy vite. Sipas përllogaritjeve, Kastriot Ismailaj pritet të dalë nga burgu në fillim të kësaj vjeshte.
Dëshmi dhe dokumente të zbuluara pas arrestimit, kanë konfirmuar se Kastriot Ismailaj ishte thjeshtë një zbatues i skemës së vjedhjes mes CEZ dhe kompanisë DIA me mbledhjen e borxheve të CEZ, dhe se pas tij qëndronte Ilir Meta.
Dhe siç ka ndodhur gjatë tre dekadave të pluralizmit, që për çdo skandal janë ndëshkuar vetëm zbatuesit dhe jo orkestruesit, edhe për aferën CEZ-DIA hetimet përfshinë vetëm Kastriot Ismailaj, duke mos u theluar në gjurmët e personit që fshihej pas tij.
A do të rrëfehet Kastriot Ismailaj para SPAK, për të vërtetën e plotë të aferës CEZ-DIA, pas daljes nga burgu apo do të pajtohet me ndëshkimin e tij dhe të respektojë kodin e heshtjes?
A do të flasë Kastriot Ismailaj për raportet e ngushta me Ilir Metën siç edhe rrëfeu bashkëshortja e tij në Vjenë, Vojsava Ismailaj, e cila u kërcënuar më pas?
A lidhet humbja e qetësisë nga Ilir Meta me lirimin e pritshëm nga burgu të Kastriot Ismailaj?
Implikimi i Metës në aferën CEZ-DIA
Jozef Hejsek, ish-shefi ekzekutiv i CEZ, ka dëshmuar se Ilir Meta ka rekomanduar Kastriot Ismailajn me kompaninë DIA si “njeriun e tij të besuar” për mbledhjen e borxheve të vjetra për llogari të CEZ.
Dritan Prifti, një nga njerëzit më të afërt të Ilir Metës, ka rrëfyer se Meta pati udhëtuar në Çeki për të negociuar kontratën për Kastriot Ismailajn, të cilin e konsideronte si një person me dosje.
Hetuesit mund të konfirmojnë udhëtimet e Metës në Çeki, por edhe çështjet e diskutuara.
Ndërkaq, vetëm në një rast, 1 ditë para zgjedhjeve të 28 qershorit 2019, Meta i kërkon Kastriot Ismailajt, 200 mijë (besohet euro) me urgjencë.
Gruaja e Kastriot Ismailajt, Vojsava, ka rrëfyer lidhjet e forta mes Ilir Metës dhe bashkëshortit të saj. Ajo ka treguar për vizitat familje dhe SMS-të që Meta i niste Kastriot Ismailajt duke i kërkuar para.
Në shtator të vitit 2015, Sali Berisha deklaronte në Parlament se Ilir Meta nuk kishte pasur asnjë tagër për të negociuar kontratën CEZ-DIA në Pragë.
Në dosjen e dënimit të Kastriot Ismailaj me 11 vite burg, dënim i konfirmuar nga të gjitha shkallët e gjykatave, prokuroria ka konstatuar se qëllimi i Kastriot Ismailaj nuk ka qen mbledhja e borxhit të për llogari të CEZ dhe as kryerja e ndonjë pune reale, por vjedhja e parave tё CEZ, sigurisht në bashkëpunim me CEZ, pasi CEZ nuk humbiste asgjë, por xhepat e shqiptarëve.
Ismailaj paraqiste fatura fiktive, merrte paratë nga CEZ dhe më pas CEZ favorizohej nga qeveria Berisha-Meta. Pasi Ilir Meta u bashkua me PS, në vitin 2015, Sali Berisha e ktheu në kauzë implikimin e Metës në çështjen CEZ-DIA, kërkoi dorëheqjen dhe hetimin e tij.(Shqiptarja.com)
Pse e ka problem SPAK-u ta pyes në qeli, por duhet të presë të dalë nga burgu?!
sakte futja kot. perse duhet te lirohet dhe pastaj te pyetet !!!!!!!!!!!!?????????????
Po te lirohet pra qe ta heqi qafe Meta sic hoqi qafe Dritan Priftin,Belegun ate ambasadorin qe ka qene ne Ceki etj etj.
Ky me mire te rri ne Qeli, sesa te dali dhe Meta ta Paketoj si te tjeret
Shiheni tani:Kastrioti menjehere do largohet nga Shqipnia,se po te ngeli ketu,direkt mbas disa ditesh,Heart Attack,ose vdiq per aresye shendetsore.Like Mafia,sa veta jane ne Varr prej tij,mos e dhente Zoti:Ik Kastriot nje ore dhe me pare,Pare ke sa te dhitesh jashte,disa vite Burg nuk jane asgje per aq sa ndate me Liken per Aferen me Ceket.Ik Kaco,dhe mos kthe koken mbrapa,perndryshe perfundon si Kosta Trebicka( I gjendur ne rruge,larg makines se tij,Me Heart Attack)????,dhe Amerikanet nuk thane asnje fjale,per Amerikanin e tyre.Ik Kaco,nje ore e me pare.
Kastriot Ismailaj po doli nga burgu nuk flet me, por do te shkoje ne Viene ku ka pjesen e vet te fitimit perrallor te Ilir Floririt.
Ç'do projekt qeveria është hedhur poshtë nga opozita në 31 vite demokraci por a mund të plotsohej studimi para se të kryheshin veprimet (pozit opozit) vetëm kështu do na binin veshët rehat dhe do ndalohej ç' popullimi vëndit se po na lodhin nga koka ku njëri vë në dije anët pozitive dhe tjetri anët negative, zero staf, 18000 euro ekonomi et etj.
Dalja nga burgu e ben si te mbylle gojen edhe me shume , se nuk e kishte te ndaluar te fliste as me përpara as nga burgu , tani si mbaroi burgun nuk do flasë, Ilir hajduti e paguan prap si mos te false , pune hajdutërish dhe spiunesh edhe spurdhiaku ka mundesine te beje para nga keta hajduter , keshtu do veje puna
Dalja nga burgu e ben si te mbylle gojen edhe me shume , se nuk e kishte te ndaluar te fliste as me përpara as nga burgu , tani si mbaroi burgun nuk do flasë, Ilir hajduti e paguan prap si mos te false , pune hajdutërish dhe spiunesh edhe spurdhiaku ka mundesine te beje para nga keta hajduter , keshtu do veje puna
Cfare shkrim Idiot.Ai i ka thene te gjitha kur u arrestu.Si do e marre ne pyetje SPAKU tani,ata aty e kishin,ne Burg.Ne cdo vend te Botes,ti munt te marresh ne pyetje cilindo,ne Burg apo jashte,sa here te duhet.Tani qe ai do dali,do u pyeska prape.Po ai nuk eshte Idiot,te flase tani dhe te hyje prape ne Burg.Cfare llogjike Idiote eshte kjo,ai do iki me vrap se Ka familjen dhe Miljonat ne Austri.Po te hapi goje,Likja e zhduk per 5 sek.
Eshte bere marreveshja midis tij e Metes qe ai nuk do te hapin gojen. Kjo eshte arsyeja qe ai eshte gjalle ne burg dhe do te dalin nga burgu. Ne se nuk do te kishte marreveshje, e kunderta do te ndodhte: ai do te rrinte gjithe jeten ne burg ose do te ishte zhdukur. Ky gazetari duket sikur eshte adoleshent dhe nuk di asgje nga pervoja boterore per te tilla raste dhe sidomos ajo e Shqiperise ku dihet qe Likja dhe Vicidolli te zhdukin sa te hapesh e te mbyllesh syte kur del kunder tyre.